Gjithçka qe shtremberuar...

74 14 80
                                    

            Babi po qendronte i mbeshtetur ne nje trung peme. Nuk kishte ndryshuar. Syte thjesht, i dukeshin me te lodhur. Sikur nuk kishte fjetur gjithe naten. Nuk ishte dobesuar, as nuk ishte shendoshur, trupin e kishte si gjithmone. Nuk pashe me ate Valerin, me te cilin mami kishte shkembyer puthjen e pare mbi varreza. Nuk pashe me babain tim, i cili me tregonte se kush ish' bota ne te vertete, atehere kur qendronim te dy ulur ne biçikleten e tij, duke pare vetem nje copez te Kazanit, se fundja Rusia nuk qe gjithe bota qe kerkonim te shihnim ne te dy. Te tre. Te katert. Te gjithe. Nata ia mbulonte paksa fytyren, se e nxirrte me te erret, por qendrimi i trupit te tij qe njesoj. I ngritur. Krenar nen qiellin e nates varfanjake te Dunedinit. U afrova me hapa te ngadalte drejt tij. Ndalova disa hapa distance drejt tij. Dora e Niarit, qe nderthurej me gishterinjte e mi, ishte ajo qe me mbeshteste ne te hedhurit me shume hapa se vetem dhjete.

-Ckemi, Amara. -Pershendetja qe aq e thate... a thua se nuk isha me vajza e tij? Sepse vertet, nuk isha. Ai kish' nje familje tjeter, tashme.

-Hej, ba'. -ia ktheva po aq thate, edhe pse deshira me vlonte ne zemer qe te shkoja dhe ta perqafoja fort, se sido qe te ishte, me kishte munguar. 

            Ishte ai qe i ndaloi hapin tim te trembedhjete, duke u afruar prane meje. Mendova se do te me perqafonte, se do te me thoshte se i vinte keq per gjithçka dhe donte thjesht nje bisede te mire me njeri-tjetrin, mbase per here te fundit, por ai nuk foli. Nen ate qiell te nates, me yje shkelqyes dhe pa re, zuri vend vetem velloja e heshtjes... mbase sepse kjo ishte gjithçka ne donim, ne kishim deshire te mbartnim mbi supe keto momente. Nuk po flisnim. E ndieja flladin nga ana e Veriut qe na rrumbullakoste fytyren me rrathe te vegjel, te padukshem pluhuri rere dhe qyteti, sikur donte te na njoftonte se duhej te flisnim tani, ne çast. Perpara se ta hapja une gojen, ishte babi ai qe foli:

-E dija qe ishe ketu, Amara. 

-Nga e more vesh? -ula veshtrimin; nuk doja t'i shihja ato sy ngjyre guri... sepse paksa qendrimit te serte qe mbartnin, une shpresoja se kishin dashuri... se kishin miresi... dhe kishin paqe.

-E dija qe kur po flisja me mamin, atehere per projektin mbi femijet e Afganistanit. -Doja ta pyesja se si shkoi projekti, fundja kjo qe gjeja e fundit per te cilen i kisha folur kur u largova... se doja ta shihja suksesin e tij aty... dhe ai sukses tashme, nuk me interesonte aspak. -Ma treguan, Amara. Sepse kur nuk prisja te ma thoshte vajza ime, une prita te ma thoshte njeriu i botes.

                 Ato fjale me derrmuan. Nuk gjeta nje fyerje, nuk gjeta as diçka qe te me bente ndihesha keq, por perseri e ndjeva diçka qe me mposhti zemren, ma mundi shpirtin dhe ate zjarrin e meparshem, qe me vlonte ne gjak e nder vena teksa trokisja rrotat e skateboardit pergjate rrugeve te Dunedinit, tani me ish' kthyer ne akull. Ktheva me ngadale syte nga Niari dhe ai tundi lehte koken, qe mos te merzitesha... sepse mbase, ai mendonte se do te shkonte mire, por une nuk e shihja te tille. Te shkuarit mire, tani kishte marre fund sikur te mos kishte ekzistuar kurre. Babi psheretiu thelle, sikur te ishte duke u munduar per te thene nje fjali tjeter, dhe me pas, foli:

-Aleksei Skellç ma tregoi, Amara.

                U ndjeva e keputur. Me shume seç me derrmoi fakti qe ai kishte treguar per kete enderr timen, mua po me derrmonte fakti qe me kishte fshehur faktin... qe na kishte fshehur, faktin qe ishte djali i Bernardos. E ndjeva doren e Niarit te me lirohej, se siç dukej as ai nuk e kishte pritur dhe krahet mu leshuan me shume tashme. Por, nuk munda te thoja asgje... nuk munda t'ia mbathja sepse ishte mjaft ajo qe kisha degjuar, nuk munda as te qeshja me "shakane" pa kripe te babit -shakane e prinderve, nese do te thuhej e tille ndarja e tyre -sepse tashme, mundimi ish' vetem nje perpjekje pa sukses. Nje perpjekje e pasukseshme. 

-Mendoja... mendoja se do te me tregoje diçka me pas, por ti nuk e bere. Amara, nuk jam merzitur prej faktit qe nuk me ke treguar apo se me ke genjyer, sepse e di qe nuk eshte hera e pare, por... por thjesht, jam i zhgenjyer sepse nuk me degjove. -Sa i zhgenjyer je ti, babi per diçka kaq te kote dhe sa e zhgenjyer jam une prej vendimit tend e te mamit, pa me pyetur nje here mua! -Duhet te dish diçka per aktrimin, Amara. Dhe mbase, atehere do te me kuptosh... sepse s'e ke bere asnjehere me pare deri tani.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now