Kapitulli i dhjete

69 17 49
                                    

-A nuk duket e bukur?-pyeta Henrin duke i ngritur zerin radios prej te ciles tani po gumezhinte kenga jone e pare.Nga njera ane nuk arrija ta besoja se pikerisht prej asaj vegle po dilte zeri im qe po degjohej prej kushedi sa njerezve.Henri nuk u pergjigj,vetem tundi koken mendueshem sikur mos te kishte mendjen.Me zhgenjeu disi pasi prisja te ishte me entuziast.

U mata t'i flas serish po telefoni qe tingelloi pikerisht ne ate moment me nderpreu.Henri nuk kishte ndermend ta hapte keshtu qe shkova une.

-Alo?Po sapo e degjova,dukej shume e bukur.Shume faleminderit.Si?Sonte?Sigursht.Faleminderit,shihemi.-thashe me nje fryme.U ktheva nga Henri duke pritur qe ai te thoshte diçka.Ai rrinte ulur edhe pastronte kitaren e tij edhe pse nuk kishte çfare t'i pastroje,po te vazhdonte ta ferkonte me ate lecken ne fund kishte per te gerryer te teren.

-Ishte Liami,sonte do organizohet nje feste per publikimin e kenges.E di?Me tha se eshe pse sapo eshte trasmetuar eshte bere shume e pelqyer.Henri po me degjon?-thashe duke e prekur lehte.

-Refreni i fundit ishte se bashku.Te tjeret ishe vetem ti.-tha ai duke skermitur.

-Nuk e vura re tani qe po e mendoj.-thashe me ter mend.Nuk e kisha dalluar aspak kete ndryshim. Refreni supozohej te ishim te dy ne çdo moment qe kendohej jo vetem ne fund.

-Sigursht qe nuk e vure re.-tha ai gati me sarkazme. Kishte kohe qe sillej keshtu,kaq i trishtuar sikur diçka po e mundonte perbrenda.

-Mjaft fole me copeza. Me thuaj ç'te shqeteson. Qekur shkuam ne shtepine diskografike ti vetem ke shfryre.

-Ndihem i tepert ja çfare.-shpertheu ai.-Mendoj se kjo ishte e gjitha nje gabim.

-Gabim?Nese se ke vene re sapo u dha kenga jone.-i thashe duke i bere me shenje nga radioja qe qendronte e heshtur tashme.

-Kenga jone.-tha duke me imituar zerin e duke qeshur me zor.-Une jam thjesht nje lloj mbeshtetesi. Ata duan ty,jo mua.

-Henri po behesh qesharak.Ne vend te jesh mirenjohes behesh ziliqar.Turp.-i thashe e neveritur nga sjellja prej femije qe po bente.

-Dihet,ti je ne rregull,njerezit e adhurojne zerin tend po ti as nuk e ke vene re.Ti je me fat kurse une duhet t'i bind te tjeret.-ma ktheu.

-Me te vertete nuk arrij ta besoj qe po me thua gjera te tilla. Sinqerisht.Me vjen keq qe nuk po ndihesh i realizuar po nese heq dore qe tani ç'kuptim ka te vazhdosh me pas. Te lutem hiqi inatet.-thashe duke iu afruar e duke i kapur fort duart. Ai thjesht me pa edhe nuk me ktheu pergjigje.

-Eja, une e di qe nuk i ke me tere mend ato qe me the.Kemi festen sonte.Le te argetohemi. Si thua?-thashe duke e marre me te mira.

-Nuk vij,ik vetem.-tha thate dhe une shtanga.

-Nuk do vish? Shiko nuk eshte festa e ditelindjes se djalit te çuditshem te fqinjit. Eshte e rendesishme te shkojme.

-Nuk vij.-perseriti me te njejtin ton.

-Tani po llastohesh.-i thashe e zemeruar e ika prej tij. Nuk mund ta besoja qe e kishte lene vetem te pushtohej nga xhelozia dhe te ndryshonte teresisht. Mua aq me bente,do ikja dhe pa te. Ndoshta po te rrinte pak vetem do i bente mire t'i vinin mendte. Teksa po behesha gati po mendoja me vete si te gjeja nje justifikim te mire per Henrin per te shfajesuar mungesen e respektit te Henrit.

Pas rreth gjysme ore dola nga dhoma edhe Henri ishte serish ulur ne kolltuk dhe kishte po te njejtin qendrim sikur para se te dilja nga dhoma.Isha teper i zemeruar me te dhe pa i thene asgje shkova drejt deres per t'u larguar. Zhurma e perplasjes se saj do ishte mese e mjaftueshme per t'i thene se ishte vetem ate mbremje. Duke shfryre me vete mora nje taksi dhe ika.

Tinguj të Shpirtrave TanëWhere stories live. Discover now