Ne avull romance.

93 15 124
                                    

          Isha e acaruar. Koka me ziente. Edhe fryma me merrej. Sikur te kisha pasur mbase, ndjenja gjate gjithe kohes se shkurter me Niarin ndjenja per te, sikur ta kisha njohur ate dhe Ejprillin prej kohesh dhe sikur gjithçka nuk mund te duroja te ishte ta shihja te qeshte me nje femer tjeter, t'ia shihja syte e zbrazet t'i ktheheshin ne te gjalle me dike tjeter e jo me mua. Edhe pse nuk e kisha njohur asnjehere, edhe pse asnjehere nuk e kisha pasur idene qe ai djale me ato sy te zbrazet quhej Niar'... edhe pse me ate nuk shihja asgje, as shoqeri. Por, me bezdiste te gjitha keto fakte, me bezdiste skena qe pak me pare po me sillej para syve e tani, thjesht kish' nisur te me rrotullohej ne mendje, si nje disk i prishur, si nje kasete e ngecur, ku gjithçka mund te beje per te, ishte vetem ta degjoje nga fillimi serish e serish, ne perpjekje per te pritur fundin. Po nese fundi eshte dhene qe ne fillim, ne qe thjesht nuk e kuptojme?

            Fleta e audicioneve ishte rrudhur ne duart e mia te qullura ne djerse, kerkonte mbase ajer per te frymuar e lire ne fjalet qe kisha mundur te mesoja. Por, nuk mundesha dot me shume. Te gjitha ishin bllokuar ne nje skute te mendjes, zhurmonin dhe godisnin me shqelma e grushte njera-tjetren sikur kjo te qe zgjidhja per gjithçka. Syte, dashur a padashur me ktheheshin tek Niari dhe Ejprilli dhe shihja se si atmosfera e gezuar i rrethonte te dy, teksa mua me godiste vetmia. Nuk e vinin re ata te dy? Te pakten, Ejprilli... nuk e vinte re ajo qe kerkoja edhe une nje mik, nje mik qe ata te dy s'po ma falnin? I degjoja tek qeshnin, tek i mesonin se bashku fletet e audicioneve e me pas, shperthenin ne te qeshura te forta sikur te ish' kjo e fundit per inatin tim. E bezdisur nga fjalet e tyre, nga te qeshurat e tyre, e acaruar nga mendimet idiote qe po me percillnin mendjen e me hynin ne zemer drejt e ne shpirt, u ngrita me vrull. Kolltuku leshoi nje zhurme bezdisese nga pas meje, u rrotullua tre here rradhazi.

-Ku po shkon, Amara? -me pyeti Ejprilli. Bukur. Tani u interesua per mua, tani u kujtua qe ne ate dhome ekzistonte edhe dikush tjeter dhe jo vetem ajo dhe Niari.

-Sa bukur fole, Ejprill! Me kenaqe. -duartrokita. Ajo rrudhi ballin dhe u ngrit prej anes se karriges, ku ishte ulur prane Niarit. E qeshura iu shua te dyve nen buze, ashtu sikurse une, edhe ajo mos te kishte ekzistuar kurre. -Sepse pak me pare, une nuk po ekzistoja aspak. Une nuk isha fare ketu. Dhe tani, papritur ti u kujtove qe edhe une isha ne kete vend... te kuptoj, nuk ka problem. Je e zene duke biseduar me te dashurin tend!

                Perpara Ejprillit, ishte Niari ai qe kerceu me kembe. Syte e tij te zbrazet, qe pak me pare po ia shihja te gjalle e te çelet, tani ia shihja thuajse te zhveshur. Kurse vajza dukej e thyer ajo qe sapo thashe... nga e verteta qe ia perplasa perpara syve. Mbase prisja qe Niari te kalonte perpara, ta mbronte ate ashtu si çiftet e dashuruar benin, por ai as nuk e hodhi nje çap me perpara. Sikur te mos i interesonin fjalet e mia. Sikur te mos prekej nga fjalet e botes. Sikur te mos kerkonte arsye me teper per te thyer heshtjen. Sepse per te, mbase mjaftonte te flisja une, te derdhja une helm dhe ai thjesht ta shihte ate helm te derdhej, por mos ta pinte. Sepse mbase, kishte pire mjaftueshem... te pakten, ashtu dukej ate nate stuhie, ne makine. 

-Amara, nuk eshte ashtu si mendon ti... -Ne zerin e Ejprillit, une arrija ta njihja figuren e sikletit. Mbase nuk donte ta tregonte ne shesh kete lidhje, budallalleqe te adoloshenteve 18-vjeçare. 

-Me duket se eshte. -e nderpreva ne çast. Shfajesimi i saj ishte gjeja e fundit qe me duhej ne ato momente. -Me duket se eshte, Ejprill. Mendova se doje te me jepje shoqeri, por mire shoqerine... por ti as nuk e more mundimin qe te me tregoje qe ky ishte i dashuri yt! Per me teper, ma dhe mua duke thene 'uu, Amara, shko. Niari eshte kaq i bukur'... a je duke u tallur me mua? Sepse une s'e shoh veten objekt talljeje, Ejprill! Me Amaren nuk tallesh askush. As ti! -i drejtova gishtin tregues. Nervat me ishin bere kaçurrel.

-Me degjo, une...

                 Nuk e lashe te fliste. Terhoqa vrullshem perden dhe dola me vrap. Fleta e audicioneve filloi te rrudhej perhere e me shume ne duart e mia, sikurse rrudhat qe u shfaqen ne ballin e Ejprillit. Ndihesha e bezdisur, ca nga mendimet e mia e ca nga fakti qe Ejprilli si personi i pare qe me ish' afruar, nuk me kishte treguar kush ishte ajo per Niarin e Niari per te. Por ne nje menyre a nje tjeter, nervat e mia po me benin edhe mua çudi. Nuk kisha shume qe i kisha njohur ata te dy, fundja as nuk e kisha idene deri dje se dy persona me ate emer ekzistonin dhe tani, po me interesonte romanca e tyre sikur te kisha vjet duke qendruar me ata te dy e ta kisha marre vesh tani... Por fajin nuk e mora persiper qe t'ia hidhja vete vetes... sepse tek ne, keshtu funksionojne gabimet. Asnjehere s'eshte faji yne... gjithmone, do e mbartim ose te tjeret, ose vete fati. Fati... fati eshte nje loje shahu, por eshte ajo loje ku mendimet t'i lexon ai... dhe ti, per fat te keq, nuk mund te lidhesh as mendimet, por as nuk mund te parashikosh te ardhmen.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now