Kapitulli 52//Romanticiteti Me Ka Shqerosur Se Tepermi

442 42 53
                                    

Fatmiresisht prinderit e mi nuk kishin mare vesh gje per mua. Doktor Pauli e kishte mbuluar mire kete ngjarje. Ai i kishte thene qe kisha shkuar ne nje udhetim shkollor jashte vendit, ku do te studionim boten e gjalle dhe do te vinin ne zbatim nje teori, do te vinim ne praktike aftesite tona mbijetuese  dhe nuk lejoheshin telefonat. Ai i kishte thene qe koha qe do te ktheheshin ishte e papercaktuar, kjo varej nga kohezgjatja e eksperimentit.

Ata ishin treguar pak mosbesues ne fillim, por e di shume mire qe Pauli eshte nje njeri kembengules dhe do gjithmone ti dali e tija. Dhe ne fakt funksionoi.

Hec e mere vesh sesi e beri ai kete po nejse. Rendesi ka qe une jam e shpetuar.

Kishin kaluar 3 dite qekur kisha dale nga koma dhe po merzitesha si derr ketu, ne kete krevat te bardhe. Kjo bardhesi po me vret syrin. Smundem ta duroj dot me.

Leo eshte treguar shume i mire me mua keto dite. Une i thash qe te shkonte ne shkolle, por ai nuk pranonte, thoshte se kishte frike te me linte vetem dhe nuk kishte arsye te shkonte nese une nuk isha atje. A nuk eshte ai nje thesar?

Por perseri e binda qe te shkonte qe te merte dhe detyrat e mia, sepse kam frike se mos ata lajmerojne familjen time. Nuk jam e sigurte nese doktori i ka rregulluar keto pune.

Besoj se keto kohet e fundit jam bere shume romatike. Romaticiteti me ka sheqerosur te tepermi, por ne fakt me pelqen vetja ime e re. Ndihem mire, me e lire dhe sikur jam pershtatur me boten, kam gjetur vendin time ne kete bote. Para pak kohesh nese dikush do te me thoshte qe beson ne dashuri une do ti pergjigjesha me ate shikimin qe thote 'ik mo me ca koken'.

Edhe shpeshhere nuk jam e bindur nese e meritoj gjithe kete lumturi, por pastaj mendoj se mos kjo eshte nje menyre tjeter qe zoti po perpiqet te dali i lare nga fatekeqsite qe me ka derguar. A kam te drejte?

Sinqerisht nuk e di. Eshte ajo shrehja e famshme 'GJITHCKA NDODH PER NJE ARSYE'. Nuk i kam besuar dhe kurre sdo ti besoj. Pse une e pata fajin qe me ra per pjese te kisha nje semundje te pasherueshme me nje kohemates qe me ben cdo sekonde ate tik takun e urryer qe paralajmeron nje jete te zhytur ne sketerren e erresires?

Apo e kam une fajin qe u dashurova edhe pse e dija qe do te vdisja? Jo ky nuk eshte faji im. Ishte thjesht fati qe kryqezoi rruget tona, duke na njohur me kete ndjenje te re qe na ka futur cdo here e me shume ne mendime.

"Tak tak" tha Leo duke hapur me ngadale deren dhe kishte nje pamje rrezellitese ne fytyre. Une kalova duart me te shpejte mbi floke duke rregulluar ndonje fije te pabindur dhe te dukesha pak me e paraqitshme dhe  dyshoj qe tani ngjaj si ato grate e shpellave qe se di cfare eshte dushi.

Dukej shume i lezecmen i veshur me nje kostum sportiv Adidas, ne ngjyre te gri dhe me disa viza anes. Mbi shpine kishte canten e shkolles dhe supozoj se ai ka kthyer direkte tek une.

Kaloi duart mbi floke dhe me ate buzeqeshjen e tij prej miliona dollareshe u ule prane meje duke me dhuruar nje puthje te gjate qe me trallisi te teren, e harrova fare arsyen qe isha e merzitur dhe ne fytyren time u rivijezua nje buzeqeshje e madhe

"Bjondo me ne fund erdhe" i thash une duke e perqafuar fort, duke u mbushur me ate aromen e kolonjes se tij qe me pelqente aq shume.

Ai me ledhatoi floket dhe me kaloi buzet mbi qafe dhe une leshova nje renkim nga ai gjesti i papritur.

"Si ishte shkolla? " e pyeta duke u larguar pak nga krevata qe ai te shtrihesh me mua. Ai la canten mbi karrige dhe u ule me kujdes afer meje sikur une te isha nje kukull porcelani qe do te thyhej.

"Eh si gjithmone" mu pergjigj direkte ai me nje shprehje indiferentizmi ne ze, duke pare tutje larg meje.Duhet te kete ndodhur dicka. Me siguri qe i eshte zene me ndonjerin.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now