Kapitulli 71// Boll Ja Hengre Fytyren Shoqes Sime

350 39 36
                                    


(Doja tju falenderoja shume per komentet dhe mesazhet tuaja per ditet e shkuara. Me bene te ndihesha shume mire dhe nuk e di cfare do kisha bere pa ju. Jam shume e lumtur qe jeni ne jeten time. Puc puc💋💋💋 po ju le te shijoni kapitulli edhe pse mua smu duke ndonje gje kush e di, por tjetri ama do jete me i mire, shpresoj😅

Po i perserisja vetes fjalet 'Sot eshte dita perfekte per te qene e lumtur'. Per disa ishte thjesht nje shprehje po kuptim thelbesor, por per mua do te thoshte shume. A ishte sot ajo dite?

PATJETER QE PO

Isha akoma nen magjine e puthjes se Leos dhe as ai nuk donte te me leshonte  kishim nevoje per njeri-tjetrin me shume sesa do ta pohonim ndonjehere. Dua te them te gjithe i kemi pare stinet te nderrohen, natyren te ndryshoje, njerzit te rriten, por pyetja me e bukur eshte cfare ngelet? Cfare eshte imune ndaj gjithe ketyre sprovave

Sigurisht qe dashuria, kujtimet, enderrat. Ato zgjasin gjate gjithe jetes dhe duam apo jo ato ngelen ne ate skuten e mendjes dhe presin momentin e pershtatshem per te dale.

Dashurine do ta perkufizoja si nje far. Nje far qe ndodhet ne mes te nje ishulli dhe paralajmeron anijet per rrymat e forta, ose te ndryshojne drejtimin e velave. Nje far qe shfaros terrin dhe tregon driten.

Fari eshte ajo copa e shkeputur nga qielli qe e can erresiren e nates me thiken imagjinare te drites. Ai lufton sebashku me rojtarin e tij qe kujdeset per te.  Keshtu eshte edhe dashuria. Dashuria jone ne fakt. Une isha ai rojtari qe duhet te sigurohet qe fari te punoj, te vais ingranazhet, te pastroj lupat, te derdh merkurin ne vater. Ndersa Leo ishte ai fari magjik qe ndricon si yjet. Ai ndricoi jeten time dhe i jam perjetesisht mirenjohese.

Ndonjehere mbeshtetem shume tek e shkuara, tek betejat e humbura. Humbas ne to dhe mendoj per gjerat qe mund te beja ndryshe. Zot jane kaq shume gjera qe do doja te ndryshoja ne te shkuaren saqe shpesh here imagjinoj jeten time nga nje kendveshtrim tjeter. Por tani e kuptova qe sja vlen ta vrasesh mendjen per betejat e humbura,duke shpresuar t'i fitosh. Duhet ti hedhesh tutje, ashtu sic gjethet e thara bien nga pema kur vjeshta troket dhe ngrihen serish me madheshtore per te jetuar edhe nje sezon tjeter.

Po vazhdoja te shijoja buzet e embela te Leos. Te gjithe berrtisnin si te disa shtaza te egra dhe inkurajonin Leon te vazhdonte ate qe po bente. Djemte, kurre nuk kam per ti kuptuar.

Ema nga ana tjeter thirri

"Ej ti boll ja hengre fytyren shoqes sime" dhe te dy qeshem njekohesisht. Ajo nuk mund ta kuptoje. Thjesht nuk mund te kem mjaftueshem nga ai. Kurre.

Me ne fund vendosem te ndaheshim dhe e ndjeva menjehere deshiren per ta pasur prane vetes, per ngrohtesine e trupit te tij.

Dreq po shendrohem ne nje manjake, dmth me shume sec jam.

Leo u perkul pak dhe fryma e ngrohte trokiti ne veshin tim me fjalet "Ky ishe vetem raundi i pare rreze drite"

Dhe e dini cfare fitoi? Nje grusht ne krah. I rash sa kisha fuqi por per inat ai nuk levizi pothuajse fare. Dreq tani dora ime po zjente nga brenda. Ai thjesht qeshi mbyturazi duke mi rrethuar doren rreth belit. Sa me pelqente ky veprim. Me jepte siguri. Sado te doja te qendroja keshtu pergjithmone.

