Kapitulli 68//Do Te Ndaloj Te Dashuri Ty Kur Sponxhbobi Te Mari Licensen

363 39 46
                                    

"Gezuar krishtlindjet rreze drite" me uroi Leo me nje puthje kur une isha akoma ne gjume. Ai filloi te me dhuronte puthje kudo ne fytyre qe po me benin te isha me humor te mire qe ne mengjes.

"Gezuar edhe ti bjondo" dhe hapa njerin sy "Ca ke planifikuar per sot meqe kemi mar dhe pushimet ne shkolle?" e pyeta sepse e dija shume mire qe kishte menduar dicka. Cdo dite eshte ndryshe me Leo Lokin.

"Cfare te ben te mendosh qe kam planifikuar dicka?" tha duke ngritur njeren vetull lart dhe peperpiqej te mbante te qeshuren

"Sepse te njoh shume mire dhe e di qe ke bluar dicka ne ate mendjen tende" dhe po beja rrath te vegjel ne kraharorin e tij te zbuluar.

"Nuk kam menduar asgje" tha sa me qete qe te mundesh dhe me pa sikur po perpiqej te binte veten dhe jo mua.

"Ok atehere, un po iki te bej nje dush, do te vish?" e provokova duke u ngritur dhe u drejtova nga dera e banjos.

Ai me ndoqi nga mbrapa, por un e ktheva nga ai duke ja prere rrugen dhe i thash  "Mbasi te me thuash se cfare ke panifikuar per sot" dhe ai u ngasherye.

"Akoma nuk e kuptoj se si arrite ta kuptoje" une e hodha flokun mbrapa kurrizit per ta bere situaten paksa me dramatike.

"Ti nuk me njeh aq mire sa mendon mi amor" i thash dhe ai vendosi duart rreth belit tim dhe fitoi nje ngulcim nga ana ime. Cdo prekje e tij e bente zemren time te rrihte si e shkalluar, ai zgjonte tek une ndjenja qe un as nuk e dija qe ekzistonin. Edhe pse nuk kemi me shume se 4 muaj qe njihemi, me duket sikur e njoh tere jeten. Ndoshta ne jemi takuar ne jetet e meparshme dhe kemi rene ne dashuri atehere.

"E vetmja gje qe mund te them eshte qe te veshesh dicka elegante,kaq" dhe filloi te puthte qafen time.

"He te lutem me thuaj te pakten ku do vem"  ai as qe me ktheu pergjigje, por vazhdoi me ate qe ai di ta bej me mire, te mi bej gjunet e dobet.

*****
"Duhet te jesh duke u talluar" thash me ze te larte kur zbritem nga makina e tij dhe perpara meje ishte nje restorat. Jo nje restorant dosido, por restoranti me i mire ne qytet 'Latius'. Une vetem ne enderra e  kam marr guximin ta enderroje kete vend, por dreq ja ku isha. Mua me duhet rroga e nje muaji per te paguar pjaten me te lire ketu.

Pa u vene re fare Leo doli ne krahun tim te dhjathte dhe me zgjati doren. Bashkova  duart me te tijat dhe filluam te hecnim me ngadale drejt dyerve te kristalta.

"Merr fryme" tha Leo duke qeshur kur me pa qe po mbaja frymen. Epo ndodhesha tek Latius, si dreqin donte ai qe te sillesha. Une doja thjesht te sigurohesha qe isha ketu,ne kete vend, ne kryqezimin e 'Donla del Martines'

"Ne duhet te bejme nje selfie" i thash atij dhe ai me pa i cuditur,por nuk kundershtoi, thjesht tundi pak koken akoma me gaz ne buze. Ndoshta po  mendon qe po sillem si femije, por hajde tani nuk do te silleshit dhe ju ne te njejten menyre nese do ju sillnin ne vendin qe donit me shume.

Beme selfien dhe hym brenda, une isha shume e emcionuar kurse ai ishte ne gjendjen e tij normale. Kush e di se sa here ka ardhur ketu perpara meje?

"Ah zoti Leo, si jeni?" e pyeti mikepritesi qe ndodhej vetem pak metra larg dyerve. Ai ishte nje burre i gjate me nje fizik te dobet. Floket i kishte ne ngjyre gri te theksuar dhe i kishte krehur me aq mjeshteri mbrapa. Syte tij ishin ne nje ngjyre te bukur te jeshiles dhe ma ha mendja se ka keputur shume zemra kur ka qene i ri.

"Shkelqyeshem Gabriel" ju pergjigj Leo duke pare ne drejtimin tim me krenari.

Shpresoj shume mos te kem ndonje gje neper dhembe. Jo ska mundesi u pash rreth 10 here ne pasqyre perpara se te niseshim,por do isha pare e dhe 10 here me shume nese do ta dija qe do kishim ardhur ne Latius

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now