Kapitulli i dymbedhjete

67 18 27
                                    

"Çfare po ndodh mes kengetares se re dhe producentit te saj?"- ishte titulli qe qendronte ne nje perj artikujve te gazetes te atij mengjesi shoqeruar me nje foto ne momentin ku po e perqafoja Liamin.Nga menyra si ishte kapur dukej vertet keq. As nuk doja tia dija çfare marrezish te tjera kishin shkruar.

E nervozuar e mora gazeten dhe e grisa ne copa te shumta qe askush nuk do mundte t'i bashkonte serish.Te pakten per momentin Henri ende nuk e kishte lexuar keshtu qe nuk do kishte debat qe ate mengjes ku duhet te shkonim serish ne studion e regjistrimit pasi do benim serish nje kenge tjeter.Kenga e pare vazhdonte te degjohej dhe te pelqehej,fillimi dukej te shkonte me mire se ç'e prisnim.Megjithate se bashku me kete do vinin dhe thashethemet e shumta prej te cilave zor se mund te arratiseshe. 

-Miremengjes.-degjova Henrin te dilte prej dhomes e te vinte te hante mengjes.Mora fryme thelle ne menyre te qetesoja veten dhe iu ktheva e buzeqeshur.

-Pse je e zbehte?Ka ndodhur gje?-me pyeti.

-Jo, çdo gje shkon mire.Mezi po pres te regjistrojme kengen e re.-thashe duke u munduar te diçka te pakten pozitive per mua.Ndoshta edhe per ate lajm nuk duhet ta vrisja aq shume mendjen, me siguri per dy dite do harrohej.

-Edhe une,vetem se shpresoj mos te shkoje si e para.-tha duke pare nga muri sikur te kishte diçka interesante ne faqen e lyer me boje.Vendosa mos t'i ktheja pergjigje perndryshe do ktheheshim serish ne ate zenke te lodhshme.

-Ku eshte gazeta?-tha duke pare rrotull tavolines.

-Nuk ka ardhur ende.-genjeva duke shpresuar ta kishe fshehur mire ate qe kishte mbetur prej saj.

-Epo kjo eshte e pazakonte.Gjithsesi do e marr vete me vone.-tha duke nisur te hante petullat me mjalte.Ndoshta ishte momenti qe t'ia thoja.

-Ka diçka qe duhet te ta them.-thashe paksa ne siklet.

-Po te degjoj.

-Liami me tha se do me ndihmonte te gjeja nje shtepi.-thashe me nje fryme dhe Henri nisi te kollitej fort duke nxjerre nje pjese te brumit te pertypur.

-A je mire?-thashe e tronditur.

-Nuk e kuptoj pse duhet te marresh shtepi.-tha duke fshire me pecete fytyren.-Nuk do te rrish ketu?

-Epo ti e di qe ishte diçka e perkohshme siç e lame ne fillim.Tani qe kam mjaftueshem te ardhura mendoj se mund ta perballoj nje apartament te mire me qera.-thashe me nje lloj entuziazmi po Henri vazhdonte te mbante ate çehre te ngrysur.

-E di qe keshtu e vendosem ne fillim,por perpara se te ndodhte tere kjo.Nuk do te qendrojme bashke?-tha trishte sikur te isha duke e braktisur.

-Henri sigurisht qe do doja te rrinim bashke po une po e bej per motren time.Dua te qendoj me te.Duhet ta ndihmoj.-u shpjegova.

-Le te vije ketu.-tha ai sikur te ishim duke folur per te marre ndonje kafshe shtepiake.

-Tani po tallesh me mua.Beti eshte e semure,ky vend eshte pak i vogel.Nuk mund te rrime te tre nen nje çati.Nuk te duket paksa e çuditshme si gje?

-Jo.-ma preu shkurt.Pshertiva rende e acaruar qe serish duhet te debatonim per gjera te kota.

-Une nuk te kerkova mendim Henri,thjesht te lajmerova.-i thashe.

-Po ai pse duhet te nderhyje?Ç'pune ka ai?-tha me pas i acaruar.

-Liami thjesht po perpiqet te me ndihmoje.

-Fliskeni edhe me emra,qenkeni bere miq te ngushte.-tha duke mbledhur peceten si top e duke e hedhur tutje me inat e mllef.Qe tani po nxehej situata,imagjino kur te merrte vesh per lajmin.Doja t'ia thoja po serish nuk mundesha pasi kishte per t'u bere keq fare pastaj.

-Serish me xhelozite ti?-thashe e acaruar.

-Nuk eshte puna aty,nuk me pelqen qe ai te fuse hundet ku nuk i takojne.-foli sikur ta kishte ndonje armik.

-Vajti vone duhet te shkojme ne studio.-thashe duke e injoruar e duke u ngritur qe te behesha gati.

