Sepse ti nuk je nje problem. Je nje gabim.

83 13 93
                                    

            E mbaja mend akoma kur isha tete vjeçe dhe babi me merrte me vete, me ulte pas biçikletes dhe kur rrotat e biçikletes perplaseshin me kalldremin e rrugeve te pashtruara, ne punim e siper te Kazanit, trupi im perplasej me ate perpara meje, te babait. E dija qe i kisha thene njehere qe Kazani ishte shume i bukur, se mua me pelqente Rusia dhe ai me kishte thene a do te mendoja keshtu edhe kur te rritesha... po shihja se kishte te drejte. Nuk mendoja me njesoj. Qe Rusia, Kazani ishin te bukur. Nuk mendoja qe bota ishte e magjepsur prej nje pluhuri magjik e te adhurueshem. Une i jepja babit te drejte ne disa raste, jo sepse ishte prindi im apo sepse ishte me i madh se mua -se fundja, kush ka qene qe te rriturit nuk gabojne -por sepse ai bazohej ne realitet dhe pikerisht, ky realitet mund te vriste te tjeret, por kurre ate. Mbase ai nuk donte qe une te nisja aktrimin, nuk i pelqente puna qe Nikolai kish' zgjedhur, sepse e ardhmja nuk ishte e ndritshme. Por, e shihja qe si babai im, ai po perpiqej per me te miren time... sepse gjithnje, e kish' bere ate.

               Nuk ishin te gjithe si babi im apo si Nikolai, ashtu siç mendoja kur isha nje vajze e vogel, trazovaçe, qe mendonte se perse nese Toka rrotullohej rreth boshtit te tij, si kishte mundesi qe une s'e ndieja levizjen e saj. Por tani, kam kuptuar me shume se te qenit gjithnje ne nje levizje me te apo se dita dhe nata formojne nje 24-oresh... kam kuptuar se ashtu si Toka luftonte me meteoret, ashtu luftonte edhe bota me njerezit... dhe njerezit me njerezit... dhe lufta me paqen. Dhe gjithçkaja me gjithçkane... e asgjeja me asgjene. Fatet me fatet. E zbritja me mbedhjen, shumezimi me pjesetimin. Gjithçka perreth nesh qe lufte, ne thjesht nuk po e kuptonim ate. Ish' lufte edhe perplasja e hapave tone nen pllaka. Ish' lufte edhe dhimbja qe ndjenim ne zemer, apo qofte kenaqesia. Gjithçka ish' lufte... por lufte mes ndjenjash. 

-Mbase do te ishte me mire... -ngrita shpatullat, sepse nuk e dija nese isha e sigurt per fjaline pasardhese. -Mbase do te ishte me mire qe jeta ime te komandohej nga dikush tjeter dhe jo nga mua... sepse ashtu nuk do te ndjenim kaq shume dhimbje, apo jo? Sepse dhimbjen tone do e merrte dikush tjeter... shume egoiste, e? -nenqesha lehte. Syte me takuan dyshemene e skenes. -Jam nje budallaqe... sepse mbase, po i uroj fatin tim te keq dikujt tjeter... dhe askush nuk do nje fat te keq, keshtu? Por... une... e kam ate. 

                  Askush nuk foli, edhe kur une heshta. Sepse nuk po dija me çfare te thoja. Ama, ata prisnin. Prisnin nje fjale me shume, prisnin te ndjenin nje ndjenje me shume, sepse mbase per ta, te gjitha keto qe kisha thene ishin pak. Por, nuk isha e sigurt qe duhej te flisja me shume. Sepse nuk isha e sigurt per ç'ka po beja. Sepse nuk isha e sigurt nese ata aty, po me kuptonin mua... po interesoheshin per mua se çfare kisha... kur une s'po kuptoja veten time, si mund te isha e sigurt se te tjeret do e kuptonin? Sepse doja te merrja nje ndihme prej Alekseit, doja te merrja mbase nje lavderim ose diçka te tille, por nuk mora asgje... mora ate qe quhej "dhimbje" e "lendim".

-Ne gjithmone mendojme se jemi mire per veten... mendojme se jemi mjaftueshem, sepse perpiqemi... por a mendojne keshtu edhe te tjeret? -Doja te beja hapa pas, te beja nje aktrim, nje skene te tille, por gjithçka beja ishte te qendroja ne mes te skenes si nje statuje e sheshit te Padoves. -Gjithmone perpiqemi te bejme me te miren per ata qe duam... dhe ne fund, mbetemi te zhgenjyer... sepse eshte ajo shprehja 'per nje te keqe, njerezit te harrojne 100 te mira'. Por nese nuk bejme asnje te keqe dhe perseri e mbartim ate titullin qe ne nuk jemi perfekte? ... por nese bejme vetem te mira dhe perseri, askush nuk na fal dashurine qe duam? Kaq shume kerkojme nga jeta ne? Sepse une gjej kaq pak... -ngrita doren, ashtu instivikisht, dhe bera nje distance te vogel mes gishtit tregues e atij te madh te dores se djathte. -Dhe pak eshte me pak se pak... 

                   Une s'e di sa e kuptuan ate qe thashe te fundit. Sepse mbase, nuk kishte kuptim... sepse as une s'po ia gjeja kuptimin fjalise se fundit. Si mund nje me pak me pak se pak? Nje fjale qe perseritej tre here, nje kuptim shume i gjere, i qendisur ne nje fijeje mendafshi qe per tu qepur deri ne fund, shtiza duhet te marre te tatepjeten disa here dhe njerezit vetem atehere do e kuptonin... por une qe e kisha kaluar shtizen me qindra here dhe akoma nuk kishte kuptuar asgje? Per here te pare, po shihja se nuk e njihja veten edhe aq mire sa mendoja jo. Nuk mendoja se e njihja... nuk mendoja se do e njihja ndonjehere. Nuk mendoja se vetja do te bazohej ndonjehere mbi qendrimin tim... po shihja qe kisha marre fund... Amara e dikurshme kishte vdekur prej fjaleve te botes.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now