Dy akullore me kaush.

86 16 59
                                    

             Ne pasqyre, shihja dy copeza xhamash. Nje cope saja me mbante mua, pasqyrimin tim dhe copa tjeter ishte e mveshur prej kohes, mbante pasqyrimin e sime meje, dikur. I vetmi ngjasim qe kishim ish' fustani i oqeante, qe derdhej ne trupat tane dhe na e ngjyroste lekuren bardhoshe ne nje ngjyre te qete, aspak te trazuar si deti i veres, qe puthej nga rrezet e diellit pervelues, mbase te Amerikes. Ne copen e pare te pasqyres, une shihja nje vajze 18-vjeçare, qe mbante veshur nje fustan te oqeante, i ledhatohej lehte nga flladi i Kazanit rus qe hynte prej xhamit te dritares gjysem te hapur. Shihja floke te buta, te portokallta, nje fije thatanike qe ishte grindur me shoqet e tjera te tufes se flokeve dhe ato e kishin veçuar, ashtu siç kishte ndodhur me mua dhe me Lejlen e Fondaelen. Kurse ne copen e dyte te xhamit te pasqyres, ishte stampuar nje fytyre bardhoshe, çapkene dhe nje buzeqeshje te çmendur; kjo e fundit qeshe rebele, se puthjen e pare e kishte falur ne maje te nje peme, dega e se ciles qe keputur dhe qe rrezuar poshte bashke me avullin e dy adoloshenteve, gjasme romantike.

               Per here te pare, me pelqeu vetja. Qendrimi im. Me pelqyen kaçurrelat portokalli qe me mbulonin thuajse, te gjithe siperfaqen e faqeve te fytyres. Me pelqeu veshtrimi im i gjelbert dhe mungesa e tualetit ne fytyre. Me pelqeu ajo qe kisha veshur dhe ajo qe me rrethonte, nje ndjenje e çuditshme, sikur te ishte duke me shtytur drejt nje qellimi a nje synimi, tek i cili duhej te fitoja pa asnje humbje. Une e kisha zgjedhur rrugen time, drejt qellimit tim, me vetem nje synim. Dhe e dija qe nese do te perpiqesha fort, do te kapja fort litaret e trashe, ku do te lekundeshin pas meje, atehere edhe do te arrija te behesha ajo qe mbase babai im nuk donte, por qe une doja. Ne ate pasqyre, mund ta shihja veten time te ardhshme ashtu si mami shihte veten e saj te shkuar. E vetmja gje qe ndryshonte midis ne te dyjave ishte koha.

          Emri i pare qe me erdhi ne mendje permes pasqyrimit qe shihja ne xhamin e pasqyres, ishte i Nikolait. Ai duhej ta dinte, ne nje menyre a nje tjeter qe nese jo babai, mami kishte pranuar qe te shkoja ne audicione. Terhoqa celularin me vrull prej shtratit dhe shfletova neper kontakte per te gjetur emrin e tij, emrin e personit qe te pakten per mua, ishte me i mrekullueshmi i botes. Duart e qullura ne djerse prej sikletit te kenaqesise dolen jashte lojes sime per t'iu kthyer asaj te fatit. Padashur, dora me shkoi keq dhe numri qe shtypa e dallova qe nuk ish' i Nikolait. Por, as vete nuk e kuptova perse vazhdova ta mbaja hapur, sikur gjithçka qe doja te ishte qe personi ne anen tjeter te linjes te pergjigjej. U kthjellova nga ajo qe po beja, vetem kur personi ne anen tjeter te linjes foli:

-Nise edhe te me telefonosh tani, genjeshtare?

           E dija qe e kishte fjalen per ate qe ndodhi me pare, ne mengjes, kur genjeva mamin se kisha fjetur nga Fondaela. I ndjeva faqet te me skuqeshin dhe veshtrimin e ula mbi pllakat e dyshemese, si te doja t'i arratisesha pyetjes se tij. Mund t'ia kisha mbyllur, mund t'i thoja mbase "te telefonova gabim" e ta mbyllja, por nuk e bera. Nje pjese me thoshte se nuk duhej ta mbyllja, me thoshte se nese fati me trokiti te telefonoja ate, mos ta humbisja kete mundesi. Por, nuk dija çfare te thoja, kisha ngrire me celularin ne dore, duke pare veten ne pasqyre e duke vrare mendjen ne isha vertet Amara qe doja te shihja ne ate xham te qelqte.

-Ç'genjeshter do te me thuash tani per telefonaten? Qe i re gabim? -Ia dallova nenqeshjen. -Genjeshtare, mos e justifiko qe te pelqen te me bezdisesh mua.

            Aleksein e kisha menduar ndryshe. Mbase sepse pamja te genjente ose mbase sepse ne filma, ti shihje rolin qe ai kishte e shpresoja qe edhe ne realitet te mbarte zemra e tij po aq pozitivitet sa ne film. Ndonjehere, ne njerezit mesohemi duke pare gjerat e paverteta, deshirojme qe te gjitha ato te jene reale tek ne, ne mendjen tone, por te ndjerit se si kjo gje shembet nen syte tane, na derrmon zemren. Nuk me pelqente tipi i tij, mbase menyra se si shprehej me acaronte, ama une besoja ne ate qe thuhej "nga urrejtja ne dashuri". Nga njera ane, shpresoja qe edhe me mua dhe Aleksein te ndodhte e njejta gje. Nje histori e bukur, nje romance e lezetshme ashtu siç ishte ajo e mamase sime per puthjen e saj te pare mbi pemen e nen varrezave.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now