Kapitulli 21//E qellova me kepuce

467 52 23
                                    

Harisa POV

O zot i madh mund te shkoje me keq se kaq?

Ne fillim me detyruan ti jerkoja falje nje prepotenti te pashoq,me pas zbuloj qe mamaja ime dhe e Tomit jane shoqe te ngushta,nderi im pesoi nje krisje dhe tani Mateo ndodhet ne shtepine e Tomit.

Po pse eshte ai ketu?

Nga dreqin e njeh ai Tomin?

Cfare pune kane bashke?

Epo kjo eshte ajo qe duhet te zbuloj.

"Cfare kerkon ti ketu?" Me pyeti ai duke e shtyre Tomin dhe duke dale para tij dhe duke me pare ne sy. Si mund ti rezistoj atyre syve. Ato sy ne ngjyrene detit me bejne te fantazoje. Me cojne ne ekstaze. Dua ti them te gjitha atij,por nuk mundem. Boll me eshte lenduar krenaria deri tani.

"Jo ti cfare do ketu?" U perpoqa tja ktheja ne te njejten monedhe.

"Te pyeta une i pari" u pergjigj ai.

"Ndersa une kerkoj pergjigje e para" dhe qesha pak. Po ai nuk qeshi fare ishte serioz si dreqi.

"Nuk po tallem Harisa,me thuaj cfare kerkon ketu?" Dhe kryqezoi duart.

Nuk kisha aspak deshire ti shpjegoja se cfare ka ndodhur keto dite qe kane kaluar. Madje ai as nuk me ka mare ne telefon. As  edhe nje mesazh te vogel. Qe prej asaj dite qe ika me Leon. Me ka harruar. Jo se me intereson. Ai mund te beje cte doje,por mos te me kerkoje llogari.

Ai me lendoi mua. Apo e ka harruar kete gje? Sesi me shkaterroi me ato fjale qe tha.

Apo e kishte harruar kete sic me ka harruar mua gjithe keto vite.

"Erdhi te me pergjerohej mua per falje" tha Tomi nga mbrapa. Ai poshtetsire e ndyre. Perdori edhe fjalen pergjorehej. Kush i pergjerohet atij. Une e bera per hater te mamase,jo sepse po me vriste ndergjegja ti kerkoja falje dikujt si ai.

"Ti.." Dhe drejtova gishtin nga Tomi " nuk ke te drejte te me thuash asnje fjale,nuk me intereson mendimi yt" dhe tashme une doja vetem nje gje.

Tja kepusja koken.

"Oh ti dhe pak doje dhe do uleshe ne gjunje" tha i vetkenaqur. Por fitoi nje shikim te venger nga Mateo. Kurse une hoqa kepucen dhe e qellova ne fytyre.

Ai e anoi pak koken por nuk arriti ti shmandej. Kepuca e kapi ne pjesen e hundes dhe ju be nje vule e kuqe. Kisha veshur kepuce sportive keshtu qe dyshoj ta kene vrare shume,por mire ti behet. Une u argetova per vete qe e pash keshtu.

"Ti mendon se doja te kerkoja falje nje idoti si puna jote!!" fillova te berrtisja. Isha shume e nxehur dhe e acaruar.

"Plotesova thjesht deshiren e mamase dhe nuk ja ke idene se sa shume u kenaqa ate dite kur ti po berrtisje si nje vajze dhe ishe gati duke qare."

Ja pra tek i nxora te gjitha. Sme interesonte me nese mamaja e Tomit na kishte degjuar,ose qe Mateo ishte aty,ose qe do te haja nje te berrtitur nga nena ime.

Ajo cfare ai beri nuk mund tja fal dot. Edhe une kam seder dreqi ta haje,dhe sdo ta le ate te beje si te doje.

Tomi po ferkonte koken ndersa Mateo po qeshte si i cmendur.

