Kapitulli 58//Ne Qofte Se Ti Je I Pafajshem Une Jam Borebardha

386 39 35
                                    

"Do te te pres neser ne te njejtin vend" tha ai duke mbeshtetur njeren dore mbi sediljen e makines dhe me dhuruoi nje puthje te gjate qe me trallisi dhe me ndezi te gjitha shqisat edhe pse ishte ora 3 e mengjesit. Nje arome e lehte duhani ndjehej ne ajer per shkak qe qendruam ne ate  vend.

U largova me ngadale nga ai dhe e pash edhe njehere fytyren e tij terheqese.

Kishte nje carje mbi buzen e poshtme te ciles i ishte mpiksur gjaku qe para nje ore, qekur ja mjekova. Nje e nxire mbi nofullen e djathte kishte filluar te dukej mbi fytyren e tij te bardhe si porcelan.

Instiktivisht ja kalova duart mbi te caren ne buze dhe ai leshoi nje pasthirrme te vogel dhimbjeje. Kafshova buzen e poshtme nga ai budallallek dhe ja mbusha fytyren te gjithe me puthje duke peshperitur vazhdimisht me fal.

"Hey eshte ne rregull mos u shqeteso vetem nje carje e vogel" tha ai duke qeshur mi mbeshtjelle te dyja duart e mia si nje batanije me te tijat.

Pervec ketyre demtimeve Leo nuk duket te kete ndonje te nxire tjeter, shpresoj mos te kete. Pyes veten se si ka perfunduar Mateo. Edhe pse jam e inatosur per ate qe beri, perseri ai ngelet shoku im i femijerise.
Shpresoj mos te kete demtime shume serioze.

Para 1 ore

Ishim ne dhomen ku me pruri Mateo, e shtrire ne divanin ne ngjyre te kafenjte.

Kur u mpleksa te kthehesha ne kete bote nga thirrjet e vazhdueshme te Leos qe me ngjanin me keq se thirrjet e nenes sime kur behem vone per shkolle u rrotullova aq shume nga frika saqe bera nje takim te papritur dhe te padeshiruar me dyshemene. Leshova nje ulerime dhimbjeje dhe veshi me kapi shperthimet e njepasnjeshme te humorit qe vinin nga Leo ne menyre te pakontrolluar.

"Hey mos qesh, une u vrava ketu" thash duke ferkuar kurrizin. Ai u ngrit akoma pa pushuar te qeshuren dhe me zgjati doren. Ja largova nga inati dhe u ngrita vete.

"Ej mos qesh me" ju cirra duke vrejtur vetullat ne shenje proteste. Kjo e beri ate te qeshte akoma me shume. Sa te dashur te mire qe kam! Kur te thote te dua dhe kur te rrezon nga divani.

Fillova ta shikoja me disa sy vrastare dhe ai mu pergjigj me uljen ne divan duken me pare sikur ishte ndonje alien perpara tij.

"Mos me shiko ashtu, jam i pafajshem" tha ai duke ngritir duart ne shenje proteste.

"Ne qofsh ti i pafajshem, une jam Borebardha" i thash me nje grimce humori ne ze. Ai e ka te gjithe fajin. Nese sdo te ishin zene si kafshe me Mateon, sdo te kisha humbur ndjenjat dhe detyrimisht sdo te kisha rene nga divani. Kaq e thjeshte eshte.

"O ca te dashure bombe qe kam" tha ai duke e prekur me gishtin tregues hunden time, pastaj e puthi ne te njejtin vend duke shkaktuar nje rryme elektrike ne trupin tim.

*****

Nje zhurme acaruese filloi te luhej ne sfond dhe nuk kishte te mbaruar. Mbulova koken me astik qe te mbysja kete zhurmen e pavobekte qe po me kepuste nje per nje te gjitha nervat qe me kishin ngelur. Te tjerat jane prere me kohe, nga egoja e stermadhe e te dashurit tim.

E njihja kete dreq zhurme dhe po shpresoja me gjithe shpirt qe mos te ishte ajo qe une po mendoja, jo prishe kete, ajo qe une po lutesha me gjithe qenien time qe te mos binte.

E kush do te ishte tjeter pervec alarmit qe zhurmonte ne menyre te njepasnjeshme pa u lodhur fare. As per me te voglin pushim.

Leshova nje gerthime merzie dhe i fluturova mbulesat tutje duke shkuar me te shpejte ne banjo qe te laja fytyren, sepse e dija qe nese nuk do e beja kete te paren atehere do me zinte gjumi me keq.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now