kapitulli 20//Ufff ti je nje idiot

514 47 17
                                    


Harisa POV

Sapo hyra ne lagjen e te pasurve vura re qe kishte nje problem. Nuk ishte pamja sepse me te vertete ajo cfare kisha para syve te linte pa fjale. Cdo gje ishte ne vendin e vete. As edhe nje fije bari nuk guxonte te rritej ne vend te papershtatshem sepse e dinte i gjori fatin qe e priste.

I vetmi problem qendronte ne faktin qe ishte shume qetesi. Nuk e besoj se ndodhet nje serial killer ketu qe keta rrine kaq urte,por nje qetesi mbytese.
Ndoshta atyre u duket nje gje e zakonshme sepse jane mesuar me kete jete,por mua sikur po me deshkurajon kjo qetesi.

Ndoshta sepse jam mesuar me zhurme sepse ne lagjen time te gjithe gunezhijne si fole bletesh. Cdokush e di se cfare bejne te tjeret. Eh cti besh bota eshte e rrumbullaket.

Shkova ne adresen qe mami me dha. Mesa duket ajo e dinka ku jetonin Hanset. E cuditshme.

Mberrita perpara portave te argjenda. Zbrita nga makina dhe u gezova pamjes qe kisha perpara syve. Pas portave ishte nje shatervan i madh i rrethuar nga engjej dhe zbukurime te tjera. Dukej qe ishte i vjeter por ajo i jepte nje pamje edhe me intrigante. Pozicionuar pak  ne te majte pas shatervanit ndodhej ajo,e vetmja dhe e verteta, vila madheshtore e Hanseve. Ajo ishte ne ngjyre te bardhe,nje dere gjigande te drunjte qe i jepte nje pamje te vecante. Kishte forma te mbrekullueshme te gdhendura me dore mbi ate dere. Ato mund te dalloheshin qe nga larg. Perpara shtepise ndodhej nje kopesht i madh me lule te shumellojshme si trendafila te kuq,blu,te verdhe,te roze,portokalli,vjollca,karafila dhe lloje te tjera lulesh qe nuk i kam pare kurre ne jeten time.

Mund ta pershkruash vetem me nje fjale kete shtepi

MADHESHTORE

Disa njerez nuk u bie kurre rasti te shikojn nje bukuri te tille. Hyra brenda,kalova ne rrugen  e shtruar me gura qe ndodhej ne mes te kopshtit dhe te conte ne vile. Mushkrite mu mbushen me nje arome te kendshme qe me dha me shume force per te permbushur qellimin qe jam ketu.

Ti kerkoj falje atij prepotentit,Tomit.

I rash ziles qe ndodhej ngjituar me deren dhe admirova edhe njehere gdhendjet e saj dhe kalova doren mbi to.

Degjova hapa nga ana tjeter e deres,rregullova kemishen,kalova doren mbi floke per te pare nese ndonje fije e papindur kishte braktisur vendin e saj.

Dera u hap dhe aty doli nje grua rreth te 50. Ajo kishte sy kafe dhe floke ngjyre geshtenje qe i kishte kapur ne menyre te persosur ne nje topuz ne fund te kokes.

"Urdheroni" tha me nje ze qe nuk shrehte emocion. Kush e di sesa njerez ka pritur ajo ne keto dyer. Dhe sa buzeqeshje fallco u eshte detyruar tu japi. Jam e lumtur qe nuk po me dhuron edhe mua nje te tille.

"Une kam ardhur te takoj Tomin" dhe e pash ne sy. Aty i ishin formuar qeska poshte syve per shak te pagjumesise.

"Hyni zonjush Harisa,ne po ju prisnim" dhe u largua nga dera duke nenkuptuar qe ta ndiqja.

Prit pak nga e di ajo emrin tim?

Mos me quajti gje zonjush?

Dhe pse tha qe po ju prisnim?

Dikush te ma shpjegoje pak se cfare dreqin po ndodh ketu!

E ndoqa sherbertoren dhe po prisja pergjigje per keto qe po ndodhin. Dikush duhet te ma shpjegoj sepse do te vdes perbrenda.

Ne kaluam nga koridori dhe shkuam ne nje salle gjigande qe ngjante me shume si nje piste vallezimi.

Ajo e ndali hapin e saj dhe u kthye nga une.

"Prisni ketu,zonja do te jete me ju se shpejti" sapo tha keto fjale ajo u largua nga syte kembet.

U ula ne nje kolltuk ne ngjyre bezhe te lehte dhe admirova dhomen. Varur ne tavan ishte nje shandan shume i madh. Ne qofte se ai i bie dikujt ne koke jam e bindur qe ai nuk ka me te neserme.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now