Kapitulli 16/Tipa te tille i ha per mengjes

541 54 12
                                    

Harisa POV

Dola jashte dhe po prisja me padurim qe ai te vinte. Ai doli me mua po tha se kishte harruar dicka brenda dhe ka me shume se 10 minuta qe nuk ka dale perjashta.

Cfare dreqin do jete duke bere?

Une po ngrij ketu perjashta. Madheria e tij eshte brenda ne te ngrohte ndersa une rri dhe pres qe ai te na nderoj me prezencen e tij vetem se nuk kam dike qe te me coje ne shtepi se po te ishte e kunderta sdo ta kisha menduar dy here po do te kisha ikur.

Prita edhe 5 minuta,qe ngjajten si nje perjetesi. Vendosa te hyja brenda. Kur pash disa floke bjonde qe ishin mbeshtetur ne banak dhe mbrapa saj nje vajze qe po perpiqej te mbante te qeshuren. Uau po te thosha qe jam e cuditur do te genjeja.

E prisja kete nga ai. Duket qe eshte nje donzhuan.  Po te me leri mua ne te ftohte kur vete zgerdhihet me dike tjeter,kjo nuk durohet. Duket qe i duhet nje mesim i mire.

Ai nuk e di akoma qe une tipa te tille i ha per mengjes.

Shkova drejt tij me hapa te ngadalte qe mos ta bezdisja me pranine time sepse dukej kaq shume i fokusuar me nje tjeter.

Nuk eshte se mua me intereson se me ke rri ai. Jo une thjesht dua qe ai te mesoj ti respektoj te tjeret. Dhe duket qe dikush tja ngulisi ne koke keto ide. Dhe une u ofrova vullnetare per tja mesuar kete mesim kaq te vlefshem per jeten.

"Shpirt ku ishe u bera shume merak per ty"  dhe i preka lehte parakrahun. Ai u kthye nga une me nje pamje te trembur. Kamarjerja po na shikonte me nje pamje te cuditur

"Un.. Mm.." Po belbezonte po nuk po arrinte te nxirte asnje fjale te kuptueshme

"Duhet te nxitojm i dashur femijet po na presin ne shtepi" dhe shprehia e fytyres se tij ishte e pacmueshme ne ato caste. Po ajo e kamarjeres ishte me e mire akoma. Ajo e shkreta ishte e tramaksur. Le ta vazhdoj edhe pak kete loje.

"Xhejmsi,Ana dhe Aleksandri po na presin ne shtepi shpirt le te nxitojm" dhe nuk e di se si po arrija ta mbaja te qeshuren. Kamarjerja uli syte poshte dhe ja mbathi me te katerta ne guzhine.

Yesssssss Fitoreeee

Nje pike per Harisen.

Ne fytyren tende te persosur Leo.

Mmm... doja te thoja qe fytyra e tij eshte e bukur por jo e persosur.

Ose me mir le te themi cka jo keq.

Boll mendove gjera te tilla.

Duhet ti ve nje fre ketij trurit qe nuk pushon se theni budalliqe.

Me nje buzeqeshje triumfuese dola jashte dhe e lashe ate te shrete paksa te tramaksur dhe te tronditur.

Pas pak minutash ai doli jashte dhe pa thene asnje fjale hipi ne motorr.

Nuk e prisja te ishe kaq i heshtur. Mos duhej te mbrohej tani? Ose ta nxirrte veten nga situata duke thene nje nga ato shprehjet e cuditshme qe thone gjithmone djemte per te dale nga situata ' ishte vetem nje shaka' por jo ai eshte me i heshtur se nje statuje. Kjo heshtje po me ben nervoze.

"Pra..." Dhe kaq ishte ajo qe mund te thosha. Asnje fjale tjeter nuk me vinte ne mendje.

Ai u kthye nga une me nje shprehje fytyre qe thoshte' shpresoj te jesh e lumtur per ate qe bere'

Mos ai po priste qe une ti kerkoja falje? Atehere ai po shpreson kot. Une nuk bera asgje te keqe. Thjesht i prisha gostine e nates se sotme.

Kjo nuk duket edhe aq e keqe apo jo?

Ai eshte kaq... Oh si ta them nje egoist. Ka nje ego me te madhe se koka e tij.

"Do te shkojme apo jo?" tha me ne fund ai. Dukej qe ishte i acaruar.

Fillimi i FunditTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon