Nje film klishe.

101 19 159
                                    

                Kur hyra ne shtepi, mbizoteronte heshtja. Nuk degjohej as cicerima e zogjve te arratisur, nuk degjohej as gerhitja e tim eti dhe nuk degjohej as perplasja e flatrave te nje mize te endur ne te katert muret e shtepise. Dritarja e madhe prej xhami e kuzhines, qe binte ndesh me rrugicat e ngarkuara tere debore te Kazanit, ishte mveshur nga nje avull i rende. Mbaja mend se si dikur ulesha aty dhe ne pranvere e vere, sodisja rruget e pastra, te mbushura me makina me targa te huaja dhe me njerez vendas, emigrante dhe ne dimrat si ky por mbase pak me te lehte, ulesha ne stolin e vogel te drurit prane dritares me gjunjte perthyer dhe vizatoja rrathe te vegjel me dy pika si sy dhe me nje vije te lakuar si goje. Tani, dritarja ishte gjysem e hapur. Prej aty, hynte nje ere e ftohte dhe e vetmja gje qe mund te degjohej ishte feshferima e saj e dobet, qe thithte ajrin e ngrohte te shtepise. 

                 Nisa te ecja me ngadale drejt kuzhines per ta mbyllur. Mbase mami kishte harruar ta mbyllte dje para se te flinte. Kur arrita ne kuzhine, nuk gjeta askend tjeter perveç banakut te ushqimeve, tavolines, fotografive te varura ne mure, kanatave dhe dritares se madhe. U afrova me ngadale, me kembet qe i terhiqja zvarre si te doja t'i ngrohja ne qilimin e ngrohte dhe u zgjata ne maje te gishtave per te mbyllur dritaren. U mundova ca dhe pastaj, ajo u perplas me force prej eres. Shpresoja mos te ishte degjuar deri ne dhomen e prinderve. Pastaj, dritarja u palos serish dhe e kuptova qe nuk ishte mbyllur plotesisht. Celesi i saj i zi qendronte akoma i hapur. Vendosa kembet ne parvazin e dritares dhe sapo do te ngrihesha siper saj per ta mbyllur, kur ndjeva dy duar te me kapnin prej belit dhe te me ngrinin pak me siper per ta mbyllur çelesin e dritares. Ajri i kuzhines u be i rende.

                     Ula menjehere syte per te pare kush ishte dhe fytyra qe pashe me beri te me dridhej i gjithe trupi, mishi te me behej kokrra-kokrra dhe po te mos ishte per duart e tij te forta qe me mbanin, do te isha rrezuar. Syte e qelqte. Ngerdheshja 'pa dhembe' ne fytyren bardhoshe. Floket e dendur geshtenje, qe i perkedhelnin ballin prej eres se hallakatur te Dhjetorit. Nuk vonova kohe dhe mbylla çelesin e zi te dritares. Aleksei me terhoqi poshte, derisa kembet me preken qilimin e ngrohte. Ula veshtrimin. Ai kishte mbathur nje pale kepuce te zeza, xhinse kadifeje te futura brenda kepuceve te zeza, te cilat shoqeroheshin me nje bluze ngjyre te verdhe. E ne fund, gjithçka pashe ishte nje fytyre e ngjyrosur ne nje ngerdheshje. 

-Na ke ngrire gjakun, Amara. -degjova zerin e mamit, hapat e saj qe u afruan dhe me vendosi te dyja duart ne fytyre, duke shkeputur keshtu duart e Alekseit prej belit tim. -Ku ishe?

-Une? -hodha nje sy te shpejte ne te gjithe dhomen. -Une... une isha... ne shtepine e Eles... ne... u grindem dje dhe shkova tek ajo t'i kerkoja falje... me zuri stuhia dhe qendrova me kembenguljen e prinderve te saj... dhe... prandaj.

-Na ke trembur per vdekje, vajze. -me perqafoi ngrohte. 

                 E shtrengova fort dhe mbeshteta koken ne shpatullen e saj. Nuk ndihesha gati t'i thoja qe e kisha kaluar naten ne nje makine me nje te huaj, vetem sepse me erdhi keq per te ta lija vetem, me zuri gjumi padashur dhe kur u ngrita sot ne mengjes, tipi i tij ndryshoi plotesisht. Do te doja vertet te kisha nje mbeshtetje qe te me thoshte qe nuk kishte asgje te keqe te kisha qendruar me te naten e djeshme, paksa se mund te mos ishte reale, por tek mami s'e ndieja te zakonshme kete. Ishte anormale t'ia tregoja asaj kete te vertete. Thone "me mire nje e vertete e dhimbshme sesa nje genjeshter e bukur", por çfare duhet te bejme kur po genjejme edhe veten? 

-Po Aleksei, mami? -u shkeputa prej saj dhe çova destinacionin e syve tek aktori, qe po qendronte me duart ne xhepat e xhinseve kadifeje. Nuk po veshtronte drejt nesh, por kur degjoi pyetjen time, u kthye nga mua.

-Bernardo dhe Perri jane jashte, ne kopsht. U ngrita heret sot, se duhej te pastroja deboren dhe keta te tre i takova rruges. Me the qe Skellçi te kishte ftuar si protagoniste te filmit dhe fola me ta per te firmosur ca dokumente. -me shpjegoi. -Aleksei shkoi brenda te merrte nje gote uje. Siç duket, jeni takuar. 

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now