Kapitulli 51//Mos Kujto Se Harrova Qe Duhet Te Marr Me Shqelma Prapanicen Tende

440 40 42
                                    

(kapitulli 51-Mos kujto se harrova qe duhet te mar me shqelma prapanicen tende genjeshtare)

Isha duke kerkuar driten. Ate drite qe do me conte ne largesite e parajses, por ajo kurre nuk erdhi. Madje as pervelimin e flakeve te ferrit nuk arrija ta ndjeja. Pra jam gjalle?

Me sa duket akoma nuk ka trokitur ore ime. Universi do qe te jetoj edhe disa dite me shume.

Ndihesha e lodhur, por nuk kisha me dhimbje si me pare. Nje qetesim shpirteror me kishte sjelle perseri ne kete  bote te shthurur.

Hapa syte ngadale duke e lene driten e diellit te binte me kontakt me iriset e syrit per te bere lidhjen e gjerave. Isha ne spital kjo ishte e kuptueshme ne radhe te pare nga ato aparturat qe masnin rrahjet e zemres.

Nuk e di pse po me vinte ne mendje ajo shprehja "Rise and shine". Ndoshta sepse une spo mundem dot te shkelqej ne kete jete qe po ma merr frymen dita-dites. Jo mjaft me mendime depresioni. Duhet te heq dore nga keto dokrra te cilat me kane rrethuar ne ate muzgun e genjeshtrave te tyre.

Brodha syte neper te gjithe gjatesine e dhomes. Me te majte ndodhej nje dritare e vogel me grila,ne te djathte ishte nje si pune dollapi me ngjyre kafe qe prishte ate kontrastin e ngjyres se bardhe qe mbizoteronte ne te gjithe dhomen.

Se di se nga me doli nje renkim vajtues kur po perpiqesha te ngrihesha nga krevati. Kjo makineria idiote filloi te pulsonte shume shpejt dhe nje infermiere hyri brenda me te shpejte.

Ajo u afrua afer krevatit tim dhe nje buzeqeshje ju rivijezua ne fytyre. Hodha nje veshtim tek ajo dhe pash nje vajze rreth te 25-ave me nje trup paksa topolak dhe me sy te smeralde qe ndriconin ne kete bardhesi.

"Me ne fund u zgjove" tha ajo dhe shkoi afer monitorit dhe ndaloi ate zhurmen acaruese.

"Sa kam qendruar ne gjume? " e pyeta me kuiozitet.

"Nje jave" tha ajo dhe po meresh me serumin tim. Nje jave!!! Nje jave te plote? Mua me duket sikur dje po ndodhte gjithe kjo drame dhe tani kjo po me thote qe ka kaluar nje jave. Oh zot prinderit duhet te kene ardhur. Leo duhet te kete ikur me kohe. Oh zot ku e futa veten.

"Po ai djali qe ka qene ketu ku ka shkuar?" e pyeta. Ajo kishte nje qartesi prej engjelli qe shkonte shume me kete dhome ne ngjyren e reve te pambukta. Syte e saj moren nje shrehje qe tregonte dhimbje. Po pse duhet te ndjejne pikerisht dhimbje?

"Ai eshte jashte" tha ajo duke pare nga dera sikur po perpiqej te kujtonte ato momente kur e kishte pare.

"E kishte zene gjumi ne nje nga stolat e spitalit. I shkreti ka nje jave qe qendron atje,eshte larguar vetem per tu nderruar, pra jo me shume se 1 ore"tha ajo duke buzeqeshur dhe me pa ne sy kur mbaroi me te rregulluari serumin.

" Do ti them qe te vij?" me pyeti ajo dhe une po shikoja drejt tavanit dhe per nje moment mbylla syte. Ajo ishte afer meje arrija ta ndjeja zhurmen e frymarjes se saj. Nuk e di pse po mendohesha kaq shume. Duhej vetem nje pergjigje. Vetem po ose jo. Po pse po mendohem kaq shume?

Pa e menduar perseri thash me plot goje "Po" dhe ajo u largua me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre.

Mbylla syte fort dhe mora fryme thelle. Sekondat qe po kalonin po me ngjanin me minuta dhe minutat me ore. Koha eshte e ajo dera qe na con drejt realitetit por qe edhe na terheq ne skutat e erreta te parajses ku te braktis pa mare parasysh vuajtjet.

Nje e trokitur ne dere me zgjoi papritur nga bota e enderrave dhe une ktheva syte drejt deres. Ai ishte aty, i madherishem si gjithmone. Kishte veshur nje bluze sportive te grijte qe i tregonte pjesen e tij te formuar te kraharorit,nje pale xhinkse te zeza me ate zinxhirin qe ndodhej tek gjuri dhe qe ai e kishte fiksim. Kishte qeska poshte syve dhe kjo tregonte netet pa gjume qe ai ka qene. Por shkelqimi ne syte tij nuk ishte zhdukur. Ato po ndriconin si kurre me pare. Dhe besoj se dhe une te jap te njejten pershtypje, sigurisht pervec pamjes si gogol qe mund te kem tani.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now