Kapitulli 40//Thuaje edhe njehere

539 50 34
                                    

"Vogelushe zgjohu" po me thoshte dikush duke me ledhatuar flokun dhe me dhuroi nje puthje ne balle. Une qesha me vete nga kjo perkujdesje e tij.

U ktheva nga ana tjeter dhe vazhdova 'gjumin tim te bukurise'.

Ai e ngjeshi kraharorin pas kurrizin tim dhe rrethoi duart rreth meje ne brez. Une bashkova duart me te dhe buzeqesha lehte akoma me syte mbyllur. Jam akoma shume e lodhur nga nata e djeshme. Sme mbajne me kembet.

Ai afroi koken ne faqen time dhe fryma e tij e ngrohte me elektrizoi te teren.

"Dua te zgjohem gjithmone prane teje rreze drite. Kjo ndjesi me ben te ndjehem si ne shtepi edhe pse une ne shtepine time jam,por e kam fjalen per ne te dy. Te perqafuar cdo mengjes dhe...." Une e nderpreva duke kercyer pupthi nga fjalet qe sapo dolen nga goja e tij

"Kjo eshte shtepia jote?" E pyeta e shastisur. Une e dija qe ai ishte i pasur por jo kaq shume i pasur.

"Pse nuk te pelqen?" Me pyeti duke ngritur njeren vetull dhe duket qe pyetja ime nuk i pelqeu shume

"Epo po qe shtepia jote atehere nuk kemi pune me bashke" i tash me tallje e siper per ta bere mengjesin pak me shume e energjik.

"Cfare? Pse?" Tha ai i cuditur dhe u ngrit nga krevati

"Une nuk dal me djem te pasur" i tash dhe po kerkoja neper dhome per rrobat e mija. Nje zot e di ku kane perfunduar. Arrij vetem te shoh bluzen e tij ne gjithe kete rremuje. Ketu duket sikur ka plasur lufta e trete boterore.

"Nuk e ke seriozisht apo jo?" Dhe ne tonin e tij te zerit mund ta vije re fare qarte friken. Kjo me beri per te qeshur,por po e mbaja veten. Duhet ta coja kete loje deri ne fund.

U ngrita nga krevati dhe i ndjeva syte tij mbi mua dhe me pelqeu. Hodha hapa te ngadalte per ta bere ate te vuante me shum. Ktheva koken nga ai dhe e pash qe ai po kafshonte buzen nga deshira. Ngrita bluzen e tij nga dyshemeja dhe e vesha. Ajo ishte e vetmja rrobe qe kisha mbi trup dhe me beri pak nervoze ne fakt. Po sikur atij mos ti pelqej trupi im? Dhe ne naten e djeshme mos ta kete vene re sepse ka qene i dehur? Une nuk jam aq keq apo jo?

Duhet te dyshoj kaq shume tek vetja?

Ai u ngrit dhe me perqafoi nga mbrapa. Gjithmone kam dashur kete gje. Oh sa i mire qe eshte kur sillet keshtu. Me ben ta pelqej me shume dhe kush e di ndoshta edhe ndonje dite ta dua. Por duke pare se cfare reaksionesh shkaktohen ne trupin tim nga prekjet e tij atehere nuk do te cuditesha shume.

"Harisa me thuaj qe po tallesh!" Ma tha me ton lutes dhe mua po me vinte keq per kete bjondin dhe vendosa tja thosha te verteten.

U ktheva nga ai dhe ja kapa faqet si ja kapen nje femije te vogel me faqet e buta dhe bucko dhe i tash

"Po tallesha o bjondo. Mos kujto se shpetove kaq shpejt nga une" dhe ai beri ate buzeqeshjen e tij te hijshme dhe te bukur si te nje princi.

"E di qe me duhet te lahem. Qelbem ere" i thash atij.

"Mund te lahemi te dy nese do?" Tha ne menyre provokuese dhe me puthi ne shpatull. Edhe pse me pelqen shume ky djale dhe do te doja te me prekte serish preferoj te jetoj me mire. E kam serjozisht. Zemra ime po gufon dhe gulcon qe tani. Nuk jam e sigurte nese do ta perballoja me. Dhe duhet te kthehem dhe ne shtepi. Doktori duhet te jete nxehur shume me mua plus qe kam edhe pune per te bere.

"Mmm.... me ler te mendohem...jo" i thash dhe ai vari turinjte. Pse e torturon ate te shkrete moj Harisa? Ja hoqe ate buzeqeshjen xixelluese nga fytyra.

Turp te kesh.

Ai u mendua pak,shkoi ne dollap dhe nxori disa rroba per mua.

"Merri keto. Une po shkoj te lahem ne nje nga banjat poshte dhe mos u vono shume,kam plane per sot,per ne te dy.."dhe qeshi djallezisht. Dhe ja tek u kthye perseri ai djali i keq. Duhet me patjeter ta nxirrte jashte kete ane te tijen?

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now