Me mire te jesh koshi i plehrave ne çdo pjese filmi.

74 16 101
                                    

-Perse jetojme? Me ç'arsye e shtyjme jetesen, me ç'arsye frymojme? Sepse e ndiej... e ndiej... e ndiej ketu, -Ejprilli ngriti krahun, pertheu berrylin dhe vendosi gishtin tregues e ate te mesit te dores se djathte, ne gryke. -Ketu, ne fyt ndiej nje nyje qe me shtrengohet fort e me fort çdo here qe fryma me leshohet pergjate hundeve... dhe me dhemb. Se kam nevoje... kam nevoje te bertas. -hapi krahet, vetullat iu pikelluan per siper. Oh, sa bukur aktronte ajo! Si nje aktore e perkryer... perfekte. -Kam nevoje te çirrem, te te uleras ty dhe te gjithe botes. Se jam lodhur... jam lodhur me keto buzeqeshje fallco. -perplasi doren ne mjeker, buzet ia mbuloi pellemba e dores. -Jam lodhur... jam lodhur... -u perplas me ngadale ne dysheme, duke shtuar fjaline e fundit, aq damarprerese. -Se jam lodhur nga jeta.

              Duartrokitje. Dikush fishkelleu dhe une e pashe qe ish' Perri, se Bernardo i hodhi nje veshtrim inatçor dhe ky i pari riveshi syzet e diellit qe pak me pare po rrotullonte nder duar. Ejprilli u ngrit. Syte i shkelqenin. Ktheu veshtrimin nga mua, qe po rrija mbeshtetur prane murit, aty afer Olafit, qe seç po me peshperiste por nuk po e kuptoja, dhe ia bera me shenje se ishte ne rregull, se ishte e mahnitshme, se ishte nje aktore e lindur, nje talent i vertete. Dhe gjesti im e beri te buzeqeshte me fort, ia pashe ate shkelqimin rinor te syve. I kish' marre ngjyren shkelqyese te jeshiles se bluzes qe kish' mbathur, papritur ne kendveshtrimin tim u perplas qe lekura e saj u pershtat me jeshilen e bluzes. Duart i levizte brenda njera-tjetres, gishterinjte here i nderthurte e here i zgjidhte porsi nje litar i ngaterruar. Ishte nen siklet.

              Bernardo u ngrit me ngadale, shuplakat e tij u perplasen me njera-tjetren dhe duartrokitja iu perhap ne te gjithe dhomen e aktrimit, aty ku skena po vlonte nga kenaqesia e Ejprillit. Kjo e fundit bashkoi duart me njera-tjetren, i ngriti deri siper ne kraharor, mbylli syte per nje moment te shkurter sikur po lutej dhe pastaj, i hapi ne mjeker. Te gjithe e vume re kete gjest sajin, se serish Perri nisi t'ia bente me shenje te qetesohej, se do te merrte pjese. Me pelqente karakteri i ketij burri me syze dielli, me pelqente qendrimi qe mbante kundrejt punes qe bente. Ne nje menyre misterioze, me percillte ndjenje pozitive. Olafi u zgjat ca ne maje te gishtave, duke qendruar pak me larg fytyres sime, pak me larg veshit tim dhe me peshperiti: 

-C'eshte nje ky Perri, moj!

              Tunda lehte koken ne shenje pohimi, por nuk i ktheva pergjigje. Ai u duk se e kuptoi qe nuk kisha as çfare te thoja e as qe kisha deshire te flisja, se kryqezoi krahet ne kraharor dhe u shtyt pas. Ato cullufet e flokeve kaçurrele i zbriten serish ne ball dhe syte iu mbuluan prej tyre, si ajo gjysemhija e pemeve pergjate rrugeve, si ajo drita e diellit qe kur shkelqen poshte kodrave, mbulon vete siperfaqen e tyre gjarperushe. Mbase do i isha afruar, do i kerkoja falje qe i isha kthyer ne ate menyre e me vinte keq nese e kisha lenduar, por nuk munda. Bernardo mori fjalen ne skene dhe zeri i tij terhoqi vemendjen tone te shperqendruar:

-Jashte kesaj skene, mund te kete shume njerez te tjere per rolin tend, Ejprill. -shtriu doren e djathte ne shpatullen e saj, gje qe e beri shoqen te terhiqej pas, panikun e saj te shkurter qe nuk e kuptova. -Por, e di qe nuk do te kete kurre aktore kaq te perkryer sa ty. Je pjese e filmit. 

                 Kaq mjaftoi dhe ajo perplasi duart ne goje, leshoi nje te bertitur emocioni te shkurter dhe i kaloi duart pergjate flokeve te shpupuritur, kaçurrele si zakonisht. U shkeputa prej murit ku isha mbeshtetur dhe vrapova drejt Ejprillit. Perqafimi im i erdhi asaj rrufueshem, se kembet iu moren dhe te dyja u perplasem me tavolinen e drunjte aty prane. Vajza seç nisi te peshperiste, por une e dija qe ishte rrethuar nga velloja e emocioneve tashme. S'e kisha mendjen, madje sa do te shkeputesha prej Ejprillit, kur Olafi se nga erdhi dhe u hodh siper shpines sime, se arrita ta ndieja peshen e trupit te tij qe desh me beri te perkulesha me gjunje e te shembesha perdhe. Si gjithmone, ai e kuptoi ne ate menyren e tij te çuditshme dhe u largua me tej. Perqafimi u nda. Nen te qeshuren e Bernardos, arrita ta degjoja edhe shfryrjen e Perrit dhe thirrjen e tij:

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now