Nje shteg i perbere nga shtigjet.

214 15 123
                                    

            Vjen nje moment ne jete ku duhet te kuptojme kush jemi ne te vertete. Vjen nje moment ku duhet t'i japim arsye çdo gjeje, edhe faktit se perse jetojme. Vjen ai moment qe ne duhet te dalim edhe nga kthetrat e genjeshtres, por edhe nga ato te vertetes per te ndeshur realitetin. Dhe ne kete moment, duhet te perballemi me problemet sepse nuk kemi asnje zgjidhje tjeter. Ne jete, na jepen gjithmone dy zgjedhje: 1) Te ngrish doren dhe te imagjinosh se si eshte te kapesh rete dhe 2) Te ecesh vazhdimisht e vazhdimisht persiper me shpresen se njehere, do e arrish qiellin e do i kapesh rene. Zgjedhjet jane gjithmone ne doren tone dhe jo ne ate te fatit, ne thjesht ia falim atij sepse nuk jemi te sigurt ne vendimin qe do te marrim. Sepse ne mendojme se jemi te zene duke bere gjera te tjera, mbase duke bere nje shetitje me biçiklete rrugeve te qytetit a te fshatit, aty ne qender a ne periferi. Ne jemi te zene duke diskutuar me njerezit qe te dale tek te gjithe mendimi yne. Dhe ne jemi te zene duke imagjinuar e duke imagjinuar vazhdimisht, sikur kjo te ishte gjeja me e thjeshte qe mund te besh ne vend qe te perballesh me ate ku vertet je. Ne thjesht, duam te arratisemi nga fati dhe kjo na ben qe zgjedhja jone te jete e para... sepse ne mendojme gjithmone qe e dyta eshte e pamundur. Po sa e pamundur, valle? Sepse kur shohim qe nuk eshte e pamundur te mendosh se na rrethojne engjej mbrojtes, kur nuk eshte e pamundur ta gjesh ne kendveshtrimin e fese se siper, ne qiell nje Zot na mbron te gjitheve, na sheh te gjitheve, perse eshte e pamundur te ecesh vazhdimisht persiper me shpresen se do te kapesh qiellin? 

                 Une kam pare gjithmone se si njerezit ecin ne menyra te ndryshme, disa me shpinen e harkuar dhe te tjere me shpinen drejt, te qeshur. Kam pare se ata kane te qeshura te ndryshme dhe kane zera te ndryshem, ashtu si zeri ndryshon kur flasim me dike tjeter. Kam pare se si ngjyra e syve mund te jete e njejte tek shume njerez, por asnje nuk ka formen e njejte dhe askush nuk ka shprehine e njejte. Une kam pare modele flokesh te njejta, por qe ndryshojne prej formes se fytyres. Kam pare binjake identike, por kur njihem akoma edhe me shume me ta, kuptoj se sa ndryshe jane, sepse te qenit i njejte me te gjithe njerezit nuk ekziston. Une kam pare veshje te njejta, por qe mbartin histori te ndryshme. Kam pare lypes rrugesh, qe zgjasin duart drejt nesh me shpresen se do e gjejne nje kacidhe, qe ne do ua japim atyre nje menyre per te siguruar jetesen, por disa i injorojne me mendimin se do i bejne pis dhe do i semurin e te tjere i injorojne me mendimin se do u ngjiten dhe s'do u shqiten me kurre, si ajo mola qe gervisht derrasen e kalbur. Kam pare femije te pispillosur, te ardhur prej familjeve me fame, femije mendjemedhenj dhe femije te pandjeshem ndaj botes reale, sepse atyre u plotesohet çdo deshire ne jeten e tyre dhe i kam pare keta femije kur godasin me gura e kur tallin me ze te larte te varfrit e normalet, sepse mbase ne mendjen e tyre vardiset mendimi se keta njerez jane te paafte.

                 Nese do te mundesha te ndryshoja diçka ne bote, s'do te ishte fati dhe s'do te ishte paqja dhe mbizoterimi i saj, mungesa e paragjykimit ne te gjitha keto bashke, sepse keto gjera jane thjesht nje periudhe kohore. Te gjithe krijojme mendime per dike, sepse keshtu eshte si funksionon jeta. Une do te ndryshoja faktin qe te ndalonim se theni se njerezit qe i japin fund jetes se tij, njerezit qe ia mbathin nga gjithçka, njerezit qe nuk ngrijne dot zerin per te drejtat e tyre dhe njerezit qe vetem qajne, jane te paafte. Sepse e di sa derrmon kjo fjale? Eshte njesoj sikur t'i thuash vetes tende te paafte. Ne gjithmone mendojme se ka rendesi vetem vetja jone e mbase, jemi egoiste ne kete ane, por une e di qe egoja nuk vjen prej mendimeve, se ate e kemi te ngulitur ne zemer. Ego nuk eshte te duash veten me shume se te tjeret ose te mendosh per veten me shume se per te tjeret, ego eshte te krijosh pershtypje per njerezit e ndryshem ne mendjen tende, mbase t'i shprehesh ato dhe mbase t'i mbash vazhdimisht ne mendjen tende qe thote "ky njeri eshte budalla e kjo tjetra eshte e paafte". Ne jete, ka shume njerez qe mendojne se aftesia ka lidhje me jeten dhe ky eshte nje gabim i madh. Disa njerez thjesht, ndihen te dobet, nuk besojne ne fatin e tyre, ne veten e tyre dhe ne te ardhmen e tyre, por kjo nuk i ben kurrsesi te jene te paafte. Une s'kam prova t'ua provoj njerezve se askush nuk eshte i paafte, por kam si prove veten dhe kjo eshte prova me e madhe per njerezimin, qe as nuk e di qe ekzistoj.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now