Nje tifo per Olafin.

78 16 123
                                    

-E njoh Niarin qe kur kam qene ne kopsht. -Ne qetesine e atij kopshti, ngjyra jeshile e te cilit qe shnderruar ne te bardhen e majave te maleve, zeri i Ejprillit thyhej vetem nen eren e çmendur te Kazanit. -Ne nuk jemi ashtu si mendon ti, Amara. Jemi thjesht miq... kam qene me te, prane tij dhe ajo lidhje qe kemi ne... qe kemi ne, Amara, jo ajo qe sheh ti, eshte forcuar kur ai ishte nente vjeç. Vellai i tij me i vogel, Duolku... ai u largua ne Florida bashke me babain. Prinderit e tij u ndane, Amara. 

                 Kupa qiellore ish' e perhimet, por jo prej tymit te makinave, ishte e perhimet sikur bombat e topave te debores te ishin shnderruar sakaq ne bomba te verteta zjarri, dukej sikur me rete e tij te erreta, qe grumbull qendronin ne qiell, duke mbuluar diellin, me ngrinte doren e madhe dhe me pershendeste i qeshur... por, une nuk ia ktheja. Ndihesha keq. Te pakten, keshtu po ngelesha pas çdo fjalie te Ejprillit. Kisha frike se ne nje menyre a nje tjeter, Niarit do i ishte kujtuar nje copez e pazellit te te shkuares, qe do e kishte thyer zemren e tij ne mijera copeza te qelqta. Me vinte zor, sepse e dija historine e tij, e kisha degjuar ate nate stuhie dhe serish, mbase ia kisha rikujtuar ate. Qe Ejprilli te ishte duke genjyer, per kete as qe me shkonte mendja. Ishte serioze. Zeri autoritar. Dhe e shihja ne syte e saj, qe i pasqyronin burimin e shpirtit te paster se nuk ndjente asgje per Niarin, perveçse shoqerise se perjetshme dhe keqardhjes se pafundme. 

-Une nuk e dua Niarin. Dhe e di qe as ai nuk me do mua. -Doja ta pyesja se si ishte e sigurt qe nuk e donte, sepse une pashe me pare, pashe me pare se si syte e zbrazet i ktheheshin nga te vdekur te gjalle kur ajo qe prane tij. -Nuk e duam njeri-tjetrin, Amara... te betohem per kete. S'e di nga te erdhi ai mendim, por... por u ndjeva keq qe pe vetem kendveshtrimin tend te marre dhe nuk me degjove mua. Sepse dua... nuk e di... une dua te jem shoqja jote dhe ti dukesh sikur nuk e do kete shoqeri... ka te beje sepse jam e zeze, apo jo? Sepse jam ndryshe? Me nje lekure ndryshe? 

-Jo, çfare thua? -e nderpreva pyetjen e saj pa pergjigje, menjehere. Nuk donte qe te mendonte ashtu per veten e as per mua. -Nuk... nuk ka te beje sepse je ndryshe... fundja, te gjithe jemi ndryshe. Me vjen shume keq qe tu ktheva ashtu, Ejprill... nuk doja... nuk doja t'ju lendoja. Une... thjesht mendova se... se ti po talleshe me mua dhe nuk me doje si nje shoqe...

-Hajde pra, tani! -tundi lehte koken ne shenje mohimi, buzet i mblodhi ca me mospelqim dhe rrudhat ne ball iu shfaqen te lehta. -Nuk eshte ashtu, por ti ishe duke mesuar fleten e audicioneve dhe... dhe mendova mos te te bezdisja... me fal.

              Nuk i thashe asgje. Shihja se si rete e qiellit leviznin perqark kupes se perhimet, ngjyres gri te forte dhe arratiseshin perqark globit rrumbullak te Tokes. Nje rreze e dobet dielli arriti t'i arratisej nje reje gjigande, e shpalosi bukur, por shkurt ndriçimin e tij te meket ne toke dhe e shndriti ne bukurine e tij, shtresen e bardhe te debores. Por valle a do te mund te shkrinte ajo copez aq e madhe debore prej asaj fijeje dielli, qe as nuk te ngrohte? Ne mendje, me rregetiu si nje cope rruge e mbetur fytyra e Alekseit, e ngrysur dhe si neper mjegull me kaloi momenti i perqafimit, qe per nje fraksion sekondash desh u kthye ne nje moment puthjeje. Ne nje moment romance... qe kisha pritur gjithe jetes.

-Ti e pelqen, apo jo? -me shkeputi nga mendimet zeri i Ejprillit. Ajo ishte ulur me gjunje ne debore, kishte nisur te hidhte deboren me duar paksa se ato i kishin marre nje ngjyre te kuqe, gjysem mavi ne kyçe, prej te ftohtit.

-Ke? -ktheva veshtrimin nga ajo. Nje pjese, qe nuk dihej nga vinte, sikur me therriste ta beja ate te thoshte per Aleksein.

-Niarin. 

            Ula koken. Tani, u arratisa une ne shtresen e debores, nje shpetim prej pyetjes se saj, ne gjetje te pergjigjes sime. U ngrita me ngadale deri ne gjysem dhe rrethova gjunjte me krahet e mi, qe teshat e trasha qe kisha veshur m'i benin te dukeshin kaq te shendetshem krahasuar me hollaket si shkopinj qe kisha ne stinen e ngrohte te veres. Dora ime e djathte u shkeput prej tjetres dhe u arratis drejt debores, nisi te vizatonte nje rreth te vogel si te isha duke pikturuar ne bregun e detit te plazheve te Frances, e mu duk sikur ne ate rreth gjeta nje boshllek te madh ngjyre erresire. Pashe syte si qelibari, por te zbrazet te Niarit, pashe lotet ne syte e tij, ashtu te mbajtur perbrenda tek me tregoi foton e polaroidit ne kioskon e makines, ate nate stuhie debore. Pashe ne ate rreth qe kisha bere nje foto me dy vellezer, te ndare qe ne vogeli prej prinderve, prej problemeve te dashurise. Dhe pastaj, mu perplasen ne vesh dy fjale... Me ler rehat

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now