Kapitulli 33// Depresioni

515 43 70
                                    

Ndodhesha ne krevatin tim dhe po shikoja tavanin. Aty nuk ka ndonje gje per te pare eshte thjeshte ne ngjyre te bardhe,por une kam me shume se gjysem ore qe ja kam ngulur syte sikur po prisja nje pergjigje qe do te ndryshonte jeten time.

Po si pra,nje pergjigje qe do me ndryshonte jeten. Kjo eshte per te qeshur me te madhe.

Nuk e di se cfare do te ndodhe tani qe Leo e di sekretin tim. Si e lejova te ndodhte kjo gje. Pse nuk tregova me e shkathet dhe te kisha mohuar gjithcka. Epo pergjigja eshte qe nuk jam dhe aq e shkathet. Jam nje tip i mbyllur qe sme pelqen jeta sociale. Kaq eshte e gjitha. Me pelqen shoqeria e nje libri me shume se sa e nje njeriu.
Shume njerez mund te me kritokojne per zgjedhjet e mia,por une sdua tja di.

Bob Dylan ka thene qe kur nuk ke asgje atehere nuk ke asgje per te humbur. Une nuk kam asgje keshtu qe nuk kam se cfare te humbas. Une jam e humbur gjithsesi. Ne qofte se do te vete ne ferr do ta djeg ate me syte e mi,ne qofte se shkoj ne parajse do te perpiqem te humbas.

Te kesh asgje do te thote te kesh gjithcka dhe te kesh gjithcka eshte te kesh asgje. Jane ane te se njejtes monedhe. Jane kaq afer por kurre nuk e shohin njera-tjeren. E ndjejne prezencen por kurre nuk e shohin. Ne ate moment kur ti vendos qe te luftosh ato shfaqen te dyja si pjese e se teres qe do te cojne ne stratosfere dhe kurre nuk te  leshojne.

Nje njeri i mencur lundron ne ujera te qeta,ndersa nje i cmendur perballet me dallget e stuhishme.

Nuk dua te jem me ai marinar qe lundron ne ujera te qeta. Dua te jem ai i cmendur qe perbalelt me forcat e natyres dhe i qesh vdekjes ne sy. Ai qe nuk ka frike te jetoje jeten. Dua te jem ai person. Dhe do te jem. Duhet te jem.

Por une jam nje njeri depresiv

Nje njeri depresiv nuk eshte dikush qe kerkon vemendje

Te jesh depresiv do te thote te degjosh kengen tende te preferuar dhe mos ta kendosh ate

Te jesh depresiv do te thote tja ngulesh syte murit pa nderprerje dhe te pyesesh veten pse ndihesh ne kete menyre.

Te jesh depresiv do te thote te flesh pak dhe te jesh gjate gjithe kohes i lodhur.

Te jesh depresiv do te thote te ndjesh te gjitha ndjenjat e tua te te braktisin dalngadale

Te jesh depresiv do te thote te besh gjithcka qe te ndjesh dicka,te provosh me gjithcka ke qe te mos ndjehesh kaq bosh

Te jesh depresiv do te thote qe te mos kesh energji per te folur as me njerzit qe do. Ose mos te besh asgje ne fakt

Te jesh depresiv do te thote qe papritur nuk te behet me vone per ato gjera ishe shume i apasionuar

Te jesh depresiv do te thote te deshirosh qe te pakten ta duash vetveten. Por ti nuk mundesh. Jo ne menyren qe ti do te doje

Por pavarsisht gjithe ketyre,njerzit me depresion bejne shaka me shume

Njerzit me depresoin perpiqen ti bejne te tjeret te qeshin

Madje buzeqeshim me shume se njerzit pa depresion

Njerzit me depresion nuk jane ne kerkim te vemendjes

Ata nuk po shtiren,ata thjesht duan dike prane tyre qe te mbushin ate zymtesine qe i ka mbeshtjelle ne terrin e nates se pafundme.

Dua dike prane vetes qe te me ledhatoje floket dhe te me thote 'Te Dua'atehere kur ti nuk e pret. Dhe ajo fjlae me 5 shkronja dhe dy fjale te me ngulet ne mendje dhe te qendroje aty gjate gjithe  dites. Kjo eshte ajo qe une dua. Dhe do te bej gjithcka qe ta realizoj.

~•~•~••~••~•~•~•~•~•~•~••~•

Hello my dear readers💋💋
Si keni qene?? Shpresoj qe mire
Ka kaluar nje perjtesi qekur kam shkruajtur per here te fundit ne kete liber dhe vetem kjo eshte ajo ckanarrita te nxirrja ne drite. Nje pjese shume depresive. Ndoshta sepse edhe une nje personi tille jam😂😂😂

Kjo pjese eshte paksa kot por keto kohet e fundit nuk dua tja di. E keni parasysh kur jua kap ai fiksimi qe doni vetem te shkruani gjera qe ju bejne per te qare?

Epo mua me ndodh shpesh dhe ky liber do te kete goxha pjese te tilla keshtu qe behuni gati per aksion.

Kalofshi bukur

Keep staying beautiful😘💋

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now