Nen qiellin e perhimet.

96 16 48
                                    

           Une e rrezova nen rrenojat e debores dhe diellit te ftohte te Dhjetor ne Kazan', sekretin tim te aktrimit mbi tim ate, por harrova qe shtresa e debores do te thahej nen kupen e qiellit, nen ndriçimin e diellit. Une harrova qe rrenojat qe mbeten nga lufta e qiellit me token do te mblidheshin dhe gjithçka do te mbetej do te ishte nje harrese per kohen e shkuar, hidheruese. Une harrova qe vera do te mberrinte edhe ne Kazan', apo qofte ne Rusi, dhe dielli do te hidhte porsi debora shqelma e eret, ai te reve te bardha dhe te rrezeve te tij. Harrova qe asgje nuk mbetet perhere mbi toke, harrova qe asgje nuk rrezohet dot poshte, sepse gjithçka jeton pergjithmone. Une harrova qe porsi mua, te gjithe kishin sy, vesh, goje e madje, zemer. Sepse nese na ndryshonte karakteri, na ndryshonte gjinia, termi "njeri" na mbante te gjitheve lidhur si me zinxhire. Ashtu si qielli mbante shtresat siper tij. Ashtu si hena mbante driten e diellit. Ashtu si dielli mbante rrezet e tij. Dhe ashtu si syte tane mbanin ngjyren e vertete te botes se vertete.

             Per te dale nga shtepia, nuk e pata te veshtire. Mami i tha babit -ky i fundit i zene me projektin e tij, duke shkruajtur me ato gishterinjte e tij te trashe ne tastat e tastieres se kompjuterit -se do te blinim diçka per nje shoqen timen, meqe kishte ditelindjen dhe do te vonoheshim ca. Siç ndodhte gjithmone kur ishte i zene me diçka, babi thjesht na ngriti doren. E shihja ne syte e sime meje qe asaj nuk i pelqente kur e genjente babin, por dukej gjithashtu sikur po perpiqej te mos e jepte veten para syve te mi. Ndonjehere, kerkoja gojen qe te hapej e t'i kerkonte asaj falje qe po e mundoja ne kete menyre, sepse nuk duhej ta bente, por fjalet nuk me bindeshin, se cepat e buzeve shkeputeshin, por asnje tingull nuk dilte jashte. Thithej serish brenda... dhe zhdukej ne gyp' te frymemarrjes.

            Korridori dukej i heshtur. Madje, mu duk i gjate. I pafundme. Si nje tunel i erret, qe nuk kishte drite per te te udhehequr ne dalje tijen... fundja, kush tunel kishte drite, kush kishte pasur ndonjehere? Degjova ne ate korridor terheqjen e deres qe bera dje, tingullin qe leshoi ajo ne pllakat katrore, hapat e mi te shurdhet drejt deres se kuzhines, ku degjova debatin e prinderve te mi, qe do te doja mos ta kisha degjuar. Por, ndryshe nga dje, une kete here nuk e ndjeva ate avullin e fantazmes. Nuk e ndjeva dhimbjen e saj, qe rrotullohej perqark, godiste muret e deshperuar ne shpetim per te dale nga kjo shtepi-makth, siç mund ta cilesonte ajo. Nuk e degjova as zerin e saj, s'ia ndjeva eren qe la pas si ajo era e forte, akull e ftohte, ruse. Hapat e mi dhe te mamase u nderprene nga thirrja e babit. U mbyten ne te.

-Vajza. -Ndonjehere, me bente per te qeshur fakti qe ai e quante serish mamin "vajze"... si do te dukej nese do e therrisja edhe une ate dhe Nikolain "djema"? 

              Mami qe e para qe u kthye. E gjeta te trembur fytyren e saj, syte paksa te zmadhuar nga frika se mbase do te kishte zbuluar çfare po kurdisnim. Por, serish ajo nuk e bente veten. Asnjehere s'e shfaqte pasqyren e thyer te shpirtit te saj, zemres se saj te madhe. Dinte te fshihej, sepse mbase jeta e kishte mesuar. Kurse une nuk isha si ajo. Une e shfaqa te hapur friken e thirrjes se tim eti, e shfaqa te hapur ne sy, ne te gjitha tiparet e fytyres sime. Se kembet mu prene dhe mu duk sikur do te bija perdhe, nese s'do te ishte per doren e mamit qe me shtrengoi krahun. Thonjte e saj mu ngulen ne mish. 

-Cfare, djale? -buzeqeshi ajo. Hijshem. Madje, formoi edhe shakane ne zerin e saj porsi bilbili i pyllit.

-Asgje. -Babi tundi koken. Mu afrua mua. Dhe ndjeva se si gjunjte po me linin perhere e me shume. -Amara... -Mora fund. Arrita te ndieja serish levizjen e asaj fantazmes neper muret e shtepise. Trokiste neper mure, e mallkuara. -Ki kujdes ne rruge. 

                 Ishte hera e pare. Dhe ndaj, nuk mora fryme thelle. Ndaj, nuk e nxorra stresin, friken e tmerrin jashte. Ndaj, i mbajta shtrenguar nen temtha. Ndaj, i shtrengova dhembet serish. Sepse nuk e gjeta te pasqyruar mundimin per tu qetesuar. Babi me kishte thene te kisha kujdes, sikur te qe kjo menyra se si ai e shprehte dashurine. Ama, i isha falenderuese... sepse kuptova, mbase ne mendjen time djallezore qe mendonte se prindi im nuk me donte, qe babi paksa qendrimit tipik rus, me donte shume, me donte dhe nuk deshironte te me humbiste. Fjalia e tij e shkurter, per mua, dha vulen perfundimtare. Sepse gabova. Te gjithe gabuam teksa e menduam qe prinderit nuk na donin. Qe familja nuk na donte. Ajo ishte vendi i vetem i paqte ku gjenim jeten e vertete... dhe kush nuk e do jeten, paksa stuhive qe te sjell?

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now