Kapitulli 66// Do Behem Si Ronaldo

375 37 62
                                    

Jane disa ndjenja qe edhe pse perpiqemi shume nuk arrijme dot ti shmangim. Keto ndjenja te perpijn ne strofken e tyre dhe te lene te endesh perjetsisht rrugeve te ndergjegjes.

Kjo eshte arsyeja qe nuk po arrija dot ta largoja kete inat qe kisha brenda vetes. Ne fillim ishte vetem nje merzitje tej mase e madhe, por pasi logjikova mendimet me cuan vetem tek nje e vertete.... qe une kisha te drejte. Gabimi im i vetem eshte qe u dashurova pas Leos, por askush nuk mund ta ndali zemren. Apo mundet?

Ai kishte bere gabimin fatal duke me larguar mua nga jeta e tij , duke mos me quajtur me vajzen e tij dreqi ta haj. Si dreqin duhet te reagoja une kundrejt kesaj gjeje?

Vete babai im, idhulli im, sapo me kishte nxjerr nga jeta e tij si pa te keq duke me lene me pershtypjen sikur kurre sme ka dashur.

Duhet te beja dicka.

Ne djall te vej, ai duhet te bente dicka mutin. Eshte faji i tij per kete gjendje. Nese ai do ta kishte pranuar Leon e gjithe kjo nuk do kishte ndodhur. Fundi, fundit c'faj ka Leo qe babai i tij eshte nje mosmirnjohes?

Ai as nuk e njeh fare Leon dhe e hodhi direkte nga shtepia si nje qen. Smundem ta toleroj me kete. Jo kur e di qe te pakten te jem e lumtur me te per sa kohe me nga ngelur. Por im ate spo ma le as te hedh nje hap pa e vrare trurin se sa shume e kam lenduar.

E di cfare? Ne djall e gjithe kjo. Boll qeshe kjo vajza e mire dhe e sjellshme qe te gjithe prinderit duan, boll me moren neper kembe, boll e lash veten te me ofendojne mbrapa kraheve,sese mutin meritoj me shume, shume me shume. Jam e forte, shume me e forte se ata.

Kush do ta kishte perballuar nje semundje te tille vetem? Kush do ta kishte mbajtur te fshehur faktin qe do te vdiste?

E pra une e bera dhe jam krenare per veten. Dhe ne djall te gjithe ata qe thone te kunderten.

*****
"Rreze drite cfare kerkojme ketu?" me pyeti Leo duke e hedhur veshtrimin nga une. Thjesht heca perpara me koken lart drejt nje rruge qorrsake ku mund te thyeje qafen nese nuk shikoje poshte,por une e kisha mesuar permendesh kete rruge. Aq sa e kisha pare shpesh ne enderr.

Kjo ishte rruga ku te conte tek nje person shume i vecante per mua. Nuk do te perdor kohen e shkruar duke thene ' ishte ' sepse ai eshte akoma. Edhe pse kane kaluar 4 vite qe atehere. 4 mut vitesh qekur ai u ngrit ne qiell dhe me la me nje brenge te madhe ne zemer. Kush do ta dinte qe ngjarjet do te perfundonin ne kete menyre?

Pa e vene doren ne zjarr fare do ta doja te isha une ne vend te tij. Doja qe te isha une, ajo qe do i duhej te shikonte nga lart se si ai rritesh, sesi do te marroste vajzat me ate shikimin e tij, sesi do te behej nje futbollist i famshem sic thoshte gjithmone ai 'Do behem si Ronaldo" dhe une qeshja me ciltersine e tij, me shpirtin e tij naiv dhe buzeqeshjen rrezellitese qe ma bente diten me te mire ne cast.

Ai nuk harronte kurre te me jepte nje puthje perpara se te nisesh per ne shkolle dhe ndonjehere puthte aq fort saqe e bente faqen tere peshtyme. Menyren sesi hynte ne dhome dhe me tregonte per diten e tij edhe pse une i thosha te largohesh. Oh sa e trashe kam qene. Sa mjerisht budallaqe.

Ne qeniet njerzore kemi nje problem... nuk arrijme ti veme re te mirat qe kemi perpara syve deri ne momentin qe i humbim. Dhe e di pse e bejme kete? Sepse jemi disa qenie pavlere qe vetem lendojme dhe luftojme per te arritur ne maje,ku ne fakt atje nuk ndodhet asgje vecese nje zbrazetire ndjenjash dhe zili per para.

