Nje shpirt i ri ne liri.

154 20 60
                                    

            Nje heshtje e thelle. Flatrat e nje zogu, te vonuar ne emigrim, u rrahen pas nje dege te zhveshur peme. Rrotat e kamionit, qe kishte ndaluar perpara nje dyqani te vjeteruar qe shiste rrecka te vjetra, te perdorura, tani u nis dhe zhurma e rende e rrotave u degjua sikur te kishte krisur arma. Era u be me e forte, mbasditja vinte duke u ftohtur dhe sipas meteorologeve te parashikimit te motit, qe shfaqeshin ne televizoret me ngjyra te dyqaneve e bareve te hapur, te cilet binin me fytyre nga xhami, dukeshin te shqetesuar dhe shprehnin permes figurave nje stuhi debore. Ne Kazan', dimri ishte i eger. Debora kishte raste qe te arrinte deri ne gju. Gjer' neser, duhet te te kishte mberritur deri ne mes. 

-Merre si ta duash, Amara. -Qe pergjigjia e tij e thate, pas atyre dy minutave te pasuara ne heshtje, te dy ne qe degjonim ererat e forta te Dhjetorit nga anet e linjes se njeri-tjetrit, ne qytete te shteteve te ndryshme. -Per mua, ti je motra ime. Nese ti nuk do dhe te vjen zor per ate qe kam qene, mos me prano si vellain tend. Ama, per mua ti do te mbetesh motra ime e vogel dhe kjo eshte e gjitha. Mendimin tim nuk e ndryshon dot. Asnjehere s'i kam ndryshuar vendimet dhe ti e di me mire se te gjithe. 

                Diku, nga nje cep i rruges, mu afrua nje femije i vogel me ngjyre. Kishte veshur ca zhele te vjetra, kepuce nuk kishte dhe kembet e zbathura i hiqte zvarre mbi debore. U perpoqa te mos e shikoja ate figure te dhimbshme, ate simbolizim te realitet dhe ate flamur te bardhe dorezues. Kapej pas kembeve e duarve te njerezve, disa qe e shihnin me perbuzje dhe largoheshin me nxitim se mos u ngjitej pas si mola derrasen, duke fshire ato bluzat e tyre te hekurosura me delikatese, sikur dora e pluhurosur e femijes te kish' qene deshira e tij per nje ditelindje, qe mbase po e priste ose qe mbase, e kishte kapercyer serish nen strehet e rrugeve te Kazan'it. Ndonje tjeter ndalonte, ulej me gjunje prane tyre, e linte t'ia bente pis me pluhur xhinset e xhupat e trashe, madje u jepnin edhe para me ato veshtrimet e buta. Kisha te tjere qe i perkedhelnin floket e piset, madje pashe nje grua qe e puthi ne ball teksa dielli i fshehur pas reve te medha nisi te hedhe si papritur rrezet e para, imcake.

-Nuk e thashe kete, Nikolai. -shtrengova celularin pas veshit; nuk doja qe ai te me keqkuptonte. Per mua, ai ishte personi me i mire ne bote, vellai qe te gjithe do te donin ta kishin. -Nuk kapem pas hekurave te se shkuares... po shoh te tashmen dhe te ardhmen, vella. Thjesht, mendova se... mendova se ti... se ti nuk kishe besim tek mua qe nuk ma tregove kete te vertete.

-Akoma s'e kupton qe s'ka te beje me besimin? -Nga toni i zerit, u duk i lenduar. Mbase e shkuara dhimbte tek ai. -Amara, eshte diçka qe i themi 'e shkuar'. E shkuar, kupton? Dhe e shkuara mbetet pas, ne rregull? Ato rruge... ato rruge i kam kaluar. 

-Nuk do u kthehesh, Niko. Nuk do u kthehesh me kurre... -mermerita. Femija i vogel kishte ndaluar ne nje kosh mbeturinash, po shihte verdalle, ndonjehere syte i binin tek therrmijat e hedhura te bukes te cilat pellumbat e vonuar uleshin mbi trotuar dhe i hanin. -Po... po ti... i njeh prinderit e tu te vertete?

                  Nga ana e tij, u degjua nje psheretime e thelle, u duk sikur mori fryme shume gjate e shume thelle sikur me pare te kishte qene nen uje dhe tani, po mbushej me oksigjenin e gjithe botes. Femija u ul ne debore, me ato gjunjte e zbuluar, terhoqi nje kore buke dhe e futi ne gojen e tij. Pashe se si beri nje shtremberim fytyre, trupi i imet iu drodh se siç dukej, korja e bukes do te ishte ftohur prej qendrimit te gjate ne debore, por ai e kafshonte se shihja tek pertypej dhe molla e Adamit ulej e ngrihej ne pertypjen e tij te njepasnjeshme. Nikolai foli serish, por zeri nuk e kishte me ate qetesine e meparshme, por as nuk e kishte humbur. E gjeja figuren e tij ne pasqyren e padukshme mes shqetesimit dhe hidherimit te se shkuares.

-Jo, Amara. Nuk e di kush jane. -Ndonjehere, dukej qesharake mendimi qe nuk njihje prinderit e tu, por ishte thjesht qesharake ideja qe ti nuk e kuptoje te verteten perpara botes se vertete. -As gjysherit, as xhaxhallaret, dajat, nese kam te tille, nuk e kam idene kush jane. Dhe nuk me intereson. Sepse nese do te me donin, do te me kishin kerkuar deri tani... Mbase kam qene shume i vogel dhe nuk i mbaj mend prinderit e mi, por gjithçka mbaj mend eshte se kur u ngrita nje mengjes, kisha shume ftohte dhe nisa te kollitesha... me duket se kishte nje re tymi nga nje fabrike diku. S'mbaj mend te kem qene ne Kazan'. Mbase ne fshatrat prane tij dhe ti e di qe fshatrat gjithnje preken me shume nga debora sesa qyteti. -Dikur, keshtu ndodhte, e kisha degjuar shpesh nga shoket e mi qe jetonin ne fshatrat aty prane. Kurse tani, sikur ishte zbehur ca kjo gje. Qytetet dhe fshatrat vinin duke u barazuar ne debore. -Nuk e mbaj mend sa kam ecur... duhet te kem qene shtate vjeç, mos te te genjej por nuk jam i sigurt. 

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Kde žijí příběhy. Začni objevovat