... Por u gabova.

121 18 93
                                    

            Nje... qerpiket mu drodhen nen syte e mbyllur. Dy... kapaket e syve i ndjeva te renduar, koken peshe te rende, dyfish me shume se syte. Tre... nje dore kishte shtrenguar doren time sikur te kishte pasur frike se do te largohesha, gishterinjte tane i ndjeja te nderthurur. Kater... trupi me ishte mpire, i ndieja gishterinjte e duarve e te kembeve nen çorapet e ngrohta dhe kepucet e zeza te me kishin ngrire dhe mezi i levizja. Pese... syte u hapen. Gjashte... u desh nje pjesez e copetuar e çastit qe te me kujtohej çfare kishte ndodhur dhe ku isha. Shtate... nuk shihja asgje perpara xhamit te makines ku ndodhesha, perveç nje shtrese te trashe, te rende debore. Tete... mendimet me çuan tek prinderit, shpresoja qe mos te ishin shqetesuar me mungesen time. Nente... prane meje pashe nje djalosh qe dukej sa mosha ime; floket geshtenje i kishin rreshqitur mbi ball, nen syte e mbyllur, nen syte e zbrazet. Dhjete... mu perplas nje stuhi e vrullshme kujtimesh, si ajo stuhia e djeshme e debores.

               Vendosa me ngadale doren e djathte, ate te liren ne dorezen e deres dhe pashe qe ajo nisi te hapej me ngadale dhe debora ne xham nisi te leshohej pike-pike mbi toke. Hapa fort syte. Nuk me besohej qe e kisha kaluar naten ne nje makine me dere te hapur. Fati im me i mire qe dje kishte qene stuhia e debores, gje qe kishte penguar rebelet e rrugicave te zhdukeshin perreth territ te nates. Sapo do te ngrihesha prej sediljes, do te vendosja kepucet ne shtresen e debores dhe mandej, arrija ta imagjinoja zhytjen e kepuceve ne shtresen e bardhe dhe debora qe do te me arrinte deri ne gju. Me ndaloi trupin, levizjen e tij dora e shtrenguar e djalit te panjohur qe mbeshtetej mbi timen, gishterinjte tane te nderthurur ndaluan çdo levizje te muskujve te mi. 

-"Me dhemb shume, dreqin. Thone qe koha i sheron te gjitha, por mua po me ndodh e kunderta. Koha vetem i zgjat gjerat me shume seç duhet. Dua te harroj babin, dua te harroj Duolkin, te gjithe. "

                   Diçka ne zemer me pengonte te largohesha, me pengonte te zhdukesha prej tij teksa ai ishte ne gjume, aty ku nuk ia shihja dot syte e zbrazet qe dje pashe te ngulur ne xhamin e makines, qe tani ishte mbushur plot debore. Vendosa doren e djathte, te liren siper tonave dhe me ngadale qe mos ta zgjoja e ngrita doren e tij dhe ndjeva gishterinjte e mi qe u ndane prej te tijave. Nga terheqja e dores sime, ai anoi koken ne te majte dhe ajo iu perplas ne shpatullen e majte sikur te ishte thjesht nje qeske boshe qe valevitej nga era ruse e Dhjetorit. Radioja e makines po leshonte nje muzike te lehte, nje tingull te lezetshem pianoje e kitareje, por nuk degjohej e qarte. Hapa deren dhe tani, debora qe kishte qendruar gjithe nates ne xham, nisi te rrezohej. 

                  Me te vendosur kepucet ne debore, ndjeva sikur dikush me terhoqi perposhte dhe kembet mu zhyten aq thelle ne shtresen e bardhe. Mu desh nje cope here te prekja me shtresen e kepuceve token e geshtenjte, qe tani nuk dukej aspak dhe pashe se si debora me arrinte deri poshte gjurit. Ngrita paksa vetullat; debore binte gjithmone ne Kazan',por me nje sasi kaq te trashe rralle here ndodhte. Mu kujtua femija i debores. Cfare po bente ai tani? Ku ishte? ... Apo valle, nuk ishte me fare? Era qe frynte te ngjeshte mishte, prej qiellit nuk zbrisnin me copeza te shkeputura debore dhe nuk leshohej me asgje ne token e mbushur plot debore te qytetit te Rusise. Pak me tej, ne nje copez te rruges se parkut qe shoqerohej nga dy kthesa gjarperuese permes pemeve te zhveshura, por qe ne pranvere merrnin ate ngjyren e bukur qe gjithmone, e krahasoja me ato pemet japoneze, po pastronin boren e dendur disa makina me rrota te medha, emrin e te cilave njehere Nikolai ma kishte thene, por thjesht s'po me kujtohej.

               Mbylla deren, por prej eres se ftohte ajo u perplas shume vrullshem me makinen, qe e tundi lehte. Kafshova buzet dhe shpresova qe djali mos te ishte zgjuar; tani qe po e mendoja, ndihesha ne siklet kur i mermerisja vetes "une kam fjetur me te, ne makinen e tij, me nje te panjohur". Mezi çava neper debore, e terhiqja ate tere mundim perpara se prane makines nuk kishin pastruar akoma dhe makinat ishin diku tek njezet hapa me larg automojetit tone. Nisa te afrohesha me ngadale, tere mundimin qe i jepja trupit, forcat e muskujve te mi te ngrire qe tani ishin hedhur ne aksion te veprimit, dhe ndalova disa hapa me larg disa burra qe kishin te njejten uniforme te portokallte ne te kuqe mbathur siper bluzave te leshta. Njeri prej tyre u kthye nga mua, ndaloi se terhequri lopaten me dhembe te ngrene dhe duke mbajtur peshen e trupit me njeren dore mbi bishtin e lopates, me pyeti duke ma bere me shenje nga makina:

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now