Kapitulli 55//Rrife Deri Sa Ti Dali Shkuma

385 43 55
                                    

Ndaluam para nje ndertese shumkateshe. Ne fakt ta shikoje ne pamje te pare mund te dalloje shume mire ate logon e madhe ne formen e W qe as ja kisha idene se cfare simbolizonte, por cudia me e madhe ishte se ne nuk u ngjitem lart, por u futem nentoke.

Koridori ishte i lyer ne nje ngjre gri si ne te zeze dhe viheshin re disa te cara atje-ketu qe te beje te mendoje se me te vertete kishin lidhje me ate ndertesen e madhe dhe te mirembajtur qe pame ne hyrje?

Sapo hecem pak metra fillova te degjoja disa te berrtitura qe vinin pak me tutje.

Ky vend ishte i mbipopulluar. Shikoje lloj-lloj fytyrash ngado drejtim qe te hidhje syte. Ndjehet aroma e tepruar e tymit te duhanit, frymarje alkoli dhe me e keqja era e rende e djerses. E dija qe nese qendroja me shume ketu do te me vinte per te vjelle,por ai shikimi ne syte tij me beri ti kaperceja te gjitha.

Djemte jane krijesa te cuditshme, si mund te rrine ata ne nje vend te tille dhe mos ta ndjejne cdo 5 minuta deshiren per te vjelle?

Ne qender ishte vendosur nje ring boksi me ngjyre neutrale dhe njerzit ishin rrethuar anes saj sikur po prisnin te dilte mbreteresha e Anglise.

Leo me kapi doren dhe me dha nje buzeqeshje ngushelluese, mund ta shihja fare qarte ngazellimin ne syte e tij.

Papritur fryma e tij e ngrohte peshperiti dicka ne veshin tim, duke me bere te kerceja pupthi nga habia. Ai vuri buzen ne gaz dhe kesaj here vendosi njeren dore pas qafes sime.

"Mos e lesho doren time rreze drite" dhe ngriti zerin mjaftueshem per te bere te mundur qe une te degjoja mbi kete zhurme cjerrjesh te pakontrolluara qe mbizoteronte.

Leo po hapte rrugen perpara si nje aventurier qe perpiqet te shkoje sa me shpejt drejt asaj qe kerkon. Po cfare dreqin po kerkonte?

Ngjitem disa shkalle prej hekuri ne forme rrethore dhe kur arritem ne krye te tyre ndodhej nje djale rreth te 20 me tipare te ngurta dhe me nje trup muskuloz, me shume sesa te Leos qe me percoi nje ndjenje frike.

Leo e takoi ne ate menyren"perqafim burrash" dhe le ta quajme 'statuja' sepse une ende nuk ja di emrin, por ai ate pershtypje te jep, i dhuroi Leos nje buzeqeshje dhe i vuri doren ne sup.

"Ku ke qene o burre gjithe keto kohe, na ke munguar" tha ai dhe Leo buzeqeshi me zhurme duke kthyer koken ne drejtimin tim, duke me bere dhe mua te dukshme per statujen i cili po me egzaminonte nga koka te kembet.

"Kam pasur gjera me te rendesishme per te bere dhe disa deshira te cmendura per te plotesuar" dhe qeshi nen hunde kur une i 'dhurova' ate shikimin tim zhbirues dhe moskokcares.

"Se kuptova" tha ai i turbullur duke hedhur syte sa tek une sa tek Leos per te mare nje pergjigje.

"Une nuk kam arritur akoma ta kuptoj per vete" tha Leo duke e futur akoma edhe me shume ne ate boten e konfuzionit statujen. Sigurisht qe e kishte fjalen per mua, te them te drejten akoma nuk kam arritur ta kuptoj veten, po nuk eshte ne fund te fundit aventura jone me e madhe ne kete bote qekur kemi lindur zbulimi i vetvetes

Leo me hodhi njeren dore mbi supe duke me afruar afer vetes dhe me puthi ne faqe duke markuar territorin e tij.

"Kjo eshte e dashura ime Harisa, Harisa ky eshte Roni nje shoku im qe e kam njohur tek betejat" Roni afroi doren dhe une e bashkova me te tijen duke e ndjere ashpersine e atyre duarve. Nuk e di pse gjeja e pare qe mendova ishte se sa njerez mund te kishte vrare ky person, edhe pse Leo eshte pjese e nje bande perseri une hezitoj ta pranoje qe ai ka vrare ndonje njeri, se di pse thjesht nuk dua ta pranoj.

"Ne po shkojme tek vendi yne i zakonshem" tha Leo duke udhehequr rrugen.

"Mos u largo shume, pas pak fillon nje ndeshje me kampionin tone te ri"

Fillimi i FunditOnde as histórias ganham vida. Descobre agora