Kapitulli i peste

88 21 60
                                    

Don't ask if I'm happy
You know that I'm not
But at best I can say I'm not sad

Perpara pasqyres nuk po e njihja me veten. Dukej sikur nuk kishte me nje zone qe te mos kishte pesuar demtime, asnje pjese qe te kishte shpetuar asaj dhimbjeje qe nuk largohej, ndoshta ajo fizike do ikte me siguri por zemra ime ishte thyer ne shume pjeseza qe nuk e dija ne do ngjiteshin me. Syte i hapja me veshtiresi, edhe qepallat me dhimbnin, faqet i kisha te mbushura plot te nxira te mavijosura e te purpurta, ne buze kisha dy te çara prej te cilave ende me dukej se rridhte gjaku. Lotet kishin lene nje vije te drejte qe dukej si nje e çare qe do te mbetej gjithnje aty si nje kujtim i shemtuar. 

Pamja qe kisha marre me rrenqethte e nuk mundesha ta shihja me gjate por serish qendroja ashtu e ngrire perpara reflktimit te qenies sime te katandisur si mos me keq. Edhe pse ishin aq te lodhur syte vazhdonin te lotonin pa mundur te ndaleshin. Doja aq shume ta largoja prej mendimeve ate qe kishte ndodhur por ishte e pamundur, ajo vertitej rreth meje si nje shpirt i lig qe po me kthente ne nje marionte te tij. Doja aq shume t'i hiqja ato njolla te shumta, te hiqja ate lekure e te merrja nje tjeter e ta hidhja pas te vjetren e te mos kujtohesha me per te. 

Nje e trokitur me terhoqi vemendjen nga mjerimi qe me kishte kapluar. Nuk iu pergjigja, nuk doja te perballesha me asnje ne ate moment, doja vetem te rrija vetem e sa me larg njerezve te pabese. Trokitjet vazhdonin duke u bere me te zhurmshme e me te forta por serish nuk doja t'ia dija.

- Ik Beti.- thashe me veshtiresi.

- Ke tere kohen e mbyllur aty, te lutem dil jashte.- mu pergjerua por serish nuk ia vura veshin. Isha e zemeruar me te, me veten, me te gjithe. Doja te dilja nga kjo rrjete e ngaterruar ne te cilen kisha ngecur por nuk e dija se si. Te vrapoja e te mos e ktheja koken me pas. Por nuk kisha fuqi, nuk dija si ta rimerrja forcen. E humbur neper keto mendime degjova serish Betin.

- Hejli? Jam vetem une. Te lutem dil.- foli serish. E dija qe me shume mundesi do te qendronte me fizikun e saj te brishte e qe mezi mbahej mbeshtetur pas deres tere kohen, derisa te dilja une keshtu pa shume deshire shkova drejt deres dhe rrotullova çelesin. 

- U kenaqe?- i thashe. Beti vetem me pa me keqardhje, me po te njejtin veshtrim qe ishte pare ajo tere jeten e saj. Po e urreja qe tani ate lloj shikimi, nuk mund ta imagjinoja se si ajo e duronte kete prej vitesh. Une eca para edhe shkova drejt dhomes ku u ula ne shtratin tim edhe Beti me ndoqi nga pas si nje zog pule pas te emes. E dija qe ajo donte me ngushellonte e te me bente te ndihesha me mire, por nuk dinte se si pasi gjithnje kishte qene ajo qe te merrte ngushellim e shprese, nuk kishte bere ndonjehere te kunderten keshtu qe nuk i vija faj.

- Hejli, me vjen shume keq per ate ndodhi, nuk e ke idene sa keq ndihem. - foli me ze te dridhur,- Une te thashe mos te ikje, po ti nuk me degjove. Ti kishe bere zhurme kur dole nga dritarja, babi te kishte pare e te kishte ndjekur edhe pse eshte me paterica. Te kishte pare qe kishe shkuar drejt atij barit edhe i kuptoi te gjitha. Me pas e di vete vazhdimin.- tha me ze te ulet. Une vetem e degjova pa i kthyer pergjigje por vetem mora qesen e akullit ku e vura siper te enjturave. Beti me shikonte me ate veshtrimin e meshires. 

- Kam per te shkuar serish sonte, nuk dua t'ia di.- ia ktheva me ne fund. Beti me erdhi prane edhe me kapi nga shpatullat.

- Mos do qe te vdesesh? Leri trimerite tani. Te lutem, mendo per mua.- mu lut me lotet qe mezi i mbante.

- Ç'pret te bej? Te rri keshtu me krahet e lidhur. Jo. Nuk mundem me. Dua te jetoj Beti, u lodha se mbijetuari. Mendoj se ti mund ta kuptosh me mire se te gjithe. - iu pergjigja.

Beti vetem me pa pa kthyer pergjigje. E dija qe ajo do perpiqej te me ndalonte, por e kisha vendosur tashme. Nuk kisha per tu kthyer siç isha, jo me, e kisha mbyllur me kohe ate kapitull te jetes sime. Ajo donte te me mbronte por duhej te guxoja, nuk kisha zgjedhje tjeter.  U ngrita edhe nisa te bej gjerat e mia gati.

Tinguj të Shpirtrave TanëTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang