Kapitulli 31//Kurre nuk do te te le vetem

502 50 41
                                    

A keni dashur ndonjehere te lini cdo gje mbas dhe te hecni perpara?

Te shtriheni ne nje fushe te mbushur plot e perplote me lule shumengjyreshe dhe vetem pema e nje lisi te madh tju zeri rrezet e djellit ne nje dite te nxehte vere ku afshi i mjegullt te fut ne narkoze.

Dhe atje te kujtoni me mall gjithe ata njerez qe ju kane qendruar afer ne momentet me te veshtira.

Por sado te forta te jene kujtimet ti perseri do te fillosh nga e para,do nje fillim te ri. Nje fillim ku cdo gje do te shkoje mire. Ku cdo e keqe do te kthehet ne te mire dhe ti do te perjetosh vetem ate anen e mire te monedhes.

Kushdo mund te enderroj. Madje dhe une qe nuk kam mjaftueshem kohe qe te vazhdoj perpara me enderrat e mia po perpiqem me gjithcka kam qe te luftoj. Qe te plotesoj ato deshirat qe po me mbajne ne jete.

Dhe po perpiqem te jem e forte. Te jem e mbajtur ne keto dite kaq te mjerueshme per mua.

Nuk e di sesa do mund te rezistoj. Kurre nuk kam mundur te parashikoj te ardhmen. Dhe asnjehere nuk do mundem.

Por nje gje e di me siguri. Ulur ne nje tavoline ne biblioteke ndodhet nje person qe ndjen per mua. Nuk ka rendesi pak apo shume. E rendesishme eshte qe ai ndodhet prane meje.

Dola nga makina dhe u drejtova drejt biblotekes. Isha shume nervoze. Kushe di se cfare do me thote per dje. Sepse une si nje e mencur qe jam mbasi puthjes sone bera dicka te pafalshme.

Ja mbatha ja cfare bera.

Pra te njejten gje qe bera edhe kur e putha heren e pare. Jam kaq idiote. Si ka mundesi qe nuk mund te perballoj dicka kaq kaq... Epo nje gje te natyrshme.

Rregullova njehere bluzen qe kisha veshur dhe shkova drejt hyrjes. Zemra po me rrihte forte. Po pse po me rrihte?

Kesaj pyetje mund ti pergjigjet shume thjesht kjo pergjigje.

E pelqej

Nuk e di perse,por keto javet e fundit ky djale me ka hyre ne zemrer.

Pash rreth e rrotull dhe me ne fund kapa pamjen e tij teksa qendronte ulur me dhe po veshtronte nga dritarja.

Nuk dua ta pranoj po ai duket shume i bukur. Ne rregull fjala e bukur nuk mjafton per ta pershkruar se sa i bukur ai eshte. Floket i kishte akoma pak te njome per shkas se ato i binin pak mbi sy. Mollezat e ngritura, ngjyra e tij e lekures,muskujt te mire ndertuar nuk arrinin te fshiheshin nga bluzja ngjyre gri qe ai kishte veshur dhe buzet e tij te plota do te ishin enderra e cdo vajze

Mos jane edhe te mijat?

Mora fryme thelle qe te qetesoja rrahjet e vrullshme qe zemra ime po bente pa miratimin tim dhe shkova drejt tij.

Kur ai me vuri re,fytyra e tij u ndricua ne cast dhe me dhuroi nje nga ato buzeqeshjet e tij miliona dollareshe.

Zemra ime e mjere e kaperceu nje rrahje dhe me te gjithe fuqine qe me kishte ngelur u perpoqa ti jepja nje buzeqeshje edhe vete.

"Me ne fund erdhe" tha ai "Per nje cast mendova se nuk do te vije" dhe nxori nje psheretime lehtesimi

"Pse mos te vija,ne fund te fundit ja kam premtuar zotit Samers qe do te te ndihmoja ne matematike" i thash dhe nxorra matematiken

Ate e kaploi nje shprehi prej te  merzituri por e kamufloi ne cast. Nxorri nje fletore dhe po me shikonte me ato syte e tij te bukur. Une e humba sensin e kohes dhe ngela duke ja ngulur syte tij.

"E di bej nje foto me mire jo per gje po zgjasin me shume" dhe buzeqeshi vesh me vesh duke treguar te gjithe thembet e tij te bardhe.

Menjehere faqet  me moren  nje ngjyre te kuqe. Ai me kapi duke e veshtruar,kjo eshte kaq poshteruese. Nuk duhet te kishte ndodhur. Si do ta rregulloj kete gje tani?

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now