Kapitulli 72// Ah Ti Perverse Bipolare

414 41 31
                                    

"Ja ku mberritem" tha Xhefi me mburrje duke pare shtepine e tij sikur te ishte ndonje keshtjelle. Ne fakt ajo i perafrohesh nje keshtjelle. Ok ne rregull ajo ishte nje keshtjelle ne kuptimin e vertete te fjales. Nuk eshte cudi qe ai eshte nje nder djemte me te famshem te shkolles. Nese une do te kisha nje shtepi si ajo domosdo qe do shisja mend.

Perpara ishte nje shatervan i madh me statujen e murgeshe. Nje murgeshe? Kjo ishte e cuditshme ne fakt. Prinderit e tij duhet te jene katolik te medhenj.

'Keshtjella' ishte ne nje ngjyre te arte qe me kujtoi direkte ngjyren e portreteve te ikonave. Perpara deres kryesore ishin te vendosura dy peme kalipti  qe ishin akoma shume te vogla,por ajo qe te terhiqte me shume vemendje eshte kryqi i madh qe qendronte madheshtor nga ana e djathe e shtepise.

Ok ok ne rregull e kuptuam qe kjo qenka 'shtepia e Zotit'. Nuk eshte nevoja qe ta shprehin kaq shume perkushtimin ndaj tij, ata thjesht mund te shkojne ne kish cdo te diel dhe te lutem pra se te hane. Kjo mjafton. Por per familjen e Xhefit ekstravagantja do te thote me mire.

"Thjesht injoroni kryqin e madh dhe me besoni qe gjerat behen me keq brenda" tha ai me tallje. Arrihej te dallohej edhe nje merzitje ne tonin e zerit te tij. Dhe nuk ka faj I shkreti. Edhe une do ndjehesha keq nese prinderit e mi do te ishin manjak te tille.

Xhefi i ra deres dhe nje burre rreth te 60 me nje pamje te ngurte na hapi deren.

"Mirseerdhet zoti Londson" tha ai dhe u perkul paksa. Te gjithe po shikonim te habitur por per cudi askush nuk qeshi. Ai ka nje mazhordom. NJE MAZHORDOM njerez. Ai eshte kaq me fat.

"Edhe ty keshtu ta bejne ne shtepi?" i peshperita Leos ne vesh. Ai u ngerdhesh paksa dhe filloi te luante me floket e mi.

"Nuk ke pare akoma asgje" dhe fitoi nje shikim te cuditur nga une. Oh dreq, me duket se skam me shpetim.

"Ronal he mo plak si kalove sot?" tha Xhefi me shaka. Mesa duket Ronaldi eshte i vetmi person me te cilin Xhefi mund te argetohet.

"Si gjithmone zoteri" dhe shikimi i tij u takua me te gjithe ne, por nuk pati asnje reahim nga ai, zero.

"Xhef na pergatit disa sanduica dhe na i sill tek dhoma e kinemase ok plak" dhe Ronaldi tundi koken dhe u zhduk si hije.
Te gjithe ngelem te tramaksur nga gjithe kjo. A po ndodhte me te vertete?

"Rrini si ne shtepine tuaj" tha Xhefi. Kjo ska per te ndodhur kurre. Ca dreqin thote ai. Shtepia ime nuk eshte nje keshtjelle dhe absolutisht jo nje mbedhese ikonash.

Sepse ato ikona te mallkuara kishin mbuluar cdo siperfaqe te kesaj shtepie. Tek tuk mund te shihje ndonje foto te Xhefit kur ka qene i vogel por ato mbizoterojne.

"Prinderit e mi nuk jane ne shtepi keshtu qe mund te bejme cte duam, oh prit vetem mos luani ikonat. Ato do ju hidhnin ne gjyq nese ndonjera prej tyre do te shkaterrohej. Ndonjehere me duket sikur ata duan me shume ato sesa mua" kete pjesen e fundit e tha si neper dhembe dhe me erdhi keq per te. Te jesh i injoruar nga prinderit e tu eshte dicka qe te le shenje per tere jeten.

Ai foli pa drojtje per ikonat,per shtepine, per kryqin, sikur ai ta kishte bere kete per vite te tera tashme.

Xhefi na drejtoi drejt dhomes se kinemase dhe ishte absolutisht e adhurueshme. 'Dreq' mendova me vete. Kjo eshte 100 here me e bukur se ato qe kam lexuar neper librat e mi.

Perpara nesh ishte nje ekran i madh dhe me thene te drejten nuk e dija sesa polsh mund te ishte. Ndoshta 150? 200? Sado qe te ishte, te terhiqte menjehere vemendjen. Perballe tij ishin vendosur rreth 30 karrige kinemaje sigurisht qe me ngjyre te arta dhe ato. E gjithe dhoma ishte nje ngjyre gri e lehte qe theksonte akoma me shume ekranin e madh.

Fillimi i FunditOnde as histórias ganham vida. Descobre agora