Kapitulli i nente

95 18 39
                                    

When I was a waitress
Wearing a white dress
Look how I do this
Look how I got this

Jeta nuk kishte si te ishte me e mire. Po pergatitesha per kengen time te pare. Nuk do kisha pse te perserisja fjalet e thena nga dikush tjeter qe as nuk ia kisha idene se kush ishte, do ishte e tera e imja jo ndonje lloj versioni i marre i gatshem, do mundja ta kendoja si te kisha deshire, ta perpunoja si te me thoshte mendja edhe nuk kisha se si ta kontrolloja te rrahurat e zemres qe pomponte çdo emocion ne tere venat qe me pershkronin trupin. Po perballesha vazhdimisht me diçka te re gje qe me entuziasmonte pa mase. Nese do kisha sadopak sukses mund te kisha mjaftueshem para qe Beti te rrinte me mua per te mos u ndare me.

- Si mendon per Hejli&Henri?- me pyeti Henri teksa qendronte me nje tufe letrash te copetuara. Tashme qe e kishim dekluaruar se ishim nje duet Liami e mendoi se do ishte e pershtatshme qe te kishim nje emer artistik. Une e pashe e ngrysur per kete mendim qesharak.

- Nuk mund te perdorim emrat tane te plote, duhet modifikim siç duhet.- i thashe duke i shkuar prane edhe duke e goditur lehte me nje top letre. Henri me kapi edhe me terhoqi pas vetes duke bere qe ta shihja qarte blune qe notonte ne syte e tij.

- Nuk ia them shume per keto pune. Ti ç'mendim ke?- tha duke me perkedhelur duart.

- E kam nje ide po nuk e di, mendoj do te duket qesharake.- belbezova disi e turperuar.

- Jepi ma trego.- u lut duke me tundur paksa.

- Mire po nuk do qeshesh. E kam menduar keshtu; duke qene se emrat nisin me te njejten germe thashe pse jo DoubleH. Nuk e di, nuk me vjen asnje mendim tjeter perveçese ketij.

Po prisja qe Henri te thoshte se ia kisha futur kot edhe se emri nuk ishte kushedi se çfare por ne fakt buzeqeshi.

- Me duket i perkryer.- peshperiti duke me terhequr pas vetes e duke me dhuruar nje puthje te embel. Une ia ktheva edhe pse nje pjese e imja donte te terhiqej pas. Henrin e vleresoja edhe e kisha mjaft perzemer por me dukej çdo gje kaq e nxituar, sikur permes nje dere te vogel po perpiqeshin te kalonin me dhjetera persona. Megjithate mendoja se me kohen do mesoja se do ta doja ne menyren qe ai e meritonte.

Nje tringellime telefoni na nderpreu kete moment gje qe me beri te ngrihem me vrap sikur me shume doja te shpetoja prej shtrengimit te Henrit sesa te pergjigjesha ne telefon.

-Po?- mermerita duke rregulluar frymemarrjen.

- Hejli! Kur do vini per regjistrimin?- ishte zeri qe vinte pertej i Liamit.

- Do nisemi menjehere tani.- thashe duke e mbyllur dhe duke i bere me shenje te ngrihej e te shkonim te studioja. Morem nje taksi kur dolem prej apartamentit edhe me emocionet ne kulm shkuam drejt vendit ku jeta ime do te ndryshonte.

- Mireserdhet serish.- tha Liami duke me marre serish doren e duke i dhuruar nje puthje si heren e kaluar. Me dukej e çuditshme kjo lloj sjellje edhe pse e dija e mire se ishte nje forme miresjellje per femrat por qe me bente te dukesha nje figure e rendesishme.

- Jeni gati per kengen tuaj te pare?- tha i buzeqeshur.

- DoubleH- tha Henri. Liami e pa i hutuar duke mos kuptuar asgje.

- Keshtu kemi vendosur te prezantohemi kur te publikohet kenga. Shkronja H eshte e madhe.- shpjegova shpejt.

- Interesante. Ne rregull DoubleH shkoni te dhoma e regjistrimit.- tha duke na hapur rrugen.

Henri me kapi doren edhe pa e leshuar edhe kur hapi deren u futem brenda dhe vendosem kufjet. U pame ne sy. Shikimi i tij ishte i mbushur me admirim edhe embelsi, kurse timin e ndieja te ftohte doja t'i jepja nje fare ngrohtesie t'i falja nje lloj mbeshtetje por nuk po mundesha. Pashe buzeqeshjen e tij te venitej disi duke u kthyer perpara e duke e shkeputur kete lloj shikimi anesh te kunderta. Po e lodhja veten me keto mendime te kota. Henri ishte nje njeri i mrekullueshem, po tregohesha egoiste. Nderkohe nga pertej xhamit Liami na beri me shenje se do te nisnim.Vendosa ta zbrazja mendjen nga tere keto ide te kota edhe te perqendrohesha te muzika. Kenga kishte titullin "Lule Mesnate" dhe thelbi i saj ishte bukuria e erresires edhe te fshehtat qe mbulonte ajo. Ishte nje kenge e kendshme edhe plot ndienje. Shpresoja shume qe t'ia kisha arritur edhe mos ta zhgenjeja Liamin qe vendosi te me jepte nje mundesi. Mbi te gjitha mos te zhgenjeja veten.

Tinguj të Shpirtrave Tanëजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें