Kapitulli 76// Mos Guxo Te Me Lesh

320 36 52
                                    

LEO POV

Me mungonte ajo. Me shume sec me ka munguar ndokush tjeter. Kush e di sesa here kam dashur ta marr, por sapo  behem gati, me kujtohet takimi yn i fundit. Ato fjale me vrane me te vertete. Me theu dhe me shkerrmoqi si copat e nje pasyqre fatkeqe.

E dua ate, dreq e dashuroj ate vajze dhe do te beja gjithcka per te edhe pse kjo nenkupton qe ta le te lire. Ajo me zgjodhi mbi te atin nje here dhe shiko cfare ndodhi. E kuptoj ate, por dhemb kaq shume. Nuk duhet te dhimbte. Atehere keshtu ndihesh kur dashuron? Sikur jeta te ka shkulur zemren me kthetrat e pabesa te hakmarrjes.

Une nuk e dija se cishte dashuria perpara se ta njihja ate. Synimiim kryesor ishte te shkoja me nje vajze dhe pastaj te largohesha, nuk qendroja deri ne mengjes. Keshtu shpetoja nga gjithe ato qurravitje kur ato me luteshin. Por se di pse qendrova ate dite. Ndoshta syte e saj me binden. Ndoshta ishte ajo buzeqeshja e embel dhe e cilter qe e shkrin akullin e  zemres sime. Ajo me ndryshoi. Dhe do ta dua pergjithmone edhe pse kjo do te thote qe do te vuaj perjetesisht.

"Hajde pra vlla, boll ndejte me turi varur" tha Mario, nje prej shokeve te bandes. Me vuri nje dore mbi shpatulla si per ngushellim por i largova syte nga ai. Po u ktheva perseri tek ata. Duhet te beja dicka per ta mbajtur mendjen ne vend dhe ata u perpoqen, por nuk ja dolen.

"Me kalo nje birre" I thash me ton te painteresuar dhe ai beri cka i thash. Me kuptonte. Ishte nje prej shokeve te mi te ngushte dhe une i kisha treguar shume gjera. Ai me bindi mos ta merrja, me mbante larg budalliqeve kur behesha tap dhe kerkoja ate.

E ktheva birren pothuajse me nje fryme dhe e lash ate te me rreshkiste edhe pak jashte gojes. Nuk eshte se do te mbaj mend ndonje gje se ca do bej sonte, prandaj me mire te behem xurxul. Te pakten do ta harroj per disa ore, por ajo do te jete aty perseri , ne frymen e mengjesit, ne dhomen time, me ate aromen e saj.

Xhepi im  u drodh dhe e nxora telefonin me te shpejte. Mendova se mos ishte Lori qe kerkonte te coja ndonje dergese por ne fakt emri i Emes u shfaq ne telefon.

U ngrita rende-rende dhe dola perjashta. E hapa telefonin dhe e vendosa ne vesh duken ferkuar temthat qe te vija paksa ne vete.

"Po Ema?" e pyeta duke pritur pergjigjen e saj, por ajo cka degjova ishin ngasherima te pa kontrolluara nga ana e saj. Menjehere me vajti mendja tek Harisa. Jo, jo jo o zot te lutem mos lejo qe ti ndodhi ndonje gje.

"L-eo ajoo..." dhe u shkri ne vaj perseri. Doja ti berrtisja qe te vazhdonte, te qetesohej dhe te mos me thoshte ate qe mendoja une. Bej qe ajo te jete mire, bej qe ajo te jete mire.

Ajo nuk po fliste, nuk po e kontrollonte me veten, lotet e kishin pushtuar te teren.

"Fol Ema, fol te thashe! " i berrtita qe jo te vinte ne vete.

"Harisa ka pe-suar aksi-den-t, nuk dihet nese do t-a kaloje na-ten" tha ngaterruar dhe mora fryme thelle. Duhet te shkoja sa me pare tek ajo.

Ajo smund te me leri, jo ajo nuk duhet te me leri, jo te lutem, jo te lutem.

"Ku eshte ajo?"

"Tek Kryqi i Kuq, nxito" fjala e fundit me doli si psheretime.

Vrapova sa me hanin kembet per te makina dhe pija me kishte dal per tu zevendesuar ne ankthin dhe stresin. Ajo smund te me linte.

"Mos guxo te me lesh Harisa degjove!!" berrtita fort kur makina kishte marr superxhiron tashme.

Me cepin e bluzes fshiva lotet qe po me binin dhe u perqendrova tek rruga. Kjo ishte vetem nje fjale goje. Smund te mendoja asgje tjeter kur ajo po vdiste ne nje krevat spitali duke mos jetuar ato qe donte. Ne kishim kaq shume deshira per te plotesuar.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now