Kapitulli 67// Mos Ka Ndonje Pasqyre Ne Pantallont E Tua? Sepse Mund Te Shikoj

363 40 40
                                    

(Kapitulli 67// Mos ka ndonje pasqyre ne pantallonat e tua? Sepse mund te shoh veten ne to)

Gjithmone  kam supozuar  qe ne jemi vete shkaktare per gjerat qe na t ndodhin dhe me kete besim kam hecur gjate gjithe kohes. Besoja si e cmendur tek ato, le ti quajme predikime qe 'gjithcka ndodh per nje arsye',por nuk ndodh. Ne fakt eshte e kunderta.

Asgje nuk ndodh per ndonje arsye specifike, ne thjesht ndodhemi ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar. Ne e zgjedhim te shkojme atje, por nuk do ta dinim kurre se cna pret.

E gjithe bota eshte kaq e ngaterruar saqe ka nje anomali ne te shprehur. Po bota shprehet ne menyra te ndryshme dhe ne nuk arrijm dot ta kuptojme, gjithmone ne fakt. Eshte sikur jetojme ne nje bote qe as vete nuk arrijme dot te pershtatemi.

Kjo eshte ajo qe po mendoja kur nje burre me mjeker te cuditshme po vizatonte ne shpatullen time.

Pra si ka mundesi qe bota me ka lenduar kaq shume, me ka groposur me mijra here dhe perseri une nuk e urreja, te pakten jo me.

Epo pergjigja gjendet dy centimetra larg meje, tek ky bjondi me sy rrezatues qe me shikonte me ankth sa here qe leshoja nje gulcim dhimbjeje kur gjilpera elektronike bente takim me lekuren time te bardhe.

Cfare dreqin kam bere per ta merituar ate? Nje person kaq te mire sa ai? Edhe pse duhet ta pranoj qe perpara se ta njihja sillesh si trap.

Mendoj se bota po diferencon te mirat me te keqijat qe me ka vene mbi shpatulla.

Leshova nje ngulcim papritur dhe Leo ja nguli syte burrit te tatuazheve sikur do  ta vriste. Nuk arrij dot ta besoj se si ndyshoi kaq shpejt shprehja e fytyres se tij nga i shqetesuar ne te inatosur.

Ndoshta kjo do te jete nje nga superfuqite e Leos.

"Ne qofte se e lendon edhe njehere do ta shkaterroj te gjithe dyqanin" e kercenoi Leo dhe ai u percoll me veshtirsi,uli koken dhe po punonte ne heshtje dhe me ngadale. Ne qofte se nu kdo ta njihja Leon do te isha friksuar si pule nga fjalet tij.

E pash e cuditur dhe ai tundi koken qe mos ta vrisja mendjen per asgje.

"E pabesueshme" i thash me ze te ulet dhe qesha pak. Ai don te te me privonte nga cdo lloj dhimbjeje, por nuk e ka kuptuar akoma qe nuk mund te bej dot asgje per... epo per gjendjen time.

"Ej do  te te them nje menyre per ti propozuar nje vajze?" dhe rrudha vetullat. Ai do te me tregoje mua nje menyre per te kapur vajzat? Cfare dreqin nuk shkon me boten sot?

Ai nuk me la kohe ti pergjigjesha po vazhdoi me mendjen e tij

"Mos ka gje ndonje pasqyre ne pantallonat e tua? 
Sepse mund te shikoj veten ne to" tha ai dhe une desh u rrexova nga karrigia. Cfare dreqin.

"Kjo nuk eshte nje menyre per te kapur vajza, ky eshte... nje ngacmim seksual i paramenuar"

Ai sikur u mendua pak dhe vazhdoi " E di qe ke te drejte, por kjo funksiononte per ti futur ato ne kre..."dhe e nderpreu fjalen kur u takua me shikim tim te venger. Nuk kisha nevoje te dija per jeten e tij seksuale perpara asaj tones, nuk me intereson. E kuptoj qe ai do thjesht te me heqi mendjen por kjo po behet qesharake.

" Ok ok kam nje tjeter me te mire"pastroi fytin dhe vazhdoi " Buzet e tua duken te vetmuara sot,duan ato te takohen ne te mijat?" dhe ne fakt kjo ishte goxha e mire.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now