Kapitulli 70//Never Be Alone

362 41 111
                                    

(Kjo eshte nje nder pjeset me te bukura qe kam shkruajtur, keshtu qe me thoni cfare mendoni se e kam me merak😋)

Nuk mund te flija. Syte mi ishin mesuar me erresiren e nates dhe aromen e ajrit te paster saqe kisha frike se nese i mbyllja syte nuk do mundesha dot ti hapja perseri te nesermen. Enderrat kane qene arsyeja perse nuk mundesha te takohesha me naten. Nuk kam pasur me makthe qekur Leo eshte prane meje. Ai eshte hajmalia ime.

Duhet te bej dicka per te kaluar naten e sotme, por cfare?

Hoqa duart e Leos me kujdes nga beli dhe e pash eshe njehere fytyren e tij engjellore, gropezat e bukura qe i krijohen ne faqe,floket e shpupuritur. Ne gjume duket kaq paqsor dhe i lezecmem, te duket sikur eshte nje engjell.

Mora kompjuterin dhe nje batanije dhe zbrita shkallet. Bera shpejt e shpejt nje kakao dhe dola ne ballkon. Menjehere ajri i ftohte goditi lekuren time dhe nje dridherime me pershkoi te teren. Ishte dhjetor dhe rrymat e ftohta ishin shume te pranishme ne Kaliforni ne kete sezon.

Ndeza komjuterin dhe ne desktop doli fotoja ime me vellain duke ngrene akullore, mua po me rridhte akullorja, kurse ai kishte drejtuar gishtin nga une dhe qeshte. Kjo ishte nje nga fotot me te bukura qe kam nga ai. Kalova doren mbi fytyren e tij dhe  lash disa lot te me shpetonin nga kafazi.

Doja ti nxirrja keto ndjenja, ti lija te shkonin ne nje udhe te gjate dhe mos te ktheheshin per nje kohe te mire, por ishte e veshtire, shume e veshtire. Ne mendje luheshin papushim ngjarjet e shkuara. Fjalet e doktor Paulit 'Nuk ka sherim' zinin vendin kryesor,por edhe ngjarjet e fundit po me hanin te gjalle pak nga pak. Ato donin te me shtypnin shpirtin dhe te me linin vetem me nje ngergjegje te shkerrmoqur nga ndjenja e fajit. Dhe do ta arrinin nese nuk do ta kisha ate bjondin qe po fle paqesisht sepse po kujton se une jam prane tij. Po per sa kohe? Dhe sa duhet qe te ndodhi?

Jo mendon pozitivisht Harisa, beje per Leon, per prinderit e tu, per Emen, per doktorin, per... Mateon edhe pse ngjarjet e fundit e kane perkeqsuar miqesine tone ai ka luajtur nje rol te madh ne femijerime time dhe nuk mundem thjesht ta hedh tutje sikur nuk ekzistonte. Per njerzit qe te duan dhe ti i do. Harroje kete gje dhe lere jeten te rrjedhi ashtu sic eshte parashikuar, mos e vrit mendjen per gjera te tjera qe nuk kane asnje dobi.

Mora fryme thelle dhe e vendosa. Do ti le gjerat qe te shkojne si te duan, do te jetoj sikur e nesermja mos te ekzistonte, do te qesh edhe sikur te jem duken dhene frymen e fundit, sepse une jam e forte, mund ta bej kete.

Tani duhet vetem ti nxirrja jashte keto ndjenja, keshtu qe hapa nje aplikacion qe kisha shkarkuar kohe me pare, por kurre nuk kisha marr guximin ta perdorja. Ishte i njejti aplikacion qe Avici perdori per te bere kengen e tij te pare dhe ashtu veprova dhe une.

Per rreth nje ore futa ne kompjuter ate melodi qe kisha ne koke. U deshen 3 filxhan me kakao por ja vlejti. E hodha kengen ne disk dhe e futa ne canten qe do mar neser. Tani me ngelet vetem te shkruaj tekstin.

U ngrita me batanijen akoma mbeshtjelle me veten dhe fillova te hecja neper shtepi me nje fletore dhe stilet ne dore . Nuk isha e sigurte se cfare po kerkjoja.

Ndoshta dicka qe te me jepte frymzim, nje pamje, nje objekt nje... Oh zot po si nuk e mendova me pare.

Ngjita shkallet me te shpejte dhe hapa deren qe te conte te dhoma jone. U ula kembekryq dhe veshtorova engjellin me brire djalli qe kisha perpara meje. Nuk do ju genjej se pamja qe kisha perpara me pelqente shume.

Carcafi arrinte ti mbulonte vetem gjysmen e poshtme te trupit, kur kraharori i tij ishte i zbuluar duke me lene mua nje lemsh ne stomak. Nuk e di pse, por atij i pelqente te flinte pa bluze siper. Ndoshta ai e bente kete per te me terhqur vemendjen mua, per te me bere te vuaj. Cila do te jete arsyeja nuk me interesin fare. Une e kam ate te gjithin per vete dhe kjo ben satisfaksionin kryesor.

Fillimi i FunditМесто, где живут истории. Откройте их для себя