Fleta e audicioneve.

91 15 101
                                    

        Korridori nuk ishte i zhurmshem, me se shumti nuk kishte njerez fare. Dyert qendronin si te gozhduara mbi muret perkatese, pronare tyre. Nje prej dyerve qe e hapur, brenda saj pikasa fytyren e njohur, esmere te Alekseit. U afrova me ngadale prane deres dhe doren e djathte e perplasa lehte me murin prane saj. Aleksei ishte duke folur me nje vajze, qe gjatesia e trupit qe kishte, e tregonte 18 ose 19 vjeçe. Tufa e flokeve te tij te dendur ngjyre geshtenje, tundej lehte nga era e Dhjetorit qe arrinte te hynte permes xhamit te dritares se hapur, arratisej serish permbi ajrin e dhomes. Syte e tij te qelqte nuk i gjeta ne nenqeshje, por te qete... sikur po perpiqej qe te ruante qetesine ose diçka e tille. Ama, kjo ndodhi vetem per nje fraksion sekondash. Sepse si nje skifter qe gjente prene e tij, edhe syte e tij moren vrullshem drejtim per nga mua. U perplasa me force pas murit. 

           Fryma nisi te me merrej. Pata frike se mos mbase do te me kishte pare, qe po e veshtroja. Akoma po me rrinte gozhduar fytyra e tij. Me kujtohej porsi te ishte dje, kur u thashe dy shoqeve te mia qe me pelqente 'Argo' tek "Kaluar hekurudhave", arrija ta shihja ngazellimin qe mori vrull tek Fondaela dhe duartrokitjen e Lejles. Po e degjoja zerin e tij, edhe pse ai nuk po fliste. E degjoja tek me therriste "genjeshtare" dhe ndjeja nje shtrengim ne kraharor, sikur dikush te me kishte vendosur krahun mbi qafe dhe te ishte duke ma shtrenguar aq shume, saqe fryma nuk mund te ngjitej mbi gypin e saj, por qeshe bllokuar ne zemer, ne kraharor. Arrita te shihja ne erresiren e syve te mi, qe aq fort i pata shtrenguar, duart e tij tek me kapen per beli dhe me ngriten me siper per te mbylluar çelesin e zi te dritares ne shtepine time. 

-Ti je Amara, apo jo? -degjova nje ze. Mbase po te mos kishte qene ze femre, do te kisha shpresuar qe te ishte Aleksei. 

               Kur hapa syte, pashe qe perpara meje qendronte vajza qe kisha pare brenda me Aleksein. Tani, e shihja me qarte se perpara saj, une ngjasoja si nje plesht shtrati, se isha e dobet dhe e shkurter, kurse ajo shpalosej ne gjatesi dhe qe e beshme. Floket e zinj kaçurrele i perkedhelnin faqet dhe ngjyra e syve geshtenje qe ngulur mbi mua. Kish' mbathur nje bluze ngjyre jeshile smeraldi, nje pale xhinse te ngushta ngjyre oqeani dhe atletet e bardha "Adidas" i shkelqenin nga nje rreze drite qe nuk dihej nga vinte. Ngjyra e zeze e lekures mund te mos pershtatej me bluzen qe kish' veshur, por nuk i thashe asgje. Fundja, nuk ishte as çasti i duhur. Gjithçka munda te beja ishte te tundja koken ne shenje pohimi. Veprimin e rradhes e mori serish ajo ne dore. Duke me zgjatur doren, u prenzatua:

-Ejprill. Skellçi me tregoi per ty, tha se mbase do te jesh protagonistja e filmit. Je me fat.

-Faleminderit. -Nuk isha e sigurt çfare mund t'i thoja, por arrita t'i shtrengoja doren. Qe e rende ose te pakten, keshtu mu duk mua. -Ne fakt... kemi edhe audicionet... s'e di nese mund t'ia dal. 

-Oh, Amara, te lutem! I kam shume inat njerezit pesimiste. -terhoqi doren pas dhe qeshi nen hunde. -Ti erdhe deri ketu, apo jo? Per aq kohe sa fati te beri gjithe keto supriza, atehere s'do te kete kuptim qe te te zhduke perseri larg. Me kupton? Une kam besim tek fati im. Ki besim edhe ti tek yti, e dashur.

             Nuk i thashe asgje, por serish tundja e kokes vulosi pergjigjen time te heshtur. Ejprilli nuk me nguti te flisja me te, por une e pashe ne mimiken qe kish' marre fytyra e saj qe po priste nje pergjigje prej meje. Por, nuk tha asgje. Me zuri per krahu, ashtu papritur dhe me terhoqi pergjate korridorit. Arrita t'i komandoja kembet vete. Po me pelqente vrulli me te cilen vajza prane meje po perpiqej te zinte shoqeri... sepse edhe pa e njohur mire, po shihja qe tek ajo, nuk po gjeja asnje te mete. Prisja qe te kthehej ne dhomen ku pak me pare, pashe Aleksein, por ajo e kaperceu ate dhe une nuk munda, u tregova e ngadhet te ktheja koken dhe te shihja ne ishte aty personi per te cilin isha çmendur ashtu. Teksa po merrte kthesen drejt shkalleve, Ejprilli nisi te fliste:

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Onde histórias criam vida. Descubra agora