Kapitulli 75// Vetem E Zeza

291 33 40
                                    

Po veshtroja Emen tek hyri ne Range roverin e Xhefit duke ma ber me dore nga xhami i makines. Dukej kaq e lumtur saqe ma percoi edhe mua kete energji pozitive qe kishte jave qe se ndjeja.

"Iku Ema?" pyeti babi duke qenduar ne krahun tim te djathte. Me trembi ne fakt sepse se kisha ndjere tek vinte. Mesa duket kam kaq shume gjera ne mendje saqe ndonjehere e harroj boten e vertete dhe vertitem neper shtigjet e pafundme te kujteses.

"Po" i thash ftohte qe te shmangia nje bisede me tim ate. Boll e pash per sot, madje e pash me shume sec duhet.

"Pse me shmagesh, mos kam bere ndonje gje?" tha ai i qete dhe une leshova nje buzeqeshje ironike. Ai duhet te jete duke u tallur.

"Naten" i thash dhe po beja te ngjitja shkallet,por ai me kapi doren dhe detyrimisht e ktheva koken. Ne fillim takova doren tek kyci pastaj syte e tij dhe  e veshtrova tinez. Ai u largua pak dhe e hoqi doren.

"Nuk mundem me Harisa, me dhemb shpirti kur ti sillesh kaq ftohte me mua" tha ai dhe me dhemben fjalet e tij. Ai se di sesa e pavlere dhe e mjeruar ndihem une tani. Shpesh pyet veten a do te ndryshonte ndonje gje po ta dinte ai se si ndihem ?

Me shume mundesi jo.

"Jam e lodhur babi po iki te fle" i thash me nje ton mosinteresimi dhe hodha hapat per ne shkallen pasardhese.

"Jo!" berrtiti "Ne do ta diskutojm tani" tha me inat. Se kuptonte ai qe une po perpiqesha ta shpetoja ate nga kjo situate. Edhe veten time.

"Cfare do diskutojm ba?" thash perseri e painteresuar. Samezi po pres te iki dhe te shtrihem ne krevatin tim te ngrohte dhe te enderroj per Leon. Te pakten ta takoj ne enderra.

"Mos u sill me mua keshtu zonjush" tha duke skermitur dhembet dhe mblodhi vetullat.

Doja ta leshoja veten. Me shume se cdo gje tjeter. Keto kohe kam qendruar kaq e mbyllur saqe nuk kam me fuqi as te flas. Dhe ai po me detyron te dal nga vetja. E di qe eshte im ate dreqi ta haj po perseri kjo duhet te kete disa kufij. Po bej gjithcka mundem qe ta respektoj sepse ndjenjat e fajit po me ha te gjalle. Po me konsumon ashtu si akrepat e ores ne lisharsen e vjeteruar.

"Me vjen keq babi po nuk jam ne humor per nje debat tani" ju pergjigja tinez pa me interesuar per mendimin e tij tashme.

"Harisa dua pergjigje dhe i dua tani!!" berrtiti sa kishte ne koke duke me drejtuar gishtin ne menyre autoritare. Besoj se ime me po mban vesh pas deres. Ajo nuk nderhyn ketu me, nuk me mbron me, si interesoj me.

"Ne rregull ba do ti tregoj te gjitha" mora fryme thelle dhe vazhdova  "E DUA LEON,ne rregull, e kam dashur qe ne heren e pare qe e pash. Dhe nese do ta dija qe ai ishte djali i atij psikolatit perseri nuk do te kishte ndryshuar gje" thash e qete duke mare kohen time per artikulimin e fjaleve. E dija qe kjo do ta nxehte por sme interesonte me. Nuk i nxora te gjitha ato qe mendoja. Kisha frike se mos i ndodhte ndonje gje.

"Si guxon ti thuash keto fjale ne pranine time" tha i nxehur "Isha ai qe te rriti dhe te beri kjo qe je, jo ai shkerdhata qe merret me budalliqe ashtu si i ati" nxori helmin im ate nga goja.

"Ah baba akoma se ke kuptuar" thas qete-qete duke mos u ndikuar aspak nga fjalet e tij " Nuk mundem te jetoj pa te, eshte sikur ti te jetosh larg nga mami. Mundesh dot ti?" kur ai qendroi i qete un vazhdova "Ta kthej un pergjigjen. JO. Ti mund te na kesh ndare, por ai do te jete gjithmone ne jeten time. Ketu?" dhe drejtova gishtin tek pjesa e majte e kraharorit duke simbolizuar zemren.

"Harisa po flet percart me duket. Harroje ate. Ai nuk ben per ty. Do te gjejme nje tjeter me te mire" tha ai duke ngritur duart si per perqafim dhe po afrohesh afer meje. Ngrita doern per ta zmbrapsur hapin e tij te cale.

Fillimi i FunditМесто, где живут истории. Откройте их для себя