Kapitulli 9// Tu prefte shpirti ne paqe😂

628 63 29
                                    

Harisa POV

Duart po me dridhen. Kjo gje me ndodh shpesh kur ngrihem ne mesim,por tani nuk eshte kjo arsyeja.

Arsyeja e vetme eshte ai po qendron pak centimetra afer meje. Atij te cilit I dhash puthjen time te pare.

Nuk po mundem ta shoh dot ne sy. Ndihem e turperuar.

Kam djerse te ftohta ne ball qe po me bejne me shume nervoze sec jam. Pse dreqin duhet te takoheshim prap.

Ky kapitull duhej te ishte mbyllur me kohe. Ishte thjesht nje puthje pse Po e mbimendoj kaq gjate??

Ndoshta sepse nuk ishte nje puthje e thjeshte. Ishte puthja ime e pare.

Ajo qe mbahet mend gjate gjithe jetes.
Ai po sillet shume normal,sikur asgje nuk ka ndodhur. E urrje kete gjendje.

Te pakten ai te thoshte ndonje gje.

Po bravo kjo ishte nje fjali e gjetur.
Te lumte gjeni. Ti e puthe e para e mban mend

Sigurisht qe e mbaj mend Po te pakten te me bente ndonje shenje,nje reagim te vogel.

Ai do jete aq I hutuar po aq sa edhe ty. Ska arsye pse te shqetesohesh. Thjesht thuaji qe ishte nje gabim

Po ne fakt kjo eshte gjeja e duhur per tu bere. A je ne vete ti apo Jo? Ti e puthe pa asnje motiv tani do ti thuash qe ishte nje gabim. Cfare nuk shkon me ty??

Po cfare pret ti qe ti them. Oh me fal qe te putha,por ajo ishte nje prej deshirave ne listen time qe duhet ta perfundoj perpara se te vdes.

Idote. Te pakten thuaj qe te terhoqi ose dicka te tille.

Po njerzit normale nuk sillen keshtu.

Ti ske qene ndonjehere normale pse do te fillosh Tani? Thuaji vetem keshtu doja dhe keshtu bera. Ai ska si ta kundershtoj nje mendje kaq brilante si cjam une.

Po ti po ti.

Pusho dhe Bej ashtu shtu sic te them une.

Kur zilja me nderpreu luften me mendjen time. Ndonjehere kam nevoje te shpetohem nga vetvetja. Nuk e di jam shume person I cuditshem. Gjithmone debatoj me vetveten per gjerat me te vogla.

Si ndonje e cmendur qe sapo ka dal nga reabilitimi.

Mlodha librat dhe lapsat e mi dhe I shpura brenda ne cante sa shpejt qe munda.

Bej qe ai te mos me flasi. Ndoshta ai sme ka njohur fare. Thjesht I jam dukur e kendshme dhe ka vendosur te ulet me mua. Kjo eshte e gjitha.

O me ke Po tallem keshtu. E di qe kjo nuk eshte e vertete. Plus qe une nuk jam nje person I kendshem dhe per me teper askujt nuk I pelqen shoqeria ime. Thjesht po ushqej iluzonet brenda vetes.

Vrapova jashte klases dhe hyra ne banjon e vajzave.

SHPETOVA

Thash me vete kur mbylla deren e banjos. Edhe pse frymemarrja ime kishte marre super xhiron ndihesha pak me lehtesuar qe ja kisha dale mban te mbijetoja.

Por smund te fshihem gjate gjithe jetes.

Apo mundem?

Jo se besoj sepse nuk do te rrija dot larg bibliotekes.

Nxora telefonin dhe donte edhe nje minute qe te fillonte ora tjeter. Kam gjeografi. Nuk duhet te mungoj tek kjo lende,sepse mesuesja nuk me ka me sy te mire. Me urren. Ose ashtu me duket mua. Jo me gjithe mend qe ajo me urren.

E urrej faktin qe ajo me urren.

Tani u be tmerresisht e kuptueshme.

Faleminderit per kete shpjegim te mirkuptueshem.

Ska gje kenaqesia eshte e imja.

Vrapova drejt dollapit Tim. Futa kodin dhe vazhdova te nderroja sa me shpejt qe mundja librat. Zilja ra. Vrapova si e cmenur ne korridor. Ne qofte se mesuesja e fiskultures do me shihte do me fuste me zor ne skuadren e vrapit.

