Kapitulli 42//Kam krijuar nje perbindesh

522 46 31
                                    

"Pra mberritem" thash dhe hoqa rripin e sigurimit. Leo me kishte cuar ne shtepine e doktorit. Ktheva shikimin nga shepija ne ngjyren e gjetheve te arta dhe me pas e perqendrova shikimin tim ne nje pike ne zbrazeti.

Duheshin edhe 3 dite perpara se te ktheheshin prinderit. As vete nuk e kam kuptuar se si kane kaluar keto dite.

"Uh po" pothuasje psheretiu duke lene te dukesh qe ai ishte i merzitur. Edhe une nuk doja te ndahesha nga ai,por eshte me mire qe ta mari pak malli per mua. Plus qe kam edhe per te shkuar ne pune pas nja dy oresh. Disa njerez duhet te punojn per te jetuar. Nuk jemi te gjithe te ushqyer ne nje kupe floriri.

"Po iki atehere" thash dhe hapa deren te dilja perjashta. As vete nuk e kuptova se si ai doli perpara meje.

Me mbeshteti pas makines dhe me pa drejt e ne sy. Me kaloi nje fije anesh veshit dhe vendosi doren poshte nofulles sime duke e ngritur pak qe une ta shihja ne sy.

"Ti do te ikje pa me dhene nje puthje" tha me ze ironik dhe pyetes. Haha po pra nuk eshte se ai e kerkoi. Edhe sikur ta kerkonte prap sdo tja jepja.

"Po" thash me vetbesim. Ai me dhuroi nje nga ato buzeqeshjet e tij djallezore qe me dridherojn dhe me peshperiti ne vesh.

"Ti je e imja dhe askush tjeter nuk do te te preki, u kuptuam?" 

Nje vale elektrike me kaploi dhe kafshova buzen e poshtme per te fshehur buzeqeshjen qe do me formohej.

"Mos e bej ate" tha ai duke me hequr vemendjen nga mendimet e mia.

"Cfare?" e pyeta une e cuditur

"Mos e kafsho me buzen" dhe une u turbullova nga pergjija e tij. Ky ishte nje ves qe e kisha qe e vogel. Nuk mundja dot ta ndyshoja,por pse e  bezdiska Leon.

"Pse?" Dhe po prisja pergjigjen e tij.

"Sepse me eksiton" dhe une ngela e shtangur. Ok ne rregull. Me kapi te papergatitur. Meqe paska kete efekt mbi te pse mos ti bejme gjerat akoma me interesante.

"Po sikur te te them qe une dua qe ti te eksitohesh" dhe u cudita me veten qe si ka mundesi qe arrita ti ktheja pergjigje aq shpejt. Dhe ne nje menyre kaq...epo jo si vetja ime e meparshme. Zakonisht ul koken dhe preferoj ti degjoj ato qe thuhen ne heshtje,por kur jam prane tij cdo gje ndryshon.

"Atehere ti do te ndeshkohesh" tha ai dhe lepiu buzet ne menyre provokative. Besoj se ndeshkimet e tij do te jene pak te pacipa.

"Cfare lloj ndeshkimesh?" i tash dhe ai menjehere ngjeshi trupin e tij pas timit dhe kaloi njeren dore mbi bel. Une leshova nje gulcim dhe ai afroi buzet e tij afer te mijave. Aq afer sa arrija ti ndjeja te ajrin e ngrohte qe perplasej mbi buzet e mija.

"Po kalon ne anen e erret vogelushe,por ta dish qe nese futesh nuk ka me kthim mbrapa" dhe une nenqesha. Po si pra,nuk eshte se isha ndonje engjell. Te gjithe e duan parajsen,por une preferoj ferrin.

"Kush te tha qe une nuk e pelqej erresiren?"

Dhe ai pa me nje shprehje te habitur. Sikur te ishte duke pertypur akoma ato qe une sapo thash. Epo shume keq qe une nuk jam ai engejlli qe te gjithe mendojn se jam. Dhe nuk kam deshiren me  te vogel per te ndyshuar.

"Oh zot i madh kam krijuar nje perbindesh" tha me tallje ai duke ngritur duart lart sikur po i fliste zotit. Buzeqeshja me shkoi vesh me vesh dhe e kapa prej bluze dhe e terhoqa veshtrimin e tij poshte tek une.

"Ti mund te kesh krijuar nje perbindesh,por kur te kem mbaruar pune me ty ti do te jesh nje engjell qe do perhapi miresi ne kete bote" dhe leshova nje ngerdheshje.

"Ah ashtu,do ta shohim si do ta besh kete vogelushe" dhe me kaloi njeren dore mbas koke dhe me puthi. Ja ktheva pothuajse menjehre dhe fillova te levizja buzet ne sinkronizim me te tijat. U perhumba ne ate puthje dhe ajo ndjenja e ngrohte dhe e dashur filloi te shaqej serish,por ne u nderpreme kur dikush thirri emrin tim.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now