Pak me tej, nje biçiklete e rrezuar.

149 23 92
                                    

               Kur ra nata, kur yjet e verber shndriten ne qiell dhe debora nisi te binte ne toke me ndrojtje dhe delikatese femijenore, hapat e mia ndaluan perpara parkut me te afert me shtepine time, trupi im u çel si nje lule pranverore ne stinen e ftohte te dimrit rus mbi qiellin e erret te debores. Kepucet e mia ishin zhytur nen debore, ne token e ftohte te dimrit dhe kishin ndaluar pedalet e biçikletes te rrotulloheshin serish, si pak me pare. Xhupi qe me rrinte i gjate deri ne fundshpine, me kishte bezdisur gjate gjithe rruges me biçiklete deri tek parku. Ne gjysme hijen e parkut, nje pjese e te cilit bezdisej nga hena e rrumbullaket e qiellit, lekundej nje shilares i vetmuar prej eres se acarte te Dhjetorit. Ne shtresen e debores, mund te dalloheshin akoma disa hapa te vegjel femije, te cilat po shuheshin nen rrezimin e pikave te tjera te bores. Mu kujtua djali i vogel, qe per te tjeret merrte emrin lypes. Djali i debores.

                Lidha zinxhirin e biçikletes prane rradhes se tyre, tashme bosh dhe iu afrova shilaresit. Dikur, Nikolai me çonte shpesh ne nje prej parqeve te qytetit, me thoshte se kur ishte ai i vogel, kishte pasur me shume lodra dhe femije, por te shihje tani te ardhme, mire lodrat qe mungonin, por do te shihnim vetem femije te vegjel me celulare neper duart me dorashka, me syte qe u lundronin ne ekranin e xhamit te qelqte. I kerkoja gjithmone Nikolait te me shtynte fort, shume fort aq sa te kepusja nje prej gjetheve te gjelbra te degeve te pemes se ahut, qe ishte prane shilareseve dikur -se tani ishte prere e mbase, qe perdorur per dru -dhe mbaja mend se si ai me thoshte te shtrengoja fort zinxhiret e shilaresit dhe me shtynte aq fort, sa me dukej sikur do kapja qiellin. Mbaja mend madje qe bertisja dhe me thoshte te ndalonte. Aty, ishte edhe momenti kur kuptova qe jam akrofobike. Ne fillim, e mora shume keq kete fobi timen, por me pas, u mesova me te jetuarit me te. Gjithmone, mesohemi. Miqesohemi me jeten, me fatin dhe me frikerat tona. 

                  U ula ne shilares dhe nisa te levizja me ngadale. S'e kuptova kur kembet mu shkeputen prej tokes, nisen te shkonin poshte e lart shilaresit dhe hidheshin ne ajer si te donin te prisnin qiellin. Shilaresi nisi te tundej, anet qe e mbanin u lekunden lehte. U mbajta me te dyja duart tek zinxhiret e tij, qe kishin nisur te zbeheshin, por forca e tyre metalike qendronte akoma dhe metali i ftohte te ngjeshte mishte ne nje mot kaq te ftohte. Stuhia e debores akoma nuk kishte filluar, por rete e zeza po mblidheshin grumbull-grumbull dhe nuk parashikonin diçka te mire. Diçka te larget. Afersia e tyre ishte prane. Mendoja se neper fshatra, stuhia do te kish' nisur tashme. Nje hedhje tjeter e larte me shilares. Dy. Tre. Kater. Vazhdoi me gjashte e pese.

-"Mami. -e thirra. Ajo u kthye. Ne duar, shtrengonte kapelen e bardhe qe kishte vendosur para se te dilte, pas debatit me babin. 

-Me vjen keq qe e degjove, Amara. -mermeriti. -Nuk doja qe ta merrje vesh kesisoj per Nikolain...

-Jo, ma'. Nuk ka problem. Ka qene per te miren time, per te mbajtur lidhur hallkat e mia me vellain... une doja te te thoja diçka tjeter. -Fytyra e saj mori nje shprehi kureshtare. Cehrja e ngrysur, por s'e kisha problem per aq kohe sa ishte nena ime, nena qe me kishte mbajtur gjithe ato dite, jave e muaj ne bark. -Ne klase, erdhi nje regjisor... Bernardo Skellç. Me caktoi rolin e protagonistes.

-Oh, zemer. -vendosi njeren dore ne goje, kapelja iu leshua ne toke. -Oh! Do te shkosh. Do te shkosh me patjeter. Keto mundesi jane te arta, une... une do te flas me babin tend. Por, ti... ti do te shkosh, e dashur. Do te shkosh, te premtoj kete. "

                Mami nuk me kishte genjyer asnjehere. Mami nuk me kishte premtuar asnjehere pa e realizuar ate gje ne fund. Kisha besim tek ajo. Deri me tani, do te kishte folur me babin dhe do ia kishte mbushur mendjen. Nese do te kishte pasur ditelindjen, do e kishte pasur me te lehte ta bente te pranonte. Do te gabohesha te thoja qe babin nuk e doja, ai ishte thjesht i serte dhe i ngrysur si ata ruset tipik. Por zemren nuk e kishte gur, syte s'i kishte te verber dhe gojen s'e kishte memece, veshet jo te shurdher. Kishte ndjenja te pastra e zemer te arta. Ai ishte thjesht burre me nder te larte, ishte burre qe donte shkollim te mire per femijet, ishte burre me virtyte dhe nuk donte te dilte kurre keq ne syte e botes. Ishte e vertete qe ndonjehere mendonte me shume per boten se per familjen e tij, por kjo s'e justifikonte faktin qe mendonte per ne. Per te miren tone.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now