Kapitulli 63//Syte E Mi Po Pagezoheshim Me Kete Pamje Ashtu Sic Pagezon Prifit

414 38 203
                                    

/Kapitulli 63-Syte e mi po pagezoheshin ashtu sic pagezon prifti mekataret/

"Rreze drite zgjohu, arritem" me lujti pak Leo dhe e afroi koken afer qafes sime duke me guxhulitur paksa me qimet qe i ishin krijuar ne fytyre. Se kisha pare ndonjehere Leon keshtu, atij i pelqen mos te mbaj mustaqe, ose te pakten keshtu mendoja une, por eshte dicka ndryshe, dicka me burrerore, e tregon si me te rritur dhe me te pjekur, gje qe cuditerisht me pelqen.

Hapa syte me ngadale nen aromen e embel te kolonjes se tij dhe e pash ate tek me buzeqeshte si nje manjak. Keshtu qe dhe une buzeqesha si me erdhi me per mbare edhe pse jam shume e sigurte qe po qesh me keq se ai.

Dola nga makina dhe syte e mi u verbuan. Oh sa shume u verbuan.

Une mendova qe do te ishim ne ndonje hotel, por jo kjo ishte nje shtepi, madje nje shtepi e mahnitshme.

Duhej ta kisha mar me mend kur perplasa koken me xhamin e makines kur ajo do te kete pasur nje takim te pafate me ndonje grope. Oh dreqi ta haj syte e mi po pagezoheshin me kete pamje ashtu si prifti pagezon mekataret.

Shtepia gjigande qe kisha perpara ishte nje shtepi prej druri te kuqerremte, me dritare te vogla dhe nje dere te madhe te kuqe me disa gdhendje kafshesh ne to qe ngjanin si te verteta. Kishte nje kopesht perpara qe ishte e rrethuar me nje gardh me derrasa te kafe qe krijonte nje simfoni te mahnitshme ngjyrash me shtepine. Samezi po pres ta shoh se cfare ka brenda.

"Eshte kjo gje e vertete me picko pak" i thash atij teksa e humba vemendjen tek kjo pamje e mbrekullueshme, kur ndjeva nje dhimbje mbi krahun tim te majte qe e beri te kerceja pupthi me shume nga habia sesa nga dhimbja.

"Ej ca ben ore?!" i berrtita atij, kurse ai kishte mare nje pamje gazmore ne fytyre.

"Ti me the te te pickoja, dhe un e bera" the ngriti pak shpatullat lart per te treguar qe ishte i pafajshem.

"Ishte nje pyetje retorike o qyp" dhe ai e ktheu koken me ngadale, sikur te ishte ne ritmin e ndonje muzike te frikshme dhe kishte ate buzeqeshjen e frikshme ne fytyre. Oh mut ku e futa veten

"Ca me quajte ti mua?"

"Hmmm....Qyp?" thash duke sfiduar shikimin e tij. Nese ai mendon se do te zmbrapsem para nje sfide edhe pse e di qe e kam te humbur qe ne fillim e ka shume gabim.

"Thuaje edhe njehere dhe do ta shohesh ku do perfundosh" tha dhe mu afrua deri sa buzet tona ishin vetem pak centimetra larg.

Ashtu nen ritmin e frymarjes se pershpejtuar, nen ftohtesine e nates se nje mbremjeje dhjetori, nen zhurmen e bulkthave qe ngjanin sikur po mbanin nje koncert recital vetem per ne, Leo ne vend qe te me puthte ashtu sic po shpresoja, me ngriti, me mori ne shpatullen e tij dhe me solli ne prapanice.

Gulcova dhe ju ktheva me inat "Ej ca ben se me vrave" por e vetmja gje qe fitova prej tij ishte nje ngerdheshje.

"Ta dish qe sonte do te ndeshkohesh" dhe vura re nje ton entuziazmi ne zerin e tij. Qesha nen hunde dhe i thash

"Vazhdo enderro bjondo"

"Enderrat e mia behen gjithmone realitet" tha me siguri duke me tundur.

"Ej kujdes idiot" ja thash me provokim perseri

"Oh sa do kenaqem sonte" dhe kesaj here ishte radha ime te buzeqeshja vesh me vesh.

Ai hapi deren, me mua akoma ne kurrizin e tij. Si ka mundesi qe nuk eshte lodhur akoma. Ndoshta do vetem te me mahnisi mua, por ka kohe qe ai ma ka marre zemren. Ndoshta kur ai nuk e dinte as vete.

Fillimi i FunditWo Geschichten leben. Entdecke jetzt