"Cfare ben moj e cmendur" dhe zeri i tij doli paksa i frikesuar tani.

"Une te vras e kupton apo jo,mos u mer me mua se do te kepus ne dysh!!!"

Po luaja rolin e te fortes tani. Sa do doja te isha kaq e guximshme edhe kur Xheni me shoqet e saj me ngacmojne mua. Kur jam para saj humbas teresisht veten dhe nuk e di se kush jam.Cdo gje me duket sikur do te mbaroje se shpejti.

"Qetesohu Harisa" dhe Mateo me doli perpara duke me penguar pamjen e Tomit. Isha kaq e inatosur saqe po merrja fryme me qetesi. Ai kapi duart e mija dhe une u permenda menjehere. E pash ne sy dhe inati filloi te me zbriste pak e nga pak. Pamja e tij me le.. te trullosur sa here qe e shoh. Dua ta perqafoj dhe te jem me te pergjithmone.

Largoi keto mendime Harisa.

Ai nuk te do me shume sesa nje shoqe.

Ai te konsideron si motren e tij te vogel qe duket ta mbroj nga bota e madhe.

"Me ler Mateo"  por zeri im doli me shume si nje psheretime sesa nje urdher. Madje po dyshoj nese me ka degjuar.

"Le te ikim qe ketu" me tha Mateo dhe me kapi doren dhe po me terhiqte.

"Prit Mateo!" Dhe ndalova ne vend.

"Cke" ma ktheu ai.

"Jam vetem me nje kepuce" i thash dhe ai uli syte dhe qeshi me vete. Oh mos kujto se ti shpetove kaq lehte. Dhe ti do te ndeshkohesh me vone.

Ai shkoi ne dhomen e Tomit dhe doli prej saj me kepucen time ne dore,pastaj e ngriti lart sikur te ishte ndonje medalje ajo qe kishte ne dore dhe jo nje kepuce sportive e konsumuar nga gjithe ai vrap qe bej cdo mengjes.

Ai u ul ne gjunje hapi lisen dhe futi kemben time brenda.

Po tallet me mua tani

Ai sapo me veshi kepucen. Kjo eshte nje enderr e bere realitet.

Jo se enderroja qe Mateo te me vishte kepucen,por eshte dicka e kendshme. U ndjeva paksa ne siklet por ne te njejten kohe edhe shume mire. Nje ndjesi e ngrohte ma pershkroi te gjithe trupin kur ai kapi kemben time dhe pa deshiren time nje buzeqeshje me shpetoi.

Qetesohu Harisa kjo nuk je ti.

Permbaje veten mos e trego qe ti je fiksuar pas tij.

Ai ngriti fytyren per te me pare mua dhe me dhuroi ate buzeqeshjen e tij milona dollareshe qe ma bente zemren te me rrihte si e cmendur.

Epo kjo gje nuk eshte gje e mire.

Jam e dashuruar me Mateon dhe duhet te bej dicka qe te shpetoj prej kesaj gjendjeje.



************************************************

A/N :  Dhe ja tek jam perseri.
Ju kam munguar me thoni te drejten. Votoni dhe komentoni ne qofte se ju ka mare malli per mua.

Me falni qe nuk kam bere update po prgatitesha per ndeshjen qe kishim sot dhe me pas u merzita shume qe nuk fituam. Nuk po arrijm dot te fitojm. Tek ne mungon ai shpirti i skuadres. Se si  me duket qe po ju tregoj juve per jeten time. Ndjehem jashtezakonisht shume mire. Dua tju falenderoj shume qe e ndiqni historine time dhe mos harroni qe ju dua shume. Bye bye

Ps: Doja tju lajmeroja qe ky liber nuk do te jete i shkurter. Do te kete kaq shume drame dhe aventura saqe nuk do ti imagjinoni dot. Dua tju them qe te jeni te durueshem dhe ta shijoni historine aq sa po e bej dhe une. Ju dua shumeee.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now