Poshte tij, ishin vetem dy njerez.

60 14 109
                                    

        Dikur, kur isha me e vogel, Nikolai me pati thene qe nje kontinent ka pasur me shume se nje shtet dhe une nuk e kam besuar. Tani, po shihja se si Florida ishte nje shtet ne SHBA dhe une po i jepja atij. Dunedini nuk ishte ashtu siç e kisha pare une ne fotot e kompjuterit, nuk ish' i gjelbert dhe i qete siç pershkruhej, me rruge te zbrazeta dhe me nje diell verbues. Nuk eshte se nuk kish' pallate, por thjesht ato derdheshin larg njera-tjetres dhe kjo e bente te dukej si nje ishull i vogel me shumese thjesht nje qytet. Edhe pse disa metra distance larg plazhit, serish degjohej zhurma e perplasjes se dallgeve me bregun. Per Perrin, moti ish' i perkryer se dielli ishte i zbehte, por i forte dhe atij i ra mundesia ne dore te vinte syzet, me justifikimin se nuk shihte mire prej tij. Mendoja se do te zgjidhnim nje hotel ku do te qendronim, por Skellçi na suprizoi me diçka ndryshe, larg imagjinates sone.

            Vila ku do te qendronim ishte e madhe, e gjere. Kishte kater kate, bashke me veranden e madhe qe te shtrinte perpara te gjithe panoramen e mrekulleshme te plazhit te ngarkuar me njerez. Siç na tha Skellçi, dy katet e fundit te viles ishin te gjitha me dhomat tona. Ejprilli dhe une "goditem" fatmiresisht ne nje dhome dhe u sistemuam te dyja shume mire. Kurse kati i pare mbarte kuzhinen, sallen e ngrenies dhe nje dhome te qete, ndjenjeje. Kurse kati i dyte ishte me se shumti me hapesira boshe, me dhoma te zbrazeta ku mund te praktikoje rolet. Veranda ishte me e bukura, 'dhoma' nese do e paracaktoja te tille, me e bukur per mua, me e magjishme. Sepse aty, te kenaqeshin syte ne qiellin e kalter dhe ne detin qe duhej sikur bashkohej me te dhe me pyllin e gjelbert, pak me tej. 

             Tre ditet e para, gati qene te qeta. Nuk beme plazh, sepse dielli nuk ishte i forte, por zgjodhem shetitjet ne muzget e mbremjeve dhe vrapin ne mengjeset e hereta. U praktikuam disa here me rolet, Skellçi me premtoi se surfi nuk do te behej prej meje, por do te gjendej nje dublant per te marre rolin tim ne ate pjese te surfit. Kurse Niari ish' i zoti vete t'ia dilte mbane me surfin, tha se nuk e kishte problem -sepse si perfundim, rolin per protagonistin e mori ai dhe Aleksei do te ishte shoku i tij i ngushte, ndryshe nga Olafi qe do te ishte miku im i ngushte. Ne gjithe kete kenaqesi ngazelluese, arrita te flisja me Nikolain vetem dy here ne nje dite, kurse me mamin fatmiresisht ia dilja te flisja me shume, i dergoja foto dhe i shkruaja perhere nje mesazh ne fund te dites, i tregoja se si ia kisha kaluar dhe ajo gjithnje, me telefononte. Me dukej sikur ia gjeja lumturine ne ze.

                Por gjithçka ndryshoi. Sepse normaliteti nuk eshte per njerezit. Dhe nuk eshte per mua. Ndryshoi aq shpejt sa nuk arrita ta komandoja me fatin tim, se ai u kthye i shtrembert nga te gjitha anet. Mu duk sikur te gjitha gjerat qe une shpresoja te mos ndodhnin ne ato tre dite qe kisha pare mjaftueshem, goditen sot. Kete te merkure te mallkuar, ku Dunedini shkelqente nen nje diell te mveshur, prej reve te bardha qe dukeshin si prej letre. Kisha pare shume keto tre dite, sepse tre dite jane shume, apo jo? Duken shume pak kur je pushim dhe duken shume kur je ne shkolle, ky eshte ai qe quaj kendveshtrim. Une e kisha pare se Ejprilli ishte afruar shume me Aleksein, sepse per çdo gje nuk shkonte me tek Olafi, nuk shprehej me tek mua, per çdo gje kthehej nga ai dhe kjo mu duk sikur me derrmoi per nje çast te shkurter, jo sepse nuk doja ta shihja ate te lumtur, por sepse nuk doja te lendohej ne menyren qe Aleksei me lendoi mua. Kurse mes meje e Niarit, une kisha pare diçka qe na rrotullohej perqark... diçka, qe nuk e kuptoja. E ne zerin e mamase, shihja qe kishte ndryshuar diçka. Fliste me pak, ndonjehere madje nuk ma hapte celularin. Isha shqetesuar per te. Me babin nuk munda te flisja asnjehere, perveç dites se pare. Celulari i tij me dilte ose i fikur, ose i zene. Kurse Olafi nuk pati ndryshuar edhe aq shume, por e kish' humbur zellin e dikurshem te aktrimit. Te gjithe ishim te lodhur. 

                 Isha duke ecur me skateboard perqark rrugeve te Dunedinit, me shpresen se do i largoja nga koka keto mendime. Kasken e blunjte e mbaja shtrenguar pergjate rripave te zinj dhe e shtrija kemben sa para-mbrapa. Niari ish' me mbrapa e une nuk kisha ndaluar ta prisja ate; ma priste mendja qe duhej te kishte ndaluar ne ndonje bar dhe te kishte marre ndonje kanaçe Sprite, si gjithmone pijen e tij te preferuar, ashtu te ftohte per keto dite te nxehta si vere. Perpara viles, aty kur isha gati te beja nje kercim per se prapthi ne skateboard, Ejprilli me doli perpara si nje fantazem. Ne dore mbante, celularin tim.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now