Fati eshte nje psikopat.

87 14 98
                                    

           Makina frenoi pas nja dy kthesash, u kryqezua permes parkut te gjelbert dhe rrugeve te mbushura te mengjesit. Nje makine tjeter binte ndesh me timen, e qete dhe e heshtur. Askush nuk qe aty, por makina ishte e ndezur dhe dritat e portokallta te saj çelnin rrugen e atij parku, te mbushur plot me njerez dhe me femije, biçikleta e shilares te zene nen trupat e tyre. Dielli i leshonte rrezet te qeta nen siperfaqen e tokes, e ngrohte ate dhe qielli ndriçohej nga kenaqesia e zelli me te cilen dielli i Dunedinit 'floridian' i perhapte rrezet e tij te verdha, gjasme, duke u endur nen ajrin e fresket amerikan mengjesor. Rreshqitesja e vogel, e mberthyer pas disa derrasave te drunjta dhe mbajtesave te metalta, prekej nga doçkat e vogla te femijeve trazovaçe. Mu kujtua djali i debores, ai djali i lezetshem, por i pluhurosur qe shtypte shtresen e debores me kembet e zbathura dhe vrisja mendjen a e kishte ndjere ndonjehere ai kenaqesine e te rreshqiturit ne nje rreshqitese apo te shtyturen nga pas ne nje shilares? 

             Mbaja mend se si kur isha me e vogel, Nikolai me shtynte gjithmone nga pas dhe une mendoja se nese ai do te me shtynte edhe pak me shume, do te fluturoja dhe do te kapja qiellin. Por nuk e kapa dot kurre, nuk e bera dot as une e as ai, sepse qielli ishte shume lart. Sa me lart te afroheshim ne drejt tij, aq me lart shkonte ai. Sepse keshtu ishte si funksiononim ne. Si funksiononte qielli. Si funksiononte jeta. Jeta ish' nje dallge, fundja. Ish' nje dallge shume e madhe, aspak premtuese qe vinte me ngadale drejt nesh dhe derrasa e surfit ose do te mund ta kapercente, ose do te shembej perposhte pa asnje shpetim. Hapa krahun e makines dhe dola jashte me ngadale, kembet mu perplasen lehte me zhguallin e tokes se ngurte. Sapo mbylla makinen, dritat e saj qe u fiken, dikush mu afrua.

                Floket i kishte te verdhe. Nje ngjyre ari, qe binte ne kontrast me driten e diellit, qe kapercente rete. Nuk kishte mjeker; mosha tek e cila endej, aty tek te 14-at besoja, nuk ia mundesonte te pasurit nje te tille ose mbase, ai qeshe rruar. Dhe syte e tij... ne syte e tij aq te bojeqiellte, ne ate ngjyren e kristalte porsi ngjyra e loteve, mua mu duk sikur pashe nje pale sy qe me kishin shoqeruar per tere jeten... mu duk sikur pashe nje pale sy te zbrazet te dyte. Sepse fytyra e tij, ne nje menyre a nje tjeter, i ngjasonte asaj te Niarit. Sepse buzeqeshja e qete qe ai kishte stampuar ne fytyre, me kujtoi buzeqeshjen e hijshme te Niarit. Dhe teksa e shihja ashtu, ne ate veshtrim timin te pakuptueshem se perse po e shihja si te njohur, ai me foli:

-E ke parkuar makinen ne zonen e gabuar. -Tunda lehte koken, pa e kuptuar ku donte te dilte. -Nese do te qendrosh ketu, nuk parkohet ketu... duhet te shkosh majtas dhe eshte nje tabele ku lexohet "Parking". Jo se ketu eshte ndonje ndalese me ligj, -qeshi lehte nje cope here, pastaj shtoi. -Por pengon thjesht, femijet qe te luajne.

-Ah, e kuptoj, e kuptoj. -ngrita paksa doren. -Thjesht... nuk do te rri shume. Pak. Sa per te marre veten pas nje dite te marre.

                 Ai nuk foli. Uli paksa koken dhe floket bionde iu leshuan mbi ball, mbi syte e kalter. E parakalova dhe u afrova prane stolit te pare qe me zune syte. U ula me ngadale ne te, si te kisha frike se do te shembej nga prekja ime dhe do te rrezohesha perdhe. Hodha nje veshtrim te shpejte perqark dhe djali qe pak me pare me kishte udhezuar per parkimin e makines ne nje zone, gjasme te gabuar, tani u afrua prane meje. Ne dore mbante dy gota te vogla me çaj. Prej avullit qe dilte prej gotes, kuptohej qe çaji ishte i nxehte... edhe pse Dunedini ishte mjaftueshem i nxehte per te pire diçka tjeter perveluese. U ul dhe me zgjati goten e çajit. Nuk kundershtova dhe e mora ne dore. Kisha pasur te drejte, kur thashe se ish' i nxehte.

-E di qe Dunedini eshte mjaftueshem i nxehte per te te falur nje tjeter pije te nxehte, por nuk ma mori mendja se do te ma jepnin te nxehte. Lere te ftohet, eshte me i mire. -qeshi lehte. -Me fal.

-S'ka problem. Me pelqejne polet e njejta. -i shkela syrin. Ai u duk se e kuptoi, se leshoi nje nenqeshje te vogel nen ze. Floket bionde i levizen serish si nje tufez e embel krahesh luftarake zogu.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now