Kapitulli i shtate

86 20 46
                                    

Dielli perpiqej vazhdimisht qe te hynte vjedhurazi permes perdeve te erreta te cilat perpiqeshin pa ndalur te mos ia jepnin kete lloj kenaqesie megjithate rrezet ngaterrestare nuk donin t'ia dinin per kembenguljen e kote te pelhures edhe serish ia arrinin qellimit per te thene se ishin aty. Terhoqa fort batanijen si per te genjyer serish veten se ishte ende nate dhe se yjet nuk ishin zhdukur. Por serish e verteta me perballej kur dera u hap ate mengjes.

- Ende nuk je zgjuar? Eshte ora dhjete e mengjesit.- u degjua zeri qortues si i nje mamaje qe duhej te ngrinte prej gjumit femijen per ta çuar ne shkolle.

- Me ler rehat.- llastohesha. Nuk doja te me shikonte. Syte e enjtur e te skuqur edhe shqetesimin tim te brendshem. Nuk kishim folur ne fakt qe kur u ktheva prej Betit. Nuk degjova me gje dhe mendova se kishte ikur. Por nje surprize e pakendshme ishte e pergatitur per mua kur me nje shpejtesi marramendese batanija e ngrohte ishte zhdukur prej trupit tim duke me takuar me ajrin e ftohte. 

- Ç'mendon se po ben?- thashe duke u ngritur me ne fund. Henri mbante batanijen me nje dore kurse me tjetren mbulonte syte.

- Kam veshur pizhama.- i thashe duke hedhur tej nga inati jastekun e pafajshem. Henri hapi syte edhe la siper shtratit batanijen e mbledhur si nje top edhe hapi perdet duke lene keshtu qe rrezet te me binin ne fytyre edhe duke me verbuar nje çast.

- Mendoj se u rehatove si shume qe diten e pare.- tha krejt i qete.

- Kjo nuk ishte shume e kendshme.- u ankova dhe vura doren mbi kraharor sikur zemra te ishte duke me dhembur.

- Mendon se nuk te degjoja duke qare mbreme?- kete here zeri i tij mori nota me te ngrohta e miqesore. Une ula koken si e kapur ne faj edhe nuk fola. Henri erdhi afer e me preku lehte sikur te mos donte te me thyente.

- Çfare ndodhi mbreme?- me pyeti.

- Nuk e di as vete. Mu duk sikur dhashe nje lamtumire te padeshiruar.- shpreha trishte.

- Po a nuk the se do ktheheshe ne shtepi sapo situata te qetesohej?- tha i habitur.

- Tani nuk jam me aq e sigurt.-peshertiva. Me pas kujtova nje vogelsi te rendesishme.

- Mos nuk vij dot sot te performoj. Motra me tha se do te vinin sot. Sa e urrej si gje. Pas tere ketyre serish nuk duan te me mbeshtesin, po serish duan te me terheqin ne ate shpelle ku jetoja. Nuk e kuptojne se per mua nuk ka me kthim pas, nuk kam ndermend te behem serish siç isha.- thashe me ze te larte. 

- Ne rregull, askush nuk do te detyroje te besh diçka qe nuk do. I them une Brentit, mendoj se tani do te te toleroje pas asaj historise se endacakes.- me qetesoi.

Qeshem te dy edhe me pas u ngritem per te ngrene mengjes se bashku ne tavolinen e vogel te rrumbullaket. Henri hante me gjithe kenaqesi petullat e mbushura me marmelate qershie kurse une edhe pse stomaku me gerryente nuk arrija te kaperdija asnje kafshate. Nuk me largohej nga mendja lutja e pashprese e Betit qe te mos largohesha. Do jepja çdo gje qe te mundesha ta merrja me vete, po si do ta arrija kete kur nuk kisha per vete nje vend ku te qendroja. Henri e vuri re kete hutim timin dhe trokiti paksa tavolinen per te me terhequr vemendjen.

- Hejli pse nuk ha?- pyeti me buzet tere marmelate. U mendova nje hop sa te formuloja pergjigjen dhe i thashe:

- Si e mendon te ardhmen?- i thashe me seriozitet. Henri qendroi nje moment i shtangur e me pas mori nje pecete per te fshire fytyren.

- Duke ngrene petulla jo njehere.- tha si me shaka.- Shtepia diskografike Remington.

- Aty shkojne me te miret, Henri. Jo nje muzikant baresh, pa ofendim. 

- Nuk te demton te enderrosh.- ma ktheu pa e fshehur zhgenjimin qe i solli pergjigjia ime per te cilen nisa te pendohesha.

- Nuk e kisha me te keq. Thjesht qe aty eshte e veshtire. Kerkojne dike me nje eksperience te mirefillte. Me kupton.- u mundova te shfajesoja veten. Henri nuk foli dhe u ngrit prej tavolines duke çuar pjaten e tij ne lavaman. 

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now