Faj po i hidhja mallit.

76 13 87
                                    

            Kur kemi qene femije, i genjenim shume lehte prinderit. Keshtu ndodh edhe me te qenit adoloshente. I genjejme se shkojme ne shtepine e nje shoqeje, por ne fakt shkojme ne nje feste. Me ka ndodhur kjo e fundit, kur isha shtatembedhjete dhe shoqeria ime me Fondaelen dhe me Lejlen ishte kaq e hapur, kaq te lidhura se bashku dhe mbaj mend qe ato me kerkuan te shkonim bashke ne nje prej festave te atyre vajzave te populluara te shkolles. Ne fillim, nuk pata pranuar, por me pas me hyri ne qejf te hyja edhe une ne humorin e festave dhe e ngrita veten nen genjeshtra, duke i rrethuar prinderit nen te. Sepse kur nuk i pastron muret e shtepise, ato zene myk dhe mbushen me rrjeta merimangash te pafundme, duhet ta pastrojme per te krijuar nje fillim te ri, te mahnitshem qe te na magjepse. Sepse nje shkrimtaresh mund te shkruaje 100 libra, por vazhdon ate tek i cili ka me shume frymezim dhe te tjeret mbase mbeten ne harrese. Por pergjithmone apo jo, kete e dine vetem shkrimtaret. Dhe une nuk jam e tille.

                 Kete date nisjeje ne Dunedin do te kisha preferuar qe babi ta kishte marre vesh se ku po shkoja me te vertet -jo ekskursion me shkollen, ashtu siç i kishim thene -por, ai nuk e dinte. Mbeshtetja ime ishte mami. Dhe Nikolai. Nuk i kisha treguar per dje, mesazhi i vetem qe mora dje ishte i Bernardos kur me pyeti ne isha mire... por jo nga Ejprilli ose Olafi... as nga Niari ose Aleksei. Sikur te mos kisha ekzistuar kurre. Sikur te mos kisha folur dje. Sikur te mos kisha qare dje dhe sikur Niari te mos ishte grindur me Aleksein. Sepse mbase, njerezit keshtu jane. Harrojne gjithçka ne nje dite emocioni. Mbase, sepse njerezit jane qenie te çuditshme dhe duan te mbeten ne kujtesen tende si njerez qe te duan, por qe nuk duan te te mundojne me pyetjen. Do te doja qe te pakten ne nje nga keto dy fjalite te mos kishe mbase... por, ka. Sepse gjithmone ka nje mbase... e gjithmone ka nje sikur.

-Kalofsh bukur, Amara. -Babi u perkul sa gjatesia ime, me leshoi edhe nje puthje te vogel ne koke. -Do i mungosh kaq shume ketij burrit ketu.

-Edhe ti do i mungosh kesaj vajze. -buzeqesha lehte. Do te me mungonte, vertet. Sepse sido qe te ishte, ai ishte babi im dhe mbetej me i miri ne bote. Te pakten, per mua.

-Kur te kthehem, do e kesh perfunduar projektin mbi Afganistanin, ba'. Dhe te gjithe do te jene te kenaqur per punen tende. Do te dale fjala e Xherrit. -i leshova nje buzeqeshje te lehte. Keq me vinte qe po e genjeja... dhe e dija qe edhe mamase i vinte.

                   Ngrita veshtrimin drejt tim eti dhe ajo rrezja e dobet e reve te qiellit rus, shpertheu si nje fjolle drite mbi fytyren e tij te rrudhosur si karton dhe i formoi nje buzeqeshje. Po sa e gjalle ish'! E per nje çast, pashe ate Valerin, djalin qe ishte puthur me mamane time ne pemen siper varrezave, te dy te qeshur derisa dega qeshe keputur dhe te dy kishin rene ne toke, ajo qe kishte grisur fustanin e oqeante dhe ai qe i kish' blere nje te ri. Pashe se sa te gjalle ishin syte e tij, pas gjithe kesaj kohe te qenit te ngurte. Pashe se si ai vertet dinte te ish' nje burre per mamane time, dinte si te ish' nje baba, te pakten per mua, ne jo per Nikolain. E nje ndjenje mu ngjit siper, duke me bere t'i dhuroja nje perqafim te forte e te rrufueshem. Me shtrengoi. E ndjeva tek me shponte ne kraharor, se me dukej sikur s'do e shihja me kurre... me kurre ne jeten time... sepse per here te pare, s'po i zija bese fatit tim dredharak.

-Me fal, babi. Me fal. -Lotet me mbuluan fytyren. Doja t'ia zbrazja aty, ne çast qe e kisha genjyer dhe po vazhdoja ta beja.

-Me fal per çfare? Amara, qetesohu. -Babi me shkeputi me ngadale prej perqafimit, me hodhi te dyja duart ne shpatulla dhe uli koken per tu ndeshur me syte e mi. -Cfare ke, bije?

                    Imagjinova serish Valerin e vogel, ate adoloshentin e qete, tek ecte poshte pemes se varrezave dhe mamaja qe ia bente me dore nga siper. Pashe ate qe rrotullonte syte i bezdisur, por ish' ngjitur ne ate peme. Dhe te dy kishin shijuar mbase, perendimin e diellit qe shkelqente varret me emrat gdhendur dhe kishin shkembyer puthjen e pare... derisa dega ish' keputur, se fustani dhe blerja e nje fustani te ri kishte bere romancen e tyre. Fustani i dashurise... fustani, qe kisha veshur dje. Dhe mbase sikur te doja ta kisha akoma nje romance ne jeten time, nje romance te pamundur, e kisha zhytur ne valixhe... mbase qe zhubravitur, por e dija qe ashtu ish' edhe jeta ime. Nje shkarravine nga dora e nje femije. Nje vizatim i prishur prej dores se nje artisti. Dhe nje liber i grisur prej nje shkrimtari.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now