'Mendime pozitive Harisa, mendime pozitive' i peshperisja vetes dhe pak nga pak ato kujtime ne iken.

U ulem ne tavoline edhe per gjysem ore te mire duke qeshur me shoket e cuditshem te Emes. Matoe dukej sikur e kishin mare me zor ne ate tavoline. Nuk bisedonte me askend. Hapte telefonin  dhe perhumbesh aty. Sa here qe e shikoja ai e kridhte me shume telefoni nne fytyre. Ndoshta ai ndihet keq per ate qe me beri? Prandaj e heq shikimin nga une.

"Ej doni te vini ne shtepine time" na ofroi Xhefi dhe Leo ktheu syte nga une. Dukej qe ja kishte qefi ta vazhdonte kete nate te bukur. Pohova me koke. Nuk isha akoma gati ta mbyllja kete nate. Madje asnje nate tjeter, per shume kohe.

Te gjithe dhane nje PO te madhe dhe Ema ktheu koken nga ne.

"He my bitch je gati per nje feste tjeter" foli Ema tere entuziazem. Kjo ishte gjeja me tipike e Emes. Dhe gjeja qe admiroja me shume tek ajo kur isha e vogel. Mesa duket nuk mund ta ndryshoh te shkuaren.

U larguam buzagaz te kapur dore per dore si nje cift te dashuruarish. Oh prit po ne jemi nje cift i dashuruar. Sikur une te kisha udhetuar ne kohe dhe te kthehesha nga ardhmja qe ti thoja vetes qe do bjesh ne dashuri me ate bjondin me egon me te madhe ne bote atehere do ja kisha plasur se qeshures. Por ja ngjarjet cuan nga nje gje ne tjeter dhe KABUM. Une jam e lidhur me nje bjond deri ne fund te jetes sime. Jo se po ankohem, ne fakt eshte  e kunderta.

"O plako e jotja eshte ajo makina" ju drejtua njeri nga cunat Leos duke vene ne dukje makinen e tij. Ai buzeqshi vesh me vesh sikur ti kishin thene qe kishte fituar telebingon. Oh prit ai nuk ka nevoje per nje bilete telebingoje sepse mund ta bleje te gjithe ndermarjen.

"Po e imja,te pelqen?" tha duke ledhatuar lamburxhinin e tij te bardhe si te ishte ndonje femije. Une rrotullova syte.

"Shume e bukur plak" tha ai dhe u fut ne makinen e tij. Leo po qendronte aty sikur kishte cliruar Rusine nga Gjermania  edhe pse ne fakt trupat gjermane nuk arriten dot ta pushtonin Rusine, ato nuk hyne dot ne Stalingrad, por nejse ajo qe une doja te thoja eshte qe egoja e tij ka nevoje per rifreskim here pas here.

"Ouch cke moj?" me pyeti ai i friksuar kur e pickova. Mesa duket e  zgjova nga endrra e fames.

"Mire tani je ketu. Do ikim apo jo?" thash gjasme e merzitur por ajo cfare ndjeja tani ishte irritim. Ai u afrua afer dhe mi kapi te dyja faqet sikur po ja kapte nje femije. U largova nga ai duke qeshur.

"Ej do te vras" i bertita, por ai vetem qeshi.

"Nuk te vjen keq te vrasesh gjithe kete derr bukurie" tha me ironi duke kaluar doren mbi trup. Rrotulova perseri syte dhe i thash

"Bukuri e rralle ti" dhr hyra brenda me nje buzqeshje ne fytyre.

"Behu gati per aksion dhe qef sonte" tha ai duke shtrenguar fort timonin e makines.

Po pse kisha nje parandjenje qe qefi do ishte gjeja e fundit qe do perjetoja?





Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now