Kapitulli 41//Mos ti je nje manjak ushqimesh te shendetshme??

477 48 23
                                    

"Cfare mos u cmende!! Ti do te grabisim nje supermarket?" i thash gati e shokuar nga ato fjale qe ai tha dy sekonda me pare. Duke pare sa i pasur eshte ai,nuk ka nevoje te grabisi nje supermarket,ai mund te bleje nje dyzin te tilla.

"Me lere te kujtoj nje fakt te vogel rreze drite" dhe beri nje shenje te vogel me duar "Qe ishte nje prej deshirave te tua keshtu qe i bie qe e cmendura je ti"

Ok ne rregull ngre duart per tu dorzuar. Ma futi bukur. E kisha harruar fare qe e kisha kete deshire. Thjesht me kishte dale nga mendja.

"Por eshte shume e rrezikshme,po sikur te na kapin?" kalova ne stadin e mbrojtjes. Duhet te mendonim per pasojat qe keto veprime sillnin,burgu ne rradhe te pare,keqtrajtimet qe behen aty dhe oh zot pa permendur ushqimin keq te burgut. Une nuk e di nese do te mbijetoja dot aty

"Hey hey qetesohu,lere veten te lire" tha ai dhe i vuri dyart ne shpatullat e mia dhe me pa ne sy. Ato sy qe mua me bejne te enderroj. Dhe me cojne ne ekstaze. Nuk lodhet ky djale ndonjehere se me magjepsuri mua?

"Ka ardhur koha qe ti mos ta vrasesh me kaq shume mendjen,une jam prane teje dhe nuk do te lejoj te ndodhi gje" tha ai dhe me mbeshtolli ne krahet e tij te medha. Nuk e di pse por ndjehesha e mbrojtur prane tij. Sikur ai ishte vendi me i sigurte ne bote. Une vura koken ne kraharorin e tij dhe po degjoja rrahjet e ngrohta te zemres se tij.

"Le ta bejme kete" thash une dhe ai buzqeshi vesh me vesh

***

"Kjo ishte nje ide e keqe,shume e keqe,super mega e keqe" thash kur po qendronim para nje supermarketi qe une nuk e kisha pare ndonjehere.

"Hajde mos u bej si bebe"tha ai dhe me terhoqi. Une vazhdova ti lutesha qe mos ta benim,kete dhe te shpetonim jetet tona,por jo ai thjesht i anashkaloi ato qe une thash.

Tek kasa qendronte nje grua rreth te 60 me syze te vogla,floke te lyer ne gri dhe kishte veshur nje kemishe shume te vogel per masen e gjoksit te saj. Kjo bente qe ato qe ishin poshte saj te shperthenin.

Edhe une isha e bekuar ne seksionin e gjoksit. Per peshen qe kisha mund te themi qe ishin goxha epo goxha.

Ajo po na shikonte me vemendje pasatj u fiksua mbi ate. Floket mu ngriten perpjete dhe kalova menjehere ne stadin mbrojtes.

I kapa doren dhe e i dola perpara. Duhet te mbroja burrin tim. Ai ishte i imi dhe i askujt tjeter.

Por ajo cfare ai beri me la te shtangur.

"Ku eshte seksioni i mjeteve mbrojtese" tha ai dhe une ktheva koken me ngadale nga ai dhe po e shikoja me nje pamje te cuditur. Mos tha gje ai ate qe sapo tha?

Gruaja perplasi camcakezin me arome luleshtrydhe qe ndihej deri ketu ku ishim ne dhe tha "Sektori c ne te djathte. Ai me kapi doren dhe me terhoqi.

Yeppp ai me te vertete do te blinte prezervativ. Ose me sakte do ti vidhte.

"Mos po tallesh?" I thash me te qeshur.

Ai vuri buzen ne gaz dhe u kthye nga une "Vogelushe keto gjera jane te nevojshme per nje djale" tha me thjeshtesine me te madhe. Ky njeri do te me beje me tension.

"Na duhen per sot ne darke" me peshperiti ne menyre eksituese ne vesh. Une u drodha pak dhe nuk do tju genjej qe disa ide me kaluan ne mendje.

Oh jo ky bjondi po me kthen si vetja.

Dola nga seksioni i mjeteve mbrojtese dhe me lini tju them qe ishin shume prej tyre. Disa qe une nuk i kisha pare ndonjehere. Ju thash qe jam pa eksperience nga kjo ane.

Mora nje karroce qe ishte ne krye dhe hyra tek embelsirat. Mu desh pak kohe qe ti gjeja dhe kur me ne fund mi zuri syri ju hodha pothuajse persiper. Per pak e bera ju betohem.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now