Kapitulli i njezete

71 18 32
                                    

You know I'm not that girl, you know I'll never be 

Maybe just the way we're different could set me free

E gjithe bota mu duk sikur mu shemb perpara kembee te mia.Sihja se si shkrumbohej ne flaket e perveluara edhe une qendroja e pafuqishme per te bere qofte edhe nje levizje te vogel.Dukej sikur te isha ne ndonje makth te shemtuar qe asnjehere nuk do perfundonte.Sikur isha e zhytur ne nje oqean te thelle e te erret ujrat e te cilit perpiqeshin te me perpinin te teren sado luftoja per te notuar drejt siperfaqes ku mund te mbushesha me fryme.

Koha dukej te ishte ndalur,ora ne mur dukej te mos punonte,te mos e leshonte tik takun e zhurmshem.Qendroja ulur pa ditur si te ndihesha apo se ç'te mendoja.Ndihesha kaq vetem dhe e dobet ne ate çast.Ende mbaja ne dore pusullen qe kisha gjetur kur kisha shkuar ne shtepi ate mengjes ku ishte shkruar veçse nje fajli po aq mjaftonte per te qene shkaterruese "Jemi ne spital,Beti eshte keq".

Prinderit i kisha perballe meje po silleshin sikur te mos me njihnin sikur te mos isha edhe une vajza e tyre,sikur te me urrenin.Pas nje momenti qetesie nje infermiere u afrua drejt nesh.

-Familjaret e Bethani Milton?

Ne tundem kokem edhe me pas na beri me shenje ta ndiqnim deri afer dhomes ku ajo po qendronte prej te ciles doli mjeku.

-Do jem i sinqerte me ju,gjendja e saj eshte mjaft e rende,duket sikur ilaçet nuk i bejne me pune.-tha ai thate pa asnje lloj ndjesie sikur te kishte thene thjesht diçka ne lidhje me motin.Une mbajta veten per te mos shperthyer ne te qara,per te mos e fajesuar veten per ate qe po i ndodhte.Sikur te me lexonte mendje mamaja u kthye drejt meje eger:

-Eshte i gjithi faji yt Hejli.Nuk dite te kujdeseshe per te.

Une nuk i ktheva pergjigja,vetem ula koken e turperuar duke i mermeritur mjekut:

-A mund ta shohim,eshte zgjuar?

-Po por vetem nje person,ajo tha se donte te takohej si fillim me ju zonjushe.-shpjegoi mjeku.

-As mos te te shkoje ne mendje,nuk ke per ta takuar.-bertiti babai dhe mamaja e mbeshteste. Dukej sikur bota po me kthente shpinen duke me lene ne erresire.Mjeku qendronte aty pa ditur se ç'te bente.Nuk mund te ikja pa e takuar Betin,nuk doja t'ia dija se çfare thoshnin ata,faji im apo i dikujt tjeter do ta takoja.Pa e vrare edhe me shume mendjen per fjale te tjera te helmatisura hapa deren e u futa brenda.Nga jashte degjova disa kundershtime por ne ate momente nuk kishin rendesi.Ajo qe kishte rendesi ishte ajo qenie e brishte e shtrire ne ate shtrat spitalor.

Syte i kishte gjysme te mbyllur e dukej sikur po veshtronte diku.Me dukej sikur po te afrohesha do tia prishja qetesine saqe u mata te largohesha.Ne momentin qe e degjova te me therriste emrin ndalova edhe shkova me hapa te ngadalte drejt saj.

-Hejli,jam e lumtur qe te shoh.-tha ajo me nje ze te dobet.Ishte krejt e zbehte si muri pas shpines se saj.Une vetem e shihja pa ditur se ç'te thoja.Ajo me beri me shenje te ulesha prane saj edhe une iu binda.Pashe syte e saj qe e kishin humbur tere shkelqimin e floket si te ndryshkur.

-Me vjen shume keq Beti.Nuk duhet te te kisha neglizhuar kaq shume.-i thashe me se fundi.Beti me pa e habitur edhe qeshi paksa me ato fuqi qe kishte.

-Hejli,fakti qe jam semure nuk eshte faji yt.Thjesht keshtu ndodh ndonjehere.Jam e sigurt se pas pak kohesh do ndihem shume mire,kam per te te pare duke kenduar,do vij me ty kudo qe te shkosh.Do jem aty me ty ne çdo vend e kohe.Kemi per t'ia kaluar aq mire dhe pastaj ne...

-Mjaft,nuk ke per tu sheruar kurre!-shpertheva pasi nuk po mundesha me te duroja me ate fjalim shpreseplot e te padobishem.Isha e lodhur nga genjeshtrat,nuk mund t'i duroja dot me.Beti vetem me pa e tronditur.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now