Kapitulli i trembedhjete

65 17 24
                                    

Apartamenti ne syte e mi qe ishin ende te mesuar me vogelsine e botes dhe boten shtepiake dukej sikur te ishte ndonje pallat mbreteror.Kishte nje dhome te madhe ndenjeje,nje kuzhine te bollshme,kishte dy dhoma gjumi ku ne njeren kishte nje banje te vogel,banjen kryesore si dhe nje ballkon te vogel.Muret ku vareshin piktura te ndryshme peizazhesh, ishin te lyer me nje ngjyre te kalter qetesuese dhe mobiliet ishin thuajse te reja sikur te kishin dale prej fabrikes.Ishte thjesht i persosur,Beti kishte per tu lumturuar shume kur ta shihte.

-Si mendoni zonjushe?-pyeti agjenti tashme qe e kishim mbaruar eskursionin pergjate apartamentit.

-Mendoj se eshte i duhuri.Me pelqen shume.-thashe e lumtur dhe ktheva koken nga Liami qe kishte pranuar me shume miresjellje te me shoqeronte kurse Henri kishte bere sikur te mos me kishte degjuar.Nuk e kuptoja pse merzitej aq shume,nuk po ndahesha prej tij,do shiheshim serish çdo dite.Liami me buzeqeshi embel dhe pyeti per qerane.

-Nuk keni per te gjetur nje çmim me te mire se ky ne treg.Me besoni, nje mije e peseqind dollare ne muaj nuk jane asgje per ju.Ju e dini qe ne pergjithesi Pensilvania ka çmime te larta.-tha agjenti.Nje moment shtanga kur degjova ate çmim,ishte me shume se rroga kur punoja si kamariere ne ate restorant te neveritshem.

-Vertet nje çmim i mire.-tha Liami teksa une qendroja si nje femije qe sapo kishte mesuar te ecte te cilit i kishin kerkuar te shumezonte.Me vinte turp nga vetja,me dukej vetja si e prapambetur.

-Hejli?-tha ai kur pa se nuk po jepja asnje reagim.Rregullova kapelen dhe buzeqesha duke u munduar te hiqja mendimet qe me ngaterronin koken.

-Mendoj se Betit do i pelqeje shume.

-Shkelqyer,do merremi me disa dokumenta tani edhe me pas shtepia do jete juaja.-tha agjenti dhe u larguam.Teksa ecja mendova qe te ikja vetem ne shtepi dhe pse Liami nuk do e kishte problem te me shoqeronte.Kisha terhequr mjaftueshem vemendje me ate artikull,nuk doja te tjere.

-Do marr nje taksi.-i thashe shkurt dhe Liami sikur te me kishte lexuar mendjen pranoi pa bere shume pyetje te tjera.

Ndoshta as nuk duhet te kisha ardhur aspak deri ketu me te,gazetaret qe e fusnin hunden kudo mund te fshiheshin ne çdo cep.Megjithate nuk ndihesha aspak e qete po te kisha shkuar vetem,ndonjehere femrat e ndiejne nevojen e nje prezence mashkullore kur behet per pune te tilla zyrtare dhe jo vetem.Liami te jepte per çdo gje siguri,me bente te ndihesha ne nje fare menyre te mbrojtur dhe e dija se nuk me shihte si nje kengetare por edhe si thjesht Hejli. Serish po me kapte ajo lloj ndjesie te cilen mundohesha ta fshihja,te mos e shihja edhe pse me dilte perpara shpeshhere si per te me paralajmeruar vazhdimisht por une i mbyllja syte vazhdimisht edhe pse e dija shume mire se po te mos e shikoja diçka nuk donte te thoshte se ajo zhdukej.

Me keto mendime te ngaterruara taksia mori kthesen e fundit dhe ja tek isha serish duke u perballur me te shkuaren time.Nuk e mbaja mend se kur kishte qene ekzaktesisht hera e fundit qe kisha qene ne ate vend.Nuk e mbaja mend aq te vogel e te zymte shtepine e vjeter.E pagova taksine dhe i thashe te priste pasi nuk do vonohesha.Dola jashte dhe ndjeva ajrin te me perplasej ne fytyre,ate ajer te mbushur me kujtime te vjetra,dukej sikur kishte kaluar nje perjetesi megjithate ndieja plaget e saj.Hapa porten e improvizuar pa shume veshtiresi dhe trokita ne dere pa e vrare mendjen per reagimet qe do merrja kur te me shihnin te transformuar keshtu.

Dera leshoi nje zhurme kercitese te mbytur dhe me ne fund u hap.Ishte Beti.Sapo me pa nuk shkembyem as fjalen me te vogel,nuk me dha as kohen e duhur per ta pare por direkt mu hodh ne nje perqafim te ngrohte.E shtrengova fort pas vetes trupin e saj te dobet qe dridhej mes ngasherimave.

-E dija qe do vije serish.Te kam degjuar ne radio,kendon si nje engjell Hejli.-tha ajo mes loteve.

-Mos e mundo veten Beti,nuk kam per te te lene me.-i thashe duke kapur floket e saj e duke ndjere aromen qe aq shume me kishte munguar.Ky moment i sinqerte çmalljeje fatkeqesisht nuk ishte i shkruar te zgjaste shume.

-Bethani kush...-degjova nje ze dhe pashe mamane te qendronte te pragu i deres teresisht e zverdhur ne fytyre sapo me pa.Per nje moment mu duk sikur nuk me njohu permes fustanit poshte gjurit e te lirshem dhe kapeles elegante qe mbaja veshur.

