Ose pranoji, ose largoji tej.

201 24 140
                                    

-Amara. -u pergjigja me gjysem zeri. Aq sa po me bezdiste fakti qe me kishin zgjedhur mua, aq sa po me bezdisnin veshtrimet e te gjithe klases mbi fytyren time, aq po me bezdiste edhe prania e Alekseit prane meje.

-Oh, Amara. -ia priti burri me syze. U duk shume i ngazellyer nga emri im, per me teper, dukej tip i muhabetit. Problemi i vetem ketu, ishte se po fliste me nje introverte. -Une kam dashur gjithnje qe t'ia vendosja emrin Amara vajzes sime, duke ditur edhe kuptimin e mrekullueshem te ketij emri, por Anastasia, gruaja ime siç e kuptoni, kembenguli t'ia vendosnim Taylor. Eshte shume fanse e Taylor Swift dhe i kishte mbetur fiksim qe ne femijeri, qe kur te kishte nje vajze, do e quante Taylor ne ishte vajze dhe Tyler ne ishte djali. Fati ra ne anen e saj, heh. -qeshi.

                Te ishin rrethana te tjera, edhe une do te kisha nisur te qeshja. Madje, do e ngacmoja qe te me tregonte kuptimin e emrit tim, gje qe s'e kisha marre vesh ndonjehere -jo se nuk me interesonte, por sepse gjithnje harroja qe ekzistonte interneti per te marre vesh gjera qe nuk i merrje vesh dot nga te tjeret -por, ne kete pjese ku isha zhytur, ne kete llum balte ku kisha ngecur ose me kishin ngecur, fjala vjen Aleksei, do te preferoja te heshtja dhe ta veshtroja me nje shprehi çudie ne fytyre. Kjo gje e fundit e beri ate te mbulohej nga nje skuqje e lehte, mandej hoqi syzet e diellit dhe une i pashe syte ngjyre bari qe iu munden nga forca e shtrengimit te veshtrimeve te te tjereve. 

-Amara, -mu afrua Skellçi. -Ti ke çdo tipar qe kerkojme per protagonisten e filmit. Kam nje ndjesi se je e zonja ne aktrim. Deri tani, nuk kam gabuar asnjehere ne ndjesite e zemres sime... nese e kam gabim kete here, betohem se do te jete hera ime e pare. 

-Une... -hodha nje veshtrim te shpejte perqark. Te gjithe po me ndiqnin mua. Dhe veshtrimet te vendosnin gjithnje ne siklet... te pakten, mua. -Une... une nuk mundem, zoteri. 

                Peshperimat e te gjitheve ndaluan, por une e shihja ne fytyrat e tyre qe moren fryme te lehtesuar. Kete pergjigje po prisnin qe ne sekondat e para te permendjes se emrit tim. Dhe po ose jo, mu be qejfi kur pashe buzeqeshjet serish te stampuara ne buzet e Lejles dhe te Eles. Mbase ato nuk ishin tipi im, por me kishin ndihmuar sa here kisha nevoje per ndihme dhe kete here, nuk do i zhgenjeja. Ne aktrim, e dija qe ato te dyja mund te kishin me shume pervoje se mua... por pyetja qe po mundonte tani ishin dy. E para binte ndesh ne vetem nje prej personazheve qe do te ishte ose Fondaela, ose Lejla, gje kjo qe ma percillte qe tani ngjarjen e mevonshme: grindjen. Dhe pyetja e dyte binte ndesh ne mendimet e regjisorit. A do te pranonte ai qe te zgjidhte ato te dyja apo do ia vinte syrin dikujt tjeter? Vajza te talentuara, klasa jone kishte plot. Vajza te bukura.

-Perse nuk mundesh? -me pyeti. Ishte serioz. Une asnjehere nuk kisha degjuar tone aq autoritare. Edhe babi im mbante nje qendrim shakaxhi kur bertiste, duke veçuar vetem kur behej fjale tema e aktrimit. 

-Nuk mundem, zoteri. Me vjen shume keq. -ula syte ne bange, nisa te rreshqisja gishterinjte permes te çarave te bangave, gdhendur ne inicialet e emrit tim. -Nuk mundem... dhe nese do prej meje nje emer, une...

-Nuk po kerkoj nje emer prej teje, vajze. Kerkova te ishe ti. -me nderpreu. Ndjeva nje perzierje ne stomak, si ajo perzierja kur pashe Aleksein ne deren e klases. Serish, po me bezdiste prania e tij. A nuk e kuptonte ky njeri qe duhej te shporrej prej banges sime... me falni, te largohej? -Por nese ti nuk mundesh... atehere, me vjen kaq keq qe po humbet kete mundesi. Njehere te vijne mundesite ne jete. Ose pranoji, ose largoji tej. Dhe nese ti je nga ato vajzat, -beri shenjen e thonjezave, -Qe vepron me zemer, kete here perdor intuiten.

                  Ne syte e Skellçit, shihja nje siguri, nje vetebesim te palekundur. Ai e kishte te lehte ta thoshte, sepse nuk i dinte problemet qe me dilnin mua nese do te pyesja prinderit per aktrimit, nuk e dinte çfare urretjeje kishte babi per aktrimin dhe ndaj, thoshte keshtu. Nese do i dinte, e dinim te dy qe gjeja me e mire qe do te zgjidhnim ishte heshtja. Doja. Une doja. Une doja qe te merrja pjese ne aktrim. Sepse siç tha edhe ai vete, mundesite vetem njehere te vijne ne jete dhe ne, ose do ua hapim deren, ose do ua mbyllim ate. Nje here dhe pergjithmone. Vazhdoja ta rreshqisja gishtin permes te çares se banges dhe nuk flisja. Nuk dija çfare te thoja, gjithsesi. E dhashe vendimin tim, fjalen time e thashe. Ishte nje mohim. Ishte nje "jo" e prere.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now