Kapitulli i gjashte

103 20 23
                                    

You get ready you get all dressed up
To go nowhere in particular

Apartamenti i Henrit ishte i vendosur ne nje pallat pese katesh afer vednit tone te zkonshem te punes. Meqenese jetonte i vetem prisja nje vend me nje dhome e nje banje te cilat do ishin kthyer ne nje katastrofe por ishte nje hamendesim i gabuar nga ana ime. Apartamenti kishte nje dhome ndenjeje te rregullt, nje kuzhine jo shume te madhe por te sistemuar e te paster. Dhoma e gjumit kishte nje krevat te rregulluar, nje dollap edhe nje vend shkrimi ne te cilin gjendeshin fleta te shumta pentagrami edhe mbajtesja e nje kitare.

- Mireserdhe ne shtepine tende te re!- tha duke qeshur Henri teksa une ende veshtroja ne siklet ambientin perreth. 

- Kendshem.- ishte e gjitha çfare mund te thoja. Edhe pse kisha pranuar ende ndihesha sikur isha nxituar me kete vendim. Gjithashtu po nisja te me merrte malli per Betin te cilin ky largim imi me shume siguri e kishte trishtuar, gje qe nuk do ishte mire per gjendjen e saj. Duhet ta takoja ne nje lloj menyre. Ndieva Henrin te me cikte pak krahun.

- Eja ço gjerat e tua ne dhome. - me tha duke buzeqeshur.

- Me vjen keq qe po ta bej kete. Te premtoj qe do iki sa me shpejt te mundem.- u perpoqa ta ngushelloj disi.

- Mos e vri mendjen. Rri sa te duash. Shpesh me ka zene gjumi ne divan, nuk eshte i keq. Plus nuk eshte keq te kesh dike tjeter. Ndonjehere behet e merzitshme ketu.-tha ai. Une i buzeqesha embel dhe ai ma ktheu. Nuk e di po qendruam per pak ashtu. Po ndieja diçka te me pershkonte trupin, si nje lloj vale elektrizuese por jo e demshme, sikur te gjithe neuronet e mia po aktivizoheshin ne te njejten sekonde njekohesisht. Nuk po mundja t'i jepja nje lloj percaktimi por shpresoja me shume zemer qe te mos ishte ndonje gje serioze.

- Shenjat i ke me mire.- theu heshtjen Henri. 

- Ashtu?- thashe e hutuar. Per nje moment harrova se ne ç'gjendje ishte fytyra ime dhe pse Brenti kishte kembengulur do performoja, ne prapaskene ku syte tinezare te mos arrinin tek une por e vetmja gje qe do kishte rendesi ishin tingujt qe percilleshin drejt shpirtrave te etur. 

Nuk fola me por shkova drejt dhomes qe ne nje fare menyre ia kisha vjedhur Henrit. U shtriva edhe mendova se si jeta ime kishte ndryshuar ne aq pak kohe, ku vitet e kamarieres me uniforme me yndyre ishin hedhur poshte si te ishte nje prej atyre kullave qe beheshin me letrat e pokerit edhe papritur kisha hequr njeren edhe kulla kishte rene e tera. Tashme isha larg asaj qe e quaja familjes, larg Betit te semure, larg asaj shtepie me mure me lageshtire. Dukej sikur per te arrire endrren time duhej t'i lija pas. Por une isha aq larg endrres. Kengeatre baresh nuk ishte tamam ajo qe kisha dashur, ndoshta vetem si nje lloj fillimi jo me shume se aq. Nuk duhet te rehatohesha shume aty, duhet te vazhdoja me perpara.

U ngrita kur dikush qe nuk kishte kush te ishte tjeter perveçese Henrit trokiti dhe bera me ze qe te hynte. Ne duar mbante dy filxhane te medhenj me çokollate te nxehte ku siper notonin lajthi te therrmuara te pjekura. E kapa por nuk piva asnje gellenjke.

- Mos me thuaj,-foli Henri i trembur,- je alergjike apo jo? Edhe mua ç'mu desh, doja ta beja te dukej bukur. Me fal qe nuk te pyeta, te bej nje tjeter nese do.

- Nuk jam alergjike qetesohu.- i thashe duke qeshur.- Thjesht po mendoja,asgje tjeter.

- E ç'po mendoje?- tha me gojen plot çokollate.

- Dua te takoj motren time.-thashe shkurt. Henri me veshtroi çuditshem pa kuptuar ndonje gje.

- Pse nuk takon atehere? Ku eshte?- tha duke e lene filxhanin pertoke si per te marre nje pamje me serioze.

Mora fryme thelle ne menyre qe me ne fund te behesha gati t'i shprehesha siç duhej. I tregova gjithçka. Se si motra ime qe e vogel ishte e detyruar te rrinte ne krevat pasi kishte nje trup teper te dobet, se si jetoja ne varferi, se si prinderit silleshin me ne, se si e tere vemendja jone ishte te Beti, i tregova se si qe adoleshente isha detyruar te merresha me pune te ndryshme duke qene se isha e vetmja qe mund te punonte pasi mamaja duhet te rrinte me Betin kurse babai ishte me paterica. Henri me degjoi me vemendje tere kohen pa me nderprere e pa bere pyetje. Me pas nisa t'i shpreh ate per te cilin ishte kujtimi im me i çmuar e i pazvendesueshem me asgje. I fola per takimin tim me Xhoni Gold e se si ai takim i vogel me ndryshoi.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now