Nuk folem me me njeri-tjetrin derisa arritem ne studion e regjistrimit.Nuk dija si te ndihesha me Henrin.Me dukej sikur te ishte nje njeri tjeter dhe vetem mendoja se ne fakt isha nxituar per kete lidhje me te.Vetem po debatonim keto kohet e fundit dhe kjo nuk ishte aspak nje shenje e mire.

Kur hyme brenda bera nje prove per tu dukur sa me e buzeqeshur, rendesi kishte imazhi qe i jepnim te tjereve dhe jo se çfare ishim duke perjetuar ne te vertete.Pershendetem te gjithe dhe pashe Liamin te fliste me njeren prej sekretareve.Dukej i qeshur edhe te ishte duke e shijuar kafene me pak sheqer siç e pelqente ai. Pa e kuptuar as vete isha duke buzeqeshur dhe e humba teresisht per nje moment,vetem admiroja se si kemisha me menget e perveshura e benin te dukej aq terheqes dhe burreror,floket e erreta te krehura ne detajin me te vogel dhe ai parfum qe dukej te ishte pjese e trupit te tij.Hapa syte ne habi,ç'dreqin po mendoja?

-Hejli?-degjova zerin e padeshiruar te Henrit.Nje instikt po me thoshte ta shtyja tutje e t'i thoja te me linte rehat po arsyeja e pengoi kete idiotesi menjehere.

-Jam mire.-thashe duke u munduar te rregulloja rrahjet e çmendura te zemres.Ai lajm vazhdonte te me dilte perpara syve ,ndoshta nuk ishte nje thashethem i rendomte siç ishin zakonisht.Pashe Liamin te afrohej dhe u mundova ta ruaja qetesine.

-Gati per sot?Henri shko perpara, kam diçka te vogel per te diskutuar me Hejlin.-tha ai miqesisht megjithate Henri skermiti dhembet si ndonje qen i terbuar.

-Nuk ka gje ai mund te qendroje ketu.-thashe duke u munduar te ftoh situaten.Ishte nje perpjekje e kote,ishte sikur t'i hidhja nje gote uje nje ndertese te perfshire nga flaket e ferrit.Liami u vu ne siklet edhe kembenguli te ishim serish vetem per vetem.

-Ne rregull meqe kembengulni.-tha Henri pa fshehur ironine.Ai u fut te dhoma e regjistrimit dhe shume mire mund te na shihte pertej pasqyres.

-E pashe lajmin Hejli.-tha Liami.-Doja te flisja vetem per vetem pasi e dallova qe Henri nuk e paska pare akoma.

-Ai lajm po me çmend,nuk e di se ç'te bej.Ishte i gjithi faji im.-thashe e merzitur.

-Lajmet ikin e vijne,thashethemet po ashtu,nuk ka rendesi kjo.Jam mesuar te shkruajne lajme te tilla per mua.Mund te bejne pak zhurme ne fillim e me pas harrohen.Nuk eshte ajo qe duhet te te shqetesoje,por si te ruash marredhenien me Henrin.

-Nje moment,pra juve nuk ju ben pershtypje ai lajm?-thashe e habitur se me sa lehtesi e kishte marre.

-Nese me pyet dikush do e mohoj edhe u mbyll historia.Hejli mos e vrit mendjen se çfare bejne paparacet.Jane shume te bezdisshem e di,po me kalimin e kohes mesohesh.Thjesht fol me Henrin per kete edhe mundohu t'ia shpjegosh.

-Do perpiqem po Henri ndonjehere behet shume kokeforte.-ia ktheva trishtueshem. Liami qendroi pak ne siklet pastaj me buzeqeshi.

-Le te themi diçka te bukur,gjeta nje vend te mire per ty. Nese do mund ta shohesh kete mbasdite. Te lutem jo perqafime kete here.-tha me shaka dhe une qesha.

-Padyshim qe jo,shume shume faleminderit.Shpresoj t'ua shperblej nje dite.-i thashe.

-Nuk bera ndonje gje te madhe,tani shko kendo.-tha duke me shoqeruar te studioja e keshtu iu bashkova Henrit i cili me pa me nje shikim te mbushur tere inat kurse une i rrotullova syte. Liami ishte nje zoteri i vertete kurse ai sillej si nje femije. Filluam te kendonim nje kenge dashurie dhe para vetes sime po shfaqej llampadari shkelqyes,fustani i festes, muzika e lehte dhe valsi i asaj mbremje plot te shkelura kembe pa dashje. Po luaja me zjarrin brenda vetes dhe duhet te gjeja nje menyre qe te shpetoja prej tij ose ndryshe do digjesha.

E di qe ky kapitull eshte pak i shkurter xp

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now