-Hejli?Ç'kerkon ketu ti?-tha ajo me nje ze aspak mikprites.

-Pershendetje edhe ty mama,thuaj Betit te beje gati gjerat e saj.Do te vije me mua.-i thashe duke shkuar drejt e ne teme kurse Beti me pa e shtangur me nje fije shprese ne syte e saj.

-Te vije me ty?Po kjo ç'do te thote?-ma ktheu mamaja sikur te isha duke folur nje gjuhe te pakuptueshme.

-Do jetoje me mua,do kujdesem une per te qe ketej e tutje.-i thashe e vendosur.

-Si do kujdesesh per te, me parate qe merr me kushedi ke?Ne asnje menyre.Zhdukesh pa thene gje,pastaj marr vesh ne radio se ke nisur te kendosh edhe tani vjen ketu si pa te keq.

-Do ta çoj ne nje mjek te mire.-i thashe.-Kam gjetur edhe nje shtepi.

-As nuk dua t'ia di Hejli,Beti nuk do shkoje asgjekundi me ty.Ti nuk mund te kujdesesh per te.-tha ajo duke u futur brenda ne shtepi e duke i folur babait qe te vinte menjehere.

-Me ter mend i kishe ato qe the?-perfitoi Beti nga ky armpushim i vogel.

-Sigurisht,do jemi bashke.-i thashe duke i buzeqeshur.Ne ate fytyre te lodhur prej semundjes se vazhdueshme pashe nje lloj lumturie qe nuk e kisha pare kurre me pare dhe tani isha e vendosur qe nuk do lija askend qe ta hiqte prej saj.

Tashme perballe kisha te dy prinderit.Babai dukej edhe me i dobet se heren e fundit qe e pashe e te mos kishte shume durim.

-Hejli,shporru qe ketu.-me tha ai.

-Pa Betin nuk iki ne asnje vend.-i thashe edhe e kapa Betin fort pas vetes gje qe nuk i pelqeu atij dhe hoqi njeren dore prej patericave dhe me tere fuqine e mundshme e kapi Betin nga krahu i saj i holle sikur te ishte ndonje lecke dhe e terhoqi fort.Beti uleriu nga dhimbja,mamaja klithi kurse une kapa Betin per te mos e lene te binte pertoke.Ndoshta duhet t'i kisha thene Liamit te vinte me mua.

-Beti je mire?-i thashe.Ajo u pushtua nga nje kolle e zhurmshme.Prinderit rrinin te shtangur pa ditur çfare te benin.

-Eshte taksia aty.-thashe duke bere me shenje nga jashte teksa mbaja Betin ne krahet e mi.Mamaja vrapoi per te makina dhe me pas erdhi shoferi i taksise qe me ndihmoi ta çoja Betin brenda automjetit e me pas ne spitalin me te afert.

Doktori doli jashte prej dhomes dhe tha ne menyren me te ftohte te mundshme se gjendja e saj po perkeqesohej.U gelltita prej lajmit te pritshem.Nuk kishte me kthim pas,ajo do vinte me mua.

-E degjuat mjekun?Beti nuk eshte mire,ajo ka nevoje per kujdes maksimal.-u fola prinderve duke u munduar te mos e shfaq zemerimin qe me vlonte.

-Keshtu thone gjithnje edhe ajo prape behet mire,do e kaloje kete.-ma ktheu mamaja dhe une e i ngula syte e habitur pa mundur ta besoja qe nuk e pranonte qe Beti po behej keq e me keq perpara syve te saj.

-Nuk mund ta kesh seriozisht.E pate me syte tuaj edhe serish vazhdoni me tuajen.-u thashe e me pas erdhi Beti ne nje karroce me rrota e shoqeruar nga nje infermiere.

-Dua te rri me Hejlin.-u tha ajo pa i lene rast te flisnin. Prinderit bene sikur nuk e degjuan.

-Eja Bethani duhet te ikim.

-Jo mama.U lodha.Tani qe kam nje mundesi te mire te mjekohem ju nuk pranoni vetem se jeni te zemeruar me Hejlin.Pse nuk mendoni njehere per mua?-tha ajo me nje ze te dobet.

Ata qendruan pa folur per disa çaste dhe Beti vazhdonte t'i shihte me ate shkimin e saj lutes duke shpresuar se do nderronin mendje. Psheretine te dy dhe fjalen e mori babai.

-Ne rregull.-tha ai dhe mamaja u kthye pa e besuar kurse une u ndieva me e gezuar se kurre.

-Keni per ta pare qe Beti do behet mire,do t'ju ndihmoj te gjeni edhe nje shtepi te mire...-babai ngriti doren duke me nderprere fjalen.

-Thashe se mund ta ndihmosh Betin jo ne.Nuk kemi nevoje per parate e tua.-tha ai.

-Kur isha kamariere nuk thoje te njejten gje,çfare ndryshoi tani?-e pyeta e zhgenjyer nga egoizmi i tij i pakuptimte.Nuk mora pergjigje prej tij.

Ne ditet ne vijim pasi arrita te rregulloja çdo dokument ne lidhje me qerane dhe pasi pergatita gjithçka isha me se fundi une dhe Beti.Megjithate kishte gjera te tjera qe me kishin dale nga mendja dhe nuk i kisha futur ne endrren time per te qene vetem me Betin dhe ç'eshte e verteta nuk e dija si do arrija t'i menaxhoja te gjitha.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now