Pasi kaluam drejt rruges gjarperuese dhe qendruam perpara qivurit te vellait tim te vogel, e lash ate frymarjen e mallkuar te takohesh perseri me dhenesin e jetes se saj.

Leo qendroi afer meje dhe priti ne heshtje per nje shpjegim nga ana ime.

Po une nuk isha ne gjendje te beja asgje. Me mijera kujtime vershuan ne mendjen time duke ma bere me te veshtire frymarjen dhe qendrimin ne kembe. E detyruar nga rrethanat, u ula afer varrit te tij dhe ai beri te njejten gje. U ul afer meje dhe po lexonte shkronjat e gdhendura mbi varr "XHEK NEVILL 2004-2014".

Kalova doren me ngadale mbi shkronjat sikur po u kerkoja nje pergjigje, nje pergjigje qe kisha 4 vjet qe e kerkoja ne ate dreq varri.

E dija qe ai nuk do te ma bente pyetje, sepse ai e di qe kjo eshte nje teme delikate keshtu qe une mblodha forcat dhe fillova ti thosha ato fjale qe kisha vite qe i nxirrja si perralle nga goja, sikur nuk kishin me asnje fare rendesie edhe ato te vrisnin si nje thike ne zemer.

"Xhek Nevill, vellai im i vogel vdiq me 14 prill 2014. Ai u shtyp nga nje makine qe po kalonte me shpejtesi dhe ngeli i vdekur ne vend"dhe lotet filluan te me binin curguj mbi faqe duke ja lene vendin disa te rejave qe ta pasonin.

" Mbaje veten Harisa" filloi te me thoshte ai zeri brenda vetes.

" Vrasesi nuk u gjend kurre, ashtu si nuk u gjend kurre edhe pjesa e humbur e zemres sime, ajo pjese ku une humba vetveten dhe arsyen per te jetu...." dhe ndjeva dy krahe te forte qe me mbeshtolllen ne ngrohtesine e tyre. U mbeshteta ne kraharorin e tij dhe fillova te qaja me denese si nje femije i vogel. Kisha nevoje te qaja. Jo per vete, por per tim vella, per ate qe ai duhet te behesh, per njeriun e mire qe do te krijohesh, per ate thyesin e zemrave qe une e parashikova kur te rritesh..por tani asgje. Enderrat e mia u shuan kur ai u mbyll ne arkivol perjetesisht dhe harroi te hapte syte per te pare edhe njehere rrezet e ngrohta te diellit qe vallzonin aq bukur me iriset e syve te tij. Ai duhet te jetonte per te pare edhe njehere nderrimin e stineve, ajrin e paster te dhjetorit dhe shijen e embel te biskotave te krishtlindjeve.

Por ai nuk beri asnjeren prej tyre, sepse u vra nga nje i droguar qe nuk pati meshire as ta conte ne spital, por e la te vdiste aty ne gjakun e tij.

Fillova ti bija fort kraharorit te Leos kur ajo pamje u ngulit perseri ne mendjen time.

Po tregohesha patetike, perseri patetike. Fshiva lotet me cepin e bluzes dhe fillova ti flisja Xhekut.

"Xhek, shpirti i motres, ky eshte Leo. Jo ai Leo yt qe ti luaje perdite futboll, ky eshte Leo im"dhe pash me syte te dashurit tim per ti shprehur admirimin qe kisha per te. E kapa te duke me veshtruar dhe qesha nen hunde.

"Ai eshte nje djale i mbrekullueshem Xhek, ashtu sic ishe edhe ti. Me fal qe ste kam vizituar bukuroshi im por kam kaluar aq shume keto kohe..." dhe lash nje psheretime te me shpetonte.

"Kam nje lajm te mire Xhek, se shpejti do te jemi te dy se bashku, do vij te te vizitoj ashtu si te kam premtuar 4 vite me pare" dhe Leo me shtrengoi doren fort.

U ktheva nga ai dhe i thash "Dua te bej nje tatuazh"


°~°~°°°°~°~°°°
Helloooo chikitas😘😘😘
Shkolla mbaroii me ne fund. Jam kaq e lumtur saqe dua te berrtas. Dhe e dini ca do te thote kjo.... UPDATE DITE PER DITE YEAHHH😆😆😆

Pra kujt i kishte vajtur mendja qe vellai i saj kishte vdekur? As un se dija po me erdhi spontanisht dhe e shkruajta. Kjo pjese i dedikohet VodkaBambi Klea12349 dhe pjesen tj e kane te tjere si psh anavisaShabanii se do jete me romance. Kush do dedikim te thoje ok graria. Hajd puc shifna nsr😍

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now