Jojojojojojojojoj mos e ler te ndodhi. Po thosha me vete kur dera e klases ishte  e mbyllur dhe asgje nuk degjohej nga ana tjeter e deres. Trokita lehte me duart qe ende me dridheshin. Mora fryme thelle deri kur zeri nga ana tjeter e deres me tha te futesha.

Hapa deren dhe gjeja e pare qe tha mesuesja ishte: " Harisa denim pas mesimit ne sallen e 3"

Dreq e dija qe kjo do ndodhte. Ju thash qe kjo mesuese me urren. Nuk me la as te shpjegohesha. Dreq dreq dreq. Ku mund te shkoje me keq se kaq?

Ngrita syte per te pare ndonje vend bosh dhe I vetmi vend I lire ishte ai ne fund. Ishte bosh,ne fakt ashtu dukej,por koka e shendosh e Bob Methju sme la te shikoja qe ai po qendronte ne fund.

Pse duhet te pyesja qe mund te shkoje me keq se kaq. Duhet vertete te pyesja? Te gjitha gjerat ne jeten time Kane mare tatpjeten. Dhe kjo nuk perben ndonje ndryshim. Ne fakt e perkeqeson. Sikur nuk eshte mjaftueshem keq deri tani.

Gati si nje zombi shkova deri ne fund te klases. Si tek ai filmi "The walking zombies" edhe pse ne fund ai rrikthehet ne njeri une sbesoj se I perkas asaj bote. Te pakten Jo qekur takova kete bjondin qe spo mi shqit syte.

U ula pa deshir ne banke dhe hapa librin dhe fillova te merja shenimet qe mesuesja po shkruante ne derras. Kur degjova nje zhurme gerricese afere meje. Ai kishte gerrisur nje flete fltoreje dhe e beri top. E gjuajti dhe ajo perfundoi ne koken e mesueses.

Mos ndoshta me ben syte?!

Mos me te vertete ai qelloi mesuesen me te eger te shkolles me top letre.

Po mos ta Kisha pare me syte e mi sdo ta kisha besuar.

Ai se njeh mire ate prandaj nuk eshte ne dijeni se ne cfare ferri ajo mund te ta ktheje jeten.

Mesuesja u kthye nga ne si nje dem I terbuar. Te gjithe ata qe ishin duke qeshur ndaluan menjehere. Mesa duket ketu do te plasi lufta.

Nje lufte e pergjakshme.

Po me vjen keq per te.

Do te vdesi I ri i shkreti.

"Syte e saj percillnin nje elektrecitet te papare prej mijera voltesh. Ai vazhdonte te buzeqeshte edhe kur te tjeret kishin pushur.

"Ti djali I ri ne drejtori tani!" dhe te gjithe u frikesuam nga toni I larte I zerit qe ajo perdori.

Tu prefte shpirti ne paqe.

Do te lutem per ty.

Ai u ngrit me nje ngerdheshje ne fytyre. A nuk e di ende sec e pret.

Mendoj qe Jo. Por ai duket kaq I kenaqur nga ajo qe beri dhe plot me vetbesim.

E thash dhe do e them serisht

Tu prefte shpirti ne paqe

Dhe ky ishte edhe kapitulli 9 njerez. Cfare mendoni? Ishte I bukur apo cka? Une them kot,por nuk do te heq dore nga kjo histori. Asnjehere. Sepse ne nje menyre ose ne nje tjeter ajo shpreh ndjenjat e mia. Po kaloj nje periudhe te veshtrie Tani dhe e vetmja gje Tek e cila arrij te qetesohem eshte shkrimi. Semundja qe ajo ka lidhet ne nje menyre aq reale me   mua saqe arrij ta ndjej dhimbjen e saj. Jo nuk po flas kot. Me pelqen ky liber dhe dua mendimet tuaj nese ju pelqen apo Jo? Ta vazhdoj ta shkruaj?

Jam ne kontradite me veten rreth kesaj ceshtje. Por e dini cfare do ta vazhdoj te me coje ku te me coje. Ne qofte se une ndihem mire kur e shkruaj pse atehere duhet ta le. Jo do ta vazhdoj te ndodhi cfare te doje.

Me falni qe u zgjata kaq shume Po kisha nevoj te shprehja ndjenjat Tani. Komentoni,votoni dhe mos harroni qe ju dua😘😘

Fillimi i FunditNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