Kapitulli i katermbedhjete

81 16 36
                                    

Cause you're the one
Let's celebrate our twisted fate

Ate nate kishte qene e para ne apartamentin e ri.Edhe pse Beti kishte tashme dhomen e saj kishte kembengulur qe ate nate donte te flinte prane meje.I dukej sikur te ishte ne ndonje lloj endrre edhe kishte frike te zgjohej te nesermen e vetme pasi do mendonte se do ishte serish vetem.Fjetem se bashku te perqafuara dhe ç'eshte e verteta ishte gjumi me i mire qe kisha bere pas shume kohesh.

Mirepo mengjesi erdhi sa hap e mbyll syte dhe duhet ta lija vetem pasi duhet te shkoja te merresha me kengen e re.Edhe pse i kisha thene mamase te vinte qe te mos e linte Betin pa njeri serish kisha nje ndjesi parehatie perbrenda. U shkeputa ngadale prej saj dhe e pashe me vemendje te shtirire mes çarçafeve te bardhe.Ishte nentembedhjete dhe serish aq e vogel,me dukej sikur nuk ishte rritur aspak ne tere keto vite.Tani kisha mundesine qe te beja diçka per te dhe per t'i sjelle shkelqimin qe asnjehere nuk e kishte patur.

-Hejli,do ikesh?-degjova zerin e saj te dobet teksa po vishesha.

-Po,mami do te vije pas pak.-ia ktheva dhe ajo me pa disi e zhgenjyer.

-Mund te rri dhe vetem,nuk eshte hera e pare qe rri.-tha ajo dhe dukej sikur po perpiqej te me sulmonte ne nje menyre jo te drejtperdrejte.

-Beti,nuk ke as njezet e kater ore ketu dhe po ankohesh?-i thashe e merzitur dhe iu afrova.-Beti po e bej te gjithe kete per ty,qe te te sheroj.

-Mendon vertet se do sherohem nje dite?-tha ajo dyshuese.

-Ende e ve ne diskutim?Ja tek i ke ilaçet.E di qe ke muaj qe nuk i ke pire pasi nuk i blije dot.-thashe duke bere me shenje te medikamentet e shumta qe ishin blere dje.Beti me buzeqeshi trishte dhe me erdhi prane duke me perqafuar.

-Me fal,thjesht dija te rrinim me shume bashke.

-Ketu do jem,do vij pasdite.Te te sjell mengjesin?-thashe duke i perkedhelur floket.

-Nuk jam e paralizuar,eci dhe vete.-tha disi e bezdisur nga kujdesi qe ndoshta iu duk i tepert.Me pak mundim arriti te ngrihej vete prej shtratit dhe me hapa te ngadalte gati duke çaluar doli prej dhomes.Nuk donte kurrsesi ta tregonte sa e semure ishte me te vertete keshtu qe vendosa mos ta ngacmoj me shume.

Me mendjen ende te Beti shkova drejt studios Remington.Gjithçka dukej mjaft e qete kur papritur pa e kuptuar se prej nga ku u shfaq perpara mu shfaq nje kamer dhe nje njeri qe me ngjitej nga pas.

-A eshte e vertete se jeni ne nje lidhje me producentin Liam Remington?-tha personi duke me perplasur nje mikrofon te stermadh perpara fytyres.E hutuar prej kesaj vizite te papritur vendosa te vazhdoja rrugen time.-A nuk vini gjithnje me te dashurin tuaj ketu?Ku eshte ai?-vazhdoi ai.

Vendosa doren perpara fytyres qe t'i tregoja se nuk kisha ndermend te ktheja pergjigje dhe fatmiresisht isha mjaft prane nderteses keshtu qe hyra brenda thuajse me vrap teksa roja e sigurise merrej me njerezit e padeshiruar.

Mengjesi kishte nisur disi mbrapsht dhe iu drejtova ashensorit per te mbyllur veten larg tere ketyre trazirave.Mirepo kabina e vogel nuk do mjaftonte per te me fshehur prej telasheve ate dite. Panelet nuk ishin hapur ende mire kur degjova nje britme dhe te shara te vinin pertej.

-Horr i ndyre e dija qe te pelqente t'i verdalliseshe.

Nuk mund ta besoja qe perballe meje kisha Henrin qe kishte kapur eger Liamin prej kemishes.Liami duke qene me trupmadh se ai u lirua prej shtrengimit te Henrit me shume lehtesi.Edhe pse situata ishte e tensionuar ne kulm ai rrinte i qete ne fytyre. Henri u mat ta godiste me nje grusht ne fytyre por Liami e kapi menjehere ne ajer dhe e shtriu Henrin pertoke.Une leshova nje klithme tronditje dhe vemendja e dy meshkujve me ne fund u drejtua tek une.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now