Kapitulli 57//Cfare Eshte Dashuria?

361 43 43
                                    

Cfare eshte dashuria?

Dashuria eshte perkujdesje, eshte  deshira per ta degjuar zerin e tij cdo minute te dites tende, deshira per te udhetuar me te ne ndonje vend qe ti as i di emrin, deshiron afeksionin e tij, pret me padurim sekondat qe te takohesh me te, qendron prane tij edhe kur e di qe e ka gabim.

Une nuk mund te qendroj e zemeruar me te per me shume se 1 mintue edhe pse perpiqem shume, lexoj tekstet tona vazhdimisht dhe mendoj se sa me fat jam qe e kam ne jeten time. Sa here qe jam prane tij heci me ngadale per te mbajtur cdo kujtim, qe te shijoj cdo minute.

Vetem mendimi qe kam ndaj tij e ben zemren time te rrahi si e cmendur. Zeri i tij me ben te buzeqesh pa arsye.
Kur jam me te nuk me intereson per boten, ai eshte bota per mua.

Buzeqesh pa arsye vetem kur jam duke menduar per te.

Kjo eshte ajo cka ndjej per Leon. Nese nuk eshte dashuri, atehere nuk e di cfare emri tjeter ti vendos.

Kjo eshte dashuria per mua. Jo nje fjale te cilen mund ta nxjerri cdokush nga goja. Nuk eshte e veshtire te thuash te dua,por eshte e veshtire si djalli qe ta vertetosh kete ndjenje.

Edhe djali perpara meje qe ka luajtur nje rol thelbesor ne femijerine time, luan teater me kete fjale. E di po ta kishte thene para disa muajsh do ta besoja. Atehere kur isha e mbushur me ate euforine qe ai kishte ardhur. Atehere kur isha aq naive saqe do ti besoja cdo fjale qe ai do te nxirrte.

Por tani jo me. Jo pas gjithckaje qe ka ndodhur, jo mbas ndjenjave qe kam per Leon.

"Mjaft fole dokrra Mateo, sepse te njoh shume mire, ose ashtu mendoja para se ti te me genjeje me keto fjalet boshe" i thash me nje buzeqeshje qe shprehte vetem dhimbje. Ai me pa me ato ato syte e bukura qe njehre e nje kohe e benin zemren time te dridhej, por tani nuk ndjej asgje. As me te voglin emocion.

"Harisa te betohem qe po them te verteten, te kam dashur qe kur kemi qene femije dhe tani.... tani te dua akoma me shume, shume me shume"tha me zerin qe i dridhej duke mbyllur syte dhe mori fryme thelle.

"E di Mateo" mora fryme reshem dhe vazhdova "Edhe une te kam dashur" dhe syte e tij ndricuan si pishtare qe ndricojne rrugen ne shpellat e paeksploruara.

"E dija qe ti ndjeje per mua, oh Harisa me....." por une u largova sapo ai po fillonte te afrohej afer meje

"Me lere te mbaroj" dhe i ngrita doren

"Eshte e vertete qe kam pasur ndjenja per ty, por ato u shuan Mateo, shume kohe me pare, kur ti hoqe dore nga une, kur une po vuaja dhe po perpelitesha te dilja nga ai terri qe po me zinte frymen. Ku ishe ti atehere? Ketu, duke luftuar per nje rrip koti dhe duke shqetesuar Paulin"thash duke drejtuar doren nga ai rrip i arte qe ishte hedhur pa kujdes mbi divan.

Te gjitha keto i thash me nje qetesi qe edhe nje doktor me shume vite eksperience do te me kishte zili. Pra une isha ajo mjeke qe po jepja lajmin e hidhur nje pacjenti, qe zemra kishte vdekur para se te rigjenerohej.

"Jo ty te ka verbuar syte ai shkerdh*ta, ti e di qe e do vetem mua, une jam ai qe ti ke nevoje" thai ai duke vendosur te dyja duart rreth fytyres sime dhe duke me detyruar ta shihja ne fytyre.

"Me thuaj qe me do, ma thuaj" po me lutesh ai dhe po me vinte keq qe duhet tja thyeja zemren. Kush isha une qe te luaja me ndjenjat e nje personi tjeter. Me mire tja them qe tani qe ai mos te lendohet me shume

"E ke gabim Mateo, nuk kam me ndjenja per ty, ato u shuan, tani ti je vetem ai shoku i femijerise qe talleshe sa here qe une kapja dy biashtaleca dhe me therrisje 'Pipi corapegjata'. Ajo vajza ekziston akoma por eshte permiresuar, eshte rritur dhe tashme e sheh boten ashtu sic eshte" i thash pa ja hequr duart e tij nga fytyra ime. Doja qe ai ti hiqte vete, qe te dorezohesh perpara fatit qe e priste, sepse une nuk mundesha me me kete facade.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now