Premtim i genjeshtert.

109 17 70
                                    

-Ne asnje menyre, Amara. Ne asnje menyre. Mendova se filmi do te xhirohej perbrenda qytetit, mbase brenda shtetit, por qe do te shkoje jashte Rusise... jo, ne asnje menyre. Nuk mund ta bej kete, Amara. Je ende e vogel dhe...

-Si jam akoma e vogel, o mami? Jam tetembedhjete vjeçe, per ate Zot! -hapa krahet e acaruar.

                   Qe kur Skellçi, Perri dhe Aleksei ishin larguar, mami kishte ngurruar ne te pranuarit qe te largohesha ne Dunedin. E dija qe nuk ishte kaq e thjeshte sa mendoja une te jetoja larg prinderve, me njerez te panjohur, te gjeja nje menyre qe te mos me merrte malli per ta... nuk ishte kaq e lehte sa po e imagjinoja une tani, jo. E ndieja qe nuk ishte, por perseri mendoja se koha do te me bente ta harroja mallin, do te me lejonte ajo te me digjej malli ne hir porsi feliksi e mos te ringjallej me kurre. Por nuk po flisnim per veten, nuk po flisnim per qytetin ose per deboren e Rusise... po flisnim per prinderit e mi dhe i kisha pasur ata prane ne çdo hap qe kisha hedhur. Ishte mbase kenaqesia, entuziazmi i tepert qe po ndieja, qe po ma bente zemren te mos i mendonte te tilla gjera, te mos e parashikonte dhimbjen qe te percillte malli. Por nese une isha mesuar me te qenit ne nje distance me vellain tim, perse nuk mundesha me prinderit? 

-Mami, vertet, -kapa duart e saj dhe i rrethova nen te miave. Dorashkat e saj te bardha me falen nje ngrohtesi, qe ne ato çaste i duhej edhe trupit, edhe zemres sime. -Vertet qe jam e gatshme. Jam gati qe te shkoj ne Florida. E di qe eshte tre milje larg, eshte nje distance kaq e madhe nga Rusia dhe Amerika, por... por nuk eshte e pamundur ta pranojme kete oferte, mami. Ti gjithnje ke dashur qe mua dhe Nikolait te na plotesohen endrrat. Endrra ime eshte aktrimi, ma' dhe tani qe me erdhi ne dore, qe fati me trokiti ne dere, nuk mund ta lejoj te shkoje dem...

-Nuk eshte kjo, Amara. Jo, vertet. -i shkeputi duart prej te miave. Bashkoi duart sikur po lutej dhe i mbeshteti mbi fytyre, duke mbyllur gjysmen e tipareve te saj te buta. -Problemi ketu nuk eshte tek parate, siç mund ta shohesh... ti e di qe eshte vete filmi, regjisori, eshte vete Netflixi le te them, qe paguan per destinacionet, per gjithçka dhe ju jeni disa aktore qe paguheni, por... por eshte shume e veshtire per mua te me largohet edhe vajza tjeter. Vetem ty te kemi, bije.

-Keshtu thonit edhe dikur, kur iku Niko. -buzeqesha lehte dhe iu afrova. Doja me çdo kusht qe t'ia mbushja mendjen. Nuk ishte edhe aq e veshtire sa mendonte ajo. Koha te mesonte te perballeshe me çdo gje. -Nese jo sot, do te ishte neser rradha ime per tu larguar. Koha thjesht e afroi kete periudhe kohore. Mami, kam pritur me vite te tera per kete enderr dhe... dhe gjithnje, kam qene ajo qe nuk kembengulja kur babi thoshte "jo"... por... por tani qe pranoi, mami, tani qe pranoi ai dhe tani qe me pranuan mua si nje aktore, eshte nje budallallek qe une ta perze... eshte nje mundesi brenda mundesive, mami.

              Ajo heshti per nje çast. Mbase i rimendoi fjalet e mia ne mendjen e saj, u perpoq mbase ta kuptonte qe nuk ishte edhe aq keq sa e imagjinonte ajo, u mundua mbase ta parashikonte qe edhe zjarrefikesit trembeshin nga zjarri, por ne fund zvarriteshin mbi dysheme per te shpetuar nga tymi mbytes e per te mbyllur rrjedhen qe vazhdonte. U mundua te parashikonte, mbase qe edhe fati kishte frike nga ankthi qe do te ndjenim ne, por ai sulmonte ne fund. U mundua te parashikonte mbase, qe edhe e verteta rrenohej mbi genjeshtra, por ne fund fitonte. Dhe mbase u mundua ta parashikonte qe kishim nje mundesi, nje mundesi te madhe per tu bere dikushi ne jete gjithe keto kohe qe kishim qene askushi per te tjeret dhe dikushi veç per veten dhe njerezit qe donim. 

-Eshte diçka qe duhet te dish. -me tha. Ishte fjalia e fundit qe me tha. 

                Ma beri me shenje te ulesha ne karrige, ku pak me pare ishte ulur Perri dhe iu binda pa bere shume fjale. Kembet me dridheshin, e perplasja kepucen lehte me shtresen e debores dhe trokisja siperfaqen e poshtme te tavolines me gishterinj, gerricja copezat e derrases qe po binin me ngadale, si te doja te qetesoja ankthin dhe stresin prej asaj qe do te me thoshte mami. As kur i tregoja per notat e provimit dhe mesataren -shpesh, te ulet -nuk mbaja mend te shqetesohesha kaq shume. Ndonjehere, jane thjesht rrethanat ato qe na bejne te shushatemi dhe te trembemi. Ne akoma nuk e kemi kuptuar se jeta po luan me ne, po hedh topat bardhe e zi te futbollit dhe ne duhet t'i presim e jo t'i leme te hyjne ne porte. Harrojme qe jeta po na hedh topin e basketbollit dhe ne e leme ate te perplaset mbi ne. Harrojme qe jeta po na godet me topin e volejbollit dhe ne shushatemi prej gjuatjes dhe nuk e kthejme dot mbrapsht